Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja

f.0720142152524_m.jpg

Ka dy ditë që nuk dihet asgjë për vendndodhjen e poetit ë njohur, Ali Padrimja, i cili kishte shkuar në Francë në një festival të poezisë. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj me autoritetet e shtetit francez po bëjnë gjithçka që është e mundur për të gjete vendndodhjen e tij.

Burime të KosovaTimes kanë thënë se familja e poeti Ali Podrimja ka kontaktuar më 18 korrik me ambasadën e Kosovës në Paris dhe e kanë njoftuar atë se nuk dinë gjë për fatin e tij. Poeti Ali Podrimaj kishte shkuar në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë.

Artan Behrami, këshilltarë i ministrit te Enver Hoxhaj thotë se ambasada e Kosovës në Paris ka kërkuar menjëherë nga autoritetet franceze që të ndërmerret gjithçka është e mundur për të identifikuar vendndodhjen e poetit.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i shqetësuar shumë për këtë ngjarje ka kontaktuar MPJ-në e Francës dhe ambasadorin francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou dhe ka kërkuar që të bëhet gjithçka për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimja”, ka sqaruar Behrami.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë dhe francezë që gjenden në Francë e që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e poetit Ali Podrimja të njoftojnë ambasadën e Kosovës në Paris, autoritetet franceze apo MPJ-në e Kosovës”, ka thënë Behrami. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top