Zhduket kodra 2 milionë dollarë në Durrës

Zhduket kodra 2 milionë dollarë në Durrës

PICT0482.jpg


Kodër Vila ose Kodra e Currilave, simbol i Durrësit tregon masakrën urbane në këtë qytet.

Prishja e gjelbërimit në kodrën që ngrihet afro 98 metra mbi nivelin e detit, për t’ia lënë vendin ndërtimeve të betonta e shkatërroi krejt zonën. Qytetarët durrsakë kujtojnë bukurinë e kodrës, e gjithë zona ishte një park i bukur dhe vend argëtimi.

“Kishte një bukuri natyrore të paprekshme. Pastaj u bë parku Rinia dhe teatri veror ku familjet durrsake shkonin e argëtoheshin së bashku. Me ardhjen e demokracisë ajo zonë u tjetërsua. Nuk lanë pëllëmbë të asaj zone aq të bukur që nuk i vunë kazmën e nuk bënë ndërtesa. Dolën shumë pronarë. Sot ajo është tjetërsuar komplet. I ka humbur bukuria”, shprehet Nexhip Shehu, banor i Durrësit.

Edhe për muzikantin Dhimitraq Llazari, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë janë e vetmja gjë që e lidhin me këtë pjesë të qytetit të tij.

“Vend i preferuar për durrsakët. Sot është për të ardhur keq për Vilën e Partisë, Vilën e Mbretit e kodrën. Sot shoh vetëm pallate të ndërtuara aty…..Në të gjithë atë rrugë nuk sheh më gjelbërim të asaj natyre. ثshtë për të ardhur keq për qytetin e Durrësit, se ajo kodër ka qenë një panoramë e shkëlqyer, simbol i Durrësit. Demokracia pruri shumë transformime”, shprehet muzikanti Llazari.

Rrëshqitjet masive të dheut nisën pas prerjes masive të pemëve në kodër e ndërtimeve në shpatet dhe rrëzë saj, ndërsa investimi për rinatyralizimin e Kodrës së Currilave, me vlerë afro 2 milionë dollarë që u bë në gjysmën e dytë të vitit 2014, rezultoi joefikas.

Kodra më e shtrenjtë në Shqipëri, katër vite pas shpenzimit në të të 2 milionë dollarëve, tani duhet të ishte sërish një zonë e sigurt edhe me gjelbërim. Por rrjetat, betoni dhe pishat e pakta që u mbyllën aty rrëshqitën sërish, duke humbur mes baltës bashkë me faturën e investimit. Tani bashkia kërkon të tjera fonde për të ndalur baltën.

(gazeta-Shqip.com)
 
Qenkan kujtuar heret .... si shteti edhe populli njelloj jane, bashkepunetore krimi / esh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top