Titulli: Zgjuarsia/injoranca..
Unë për vete gjithmonë kam pasur një problem: pse budallai nuk han kripën, por çokolladën?
Derisa budallai i din të gjitha, i mençuri lodhet duke mësuar, dhe prap del se budallai është më i mençur? (uuups)
Budallai dominon Botën!!??!!??!
Por, nejse, mbi të gjitha kam mësuar se mençuria më e madhe është t'i
përshtatesh situatës (budallenjëve), ndërsa budallakia më e madhe ku i mençuri
mundohet t'i bëjë budallenjtë të mençur. Me një fjalë, sa më shumë të dijshë
aq më shumë sheh gabimet e të tjerëve, dhe aty lind problemi se i mençuri
nuk mund t'i përballojë asaj dhe humb nervat dhe bjen në nivel të budallait...
Në anën tjetër, zgjuarësia dhe budallakia dallohen nga dituria dhe padituria (injoranca)
nga se janë efekte të tyre. Pa qenë i dijtur, s'mund të jesh i mençur (i zgjuar) dhe pa qenë
i padijtur s'mund të jesh budalla. Pra, janë ngusht të lidhura njëra me tjetrën.
Gjithashtu, është relative, sepse jo gjithëkush din gjithëçka, por një njeri
është i dijtur apo i zgjuar dhe budalla në fusha dhe situata të caktuara.
Ndoshta, nuk iu besohet, por krimet më të mëdha të njerëzimit i kanë bërë njerëzit
që ne i kualifikojmë si të mençur dhe kjo s'ka si mos të quhet budallaki.
Pra, çfarë duhet të bëjë një njeri i zgjuarë: kur t'i jepet urdhëri ta gjuajë dikund bombën atomike
të mos e gjuajë, kur t'i jepet shansa të mos e vjedhë shtetin (popullin), të mos e vjedhë!
Me një fjalë, një i zgjuarë duhet të veprojë saktë në çdo situatë, pamarrëparasysh në favor
të kujt është.
Zgjuar = saktë (drejt)
Budallaki = jo e saktë (gabim)