Kresha
A pretty face can never trick me
Per te mos hapur tema tjera rreth konfliktit ne Gazze, e hapa kete teme, ku do t'postohen zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme.
Ju flm per mirekuptim
Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Rripin e Gazës. Gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki Moon kritikoi të dyja palët, Izraelin për bombardimin e caqeve në Gaza dhe Hamasin për sulmet me raketa në Izrael.
Në të tjera zhvillime, Shtetet e Bashkuara dhe lideri i autoritetit palestinez, Mahmud Abas e kanë përkrahur planin e armëpushimit të propozuar nga Franca dhe Egjipti.
Megjithatë, sekretarja amerikane e shtetit Conoleezza Rice i tha Këshillit të Sigurimit se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë armëpushim të qendrueshëm dhe thelbësorë dhe nuk do të pranojnë riarmatosjen e Hamasit:
"Armëpushimi i cili kthen në gjendjen e mëparshme është i papranueshëm. Na duhet një armëpushim i qëndrueshëm që do të sillte siguri të vërtetë" ka thënë Rice.
Izraeli ndërkaq tha se është pajtuar të hap "korridorin humanitar" në Gaza për të lejuar furnizimin me gjëra elementare palestinezët.
10:59 Al Jazeera: Korrespondentët raportuan se populli i Gazës tani ka qasje në ujë vetëm çdo të pestën ditë.
Kabineti i Sigurimit Izraelit do të takohet sot gjatë ditës për të debatuar rreth fazës së tretë të ofensivës e cila përshinë edhe luftimet në rrugët e qyteteve.
"Korridori Humanitar" i Izraelit do të filloj çdo ditë nga ora 11 dhe do të zgjasë deri në ora 14 për t'i mundësuar palestinezëve furnizimin me ushqim dhe ujë.
Numri i fundit i viktimave: 680 të vdekur dhe 3075 të plagosur.
Po raportohet për bombardime të rënda në vijën kufitare Egjipt-Gaza.
11:36 Në një lajmërim të përbashkët, grupet e rezistencës palestineze njoftuan se do ta vazhdojnë rezistencën kundër armikut.
Forcat okupuese Izraelite u tërhoqën nga Han Yunisi. Hamas u deklarua se po shtohen dëmet në radhët e armikut. Armiku nuk po i arrin qëllimet e veta.
Xhihadi Islamik raporti se njësitet e saja kanë ngritur na ajër një mjet ushtarak Izraelit. Të njëjtët raportuan se i kanë hedhur 37 raketa mbi caqet Izraelite.
Edhe gjatë ditës së sotme forcat okupuese Izraelite kanë vrarë disa civilë duke përfshirë edhe fëmijë. Ndërkohë po vijnë raporte se trupat e të pajetëve po nxirren nga gërmadhat të shkaktuara kohë më parë.
Mjeku Norvegjez, Mads Gilmert, i cili po ushtron detyrën e tij në spitalin më të madh të Gazës "Al Shifa", deklaroi se "Pacientët e plagosur po humbin jetën e tyre në mungesë të barnave. Salla e operacioneve janë të stërmbushura. Ky është një katastrofë e vërtetë".
Pas dëmtimit të shumë rrjeteve të ujësjellësit në Gaze nga ana e aeroplanëve izraelit, populli Gazës gjatë ditës po agjëron.
Ekspertët e çështjeve ushtarake: Hamasi dëshmoi forcën e saj para ushtrisë së katërt më të fortë të botës.
15:29 Sipas raporteve të agjensionet AP, formimi i një force ndërkombëtare që do të dërgohej në Gaza do t'i takojë Turqisë.
Trysnit mbi Izraelin pas sulmit ajror kundër një shkolle të Kombeve të Bashkuara në Gaza, në të cilin humbën jetën 43 palestinez, bëri që Izraeli të pranojë planin Egjiptian-Francez për ndalimin e luftimeve.
15:57 Haber 7: Zyrtarët e Turqisë deklaruan se ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë për formimin e forcës ndërkombëtare. Por në rast të një kërkese të tillë, Turqia do ta refuzonte atë pasi në forcat ndërkombëtare do të merrnin pjesë edhe trupat evropiane, ndërsa këtë nuk do ta pranonte Hamasi. Në anën tjetër, zyrtarët Turq janë deklaruar se janë të gatshëm të marrin pjesë si vëzhgues.
Ju flm per mirekuptim
Izraeli pranon planin Egjiptian për marrëveshje

Last edited by a moderator: