Zhurme, zhurme, zhurme, zhurme!

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
OPINION
Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë!
14-07-2009 / Qemal Sakajeva




Dy këngë i mbahen mend Edi Ramës, një si kryetar bashkie, në një varg qortues të së cilës ai thotë me zërin e vet, “Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë!”, dhe tjetra si kryetar partie, me titull komandues, “اohu!”. Thirrja “اohu!”, siç duket, paska qenë një parakumt për protesta, ndërsa që pas ditës së qetë zgjedhore ka shumë zhurmë, politike e mediatike, sa është me vend të pyetet me zë të lartë:

-Pse gjithë kjo poterë, çfarë ka ndodhur?

Përgjigja mbart problemin. Në një përballje zgjedhore, nuk mund të dalin fitues dy forca politike. Domethënë, nuk ka ndodhur asgjë e veçantë: ka fituar koalicioni i gjerë i të djathës i drejtuar nga PD dhe ka humbur koalicioni i ngushtë i të majtës i drejtuar nga PS. Fitorja është qartësisht fitore, humbja është qartësisht humbje, diferenca është qartësisht e ngushtë, siç kumti i së cilës qartësisht është ky: pozitë, qeveris nën këtë përgjegjësi dhe opozitë, sillu me përgjegjësi! Kjo mbetet për t’u gjykuar në ditët, muajt e katër vitet që do të vijnë, por shkaqet e frymës kërcënuese të së majtës, sjelljes nervoze dhe fjalorit të rëndë të lëshuar, fshihen pas kutisë së Fierit. اështja është se nuk u përmbush strategjia zgjedhore e “Politikës së re” kundër “Politikës së vjetër”. Politika e re bëri shumë udhëtime nëpër Shqipëri, mblodhi mitingje me spektakël e muzikë, por askund nuk u shpërfaq e rrokshme përmbajtja e saj e mveshur me një filozofi hermetike, përveç dy kapakëve mbështjellës në ekrane, brenda të cilëve u tha se ngjishej programi voluminoz. اfarë do të mund të bënte kjo forcë politike, kurrë nuk u tha qartë. As politikanët e sporvuar dhe as specialistët e informacionit nuk zhbiruan dot ndërmjet dy kopertinave, ndërsa zgjedhësit jo e jo. Nuk mbahet mend të jetë thënë ndonjë gjë e prekshme, si ta zëmë, “do të krijojmë ministrinë e fshatit” apo “100 ditët e para do të jenë radikale”. Por ishte thënë e përsëritur pafundësisht goditja kundër “Politikës së vjetër”, për t’i shporruar nga politika, emër për emër e kudo që të gjindeshin, brenda Partisë Socialiste (dhe u krye duke mbajtur në shërbim të “Politikës së re” farën më të përzgjedhur të politikës më të vjetër, ata të para ndryshimeve pluraliste, që nuk mund të kenë ide të reja, por për të shqiptuar kërcënime të vjetëruara); aleatët në koalicionin e majtë (dhe i fshiu pa mëshirë, drejtues dhe parti); dhe, dy më kryesorët përballë, Kryeministrin Berisha për largim të trifishitë - nga kryeministria, nga partia e nxjerrje në pension, si dhe të tkurrte e të thante LSI, me lënien e Metës jashtë kuvendit. Ky synim ishte përpunuar të arrihej me një opozitë të sjellshme në dukje, me fjalime përgjithësisht të përmbajtura, me mitingje të qeta, spektakël, muzikë e kërcim, dhe përdorimin e dendur të refrenit “ndryshim” e “përtej së majtës e të djathtës”. Mirëpo Rama dështoi në qëllimin radikal: Berisha fitoi zgjedhjet, drejton partinë dhe i krijoi Ramës një dhimbje të fortë koke duke ftuar LSI në koalicion, sipas filozofisë, PD siguron krijimin e qeverisë, LSI ofron qendrueshmërinë e qeverisjes. Ndërsa, Berisha duke u kthyer në një simbol të së djathtës shqiptare, me fitoret kundër tre të majtëve më të mëdhenj - Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Edi Ramës - kryetari i PS e ka të kotë goditjen politik ndaj tij. Nëse i duhet ta bëjë këtë, ai le të sulmojë zgjedhësit, sepse ata e kanë votuar për vlerat dhe kontributin e pazakontë që ka dhënë. Edhe një numër analistësh, vetëm kundërberishë, dështuan si parashikues dhe u vërtetuan që, për disa vjet ata nuk shërbyen si parashikues, por i qenë bashkuar qëllimit si rrëzues të Berishës. I gjithë vreri del nga kjo gjëndër dhe vetëm për të njëjtin shkak: dy kryesorët që Rama besonte se i kishte vënë përpara fshesës së tij - Berishën dhe Metën, që të dy dolën nga zgjedhjet fitues. Këto ishte dy kova të akullta në kazanin e dëshirës që vlonte për të ardhur në pushtet dhe, vetëm analiza e ftohtë jep mundësitë për përfundime të drejta. Drejtuesi i Partisë Socialiste deshi dhe e fshiu kujtesën: në dy fushata zgjedhore (2005, 2009), me dy kryetarë të ndryshëm (Fatos Nano, Edi Rama), kreu humbje binjake, me ngjashmëri tmerrësisht të njëjtë, duke sulmuar LSI dhe Ilir Metën. Nëse për Nanon gabimi erdhi nga inati, Edi Rama e përsëriti nga gjithëpushteti. Janë disa përralla gjyshesh nga fëmijëria që nuk vlen të harrohen as në moshën e dytë, të tretë e gjithë jetën: “Plaku” Edi Rama u nis të shkulte “Repën e madhe” dhe, për t’u bërë zot i gjithë kopështit të politikës, i mbylli derën “miushit” LSI. Kjo i solli kohën për t’ia kënduar këngën vetvetes, që të heshtojë, “Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë” dhe “اohu!”, për të shkuar në opozitë, t’i shërbehet Shqipërisë, në katër vite historikë, për integrimin në Bashkimin Europian. Kjo opozitë e sjellshme deri para zgjedhjeve, është bërë agresive pas zgjedhjeve, çka duket si parashenje e strategjisë në përpunim e sipër, me arsyetimin që, qeveria e cila do të vijë, të goditet për ta rrëzuar, për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Por, koalicioni i gjerë i ka vënë përballë fitoren, projektet e mëdha të zhvillimit dhe synimin e madhor - anëtarësimin në Bashkmin Europian. Këto zgjedhje, përveç që ishin të qeta, e pasuruan demokracinë me tri vlera të reja: baraspeshën gati matematikore për të diktuar sjellje politike të ekuilibruara, si nga pozita dhe opozita, shëmbjen e paragjykimeve mbi koalicionin, si te majta dhe e djathta, dhe voto fituesin për çfarë bën.

o saaaaa zhurmeeeeeeee,
 
Back
Top