Zhurmat natën, policia gjobit 14 lokale

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Për javë me radhë, banorët që jetojnë pranë zonës së Bllokut janë ankuar për zhurmat, për muzikën e lartë jo vetëm gjatë ditës, por edhe në oraret e natës. Kjo ka bërë që policia bashkiake të nisë fushatën e kontrolleve. Janë plot 14 lokale që janë gjobitur për shkelje të rregullave, mospërdorim të pajisjeve që amortizojnë zhurmat, ndotjen akustike. Aksioni më i fundit i policisë bashkiake të kryeqytetit për të ulur nivelin e zhurmave nga lokalet e natës ka përfunduar me 14 gjoba të vendosura në zonën e ish-Bllokut. Sipas policisë bashkiake, në rast të mosmarrjes së masave lokalet do mbyllen. Kjo masë ndëshkimore është marrë ndaj tyre, pasi nuk kanë përdorur silenciatorë për muzikën pas orës 23:00 të mbrëmjes, edhe pse janë paralajmëruar njëherë më parë.

Policia bashkiake ka sqaruar se nëse ky do të jetë një veprim i përsëritur nga pronarët e lokaleve nuk do të mungojnë as masat ekstreme, pra mbyllja e tyre. Ky aksion i policisë bashkiake ka nisur pak ditë më parë pas ankesave të shumta nga banorët e kësaj zone, për zhurmat e larta që vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit. Policia bashkiake i ka njoftuar pronarët e këtyre lokaleve se do t‘i lejojë t‘i mbajnë hapur "non stop" vetëm nëse përdorin silenciatorë për eliminimin e zhurmave, sidomos të muzikës me zë të lartë.
*shqip*
 
Back
Top