Zgjidhet misteri i buzëqeshjes së Mona Lizës!

Aver

.
V.I.P
foto.php


Një pikture tjetër tregon se si e përdori da Vinci “hilenë” për t’i joshur vëzhguesit
Shprehia misterioze e Mona Lizës mund ta ketë magjepsur botën, por ajo nuk është e vetmja buzëqeshje enigmatike e krijuar nga Leonardo da Vinci.
Kërkuesit duke këqyrur një pikturë më të hershme nga mjeshtëri i Rilindjes pretendojnë se kanë zbuluar sekretin e krijimit të një “buzëqeshjeje të pakapshme”.
Studimi shfaq se si La Bella Principessa, e pikturuar nga da Vinci përpara se të kryente Mona Lizën në shekullin e 15-të, ka një hile të mençur për ta joshur shikuesin.
Kërkuesit zbuluan se nga përzierja mjeshtërore e bojërave për të shfrytëzuar shikimin tonë periferik, forma e gojës së subjektit duket sikur ndryshon në varësi të këndvështrimit.
Kur shihet drejtpërsëdrejti, prirja e gojës është qartazi për së poshti, sipas kërkimit të Sheffield Hallam dhe Sunderland University.
Por nëse sytë lëvizin gjetkë për të parë tipare të tjera duket sikur goja ngrihet për së larti, duke krijuar një buzëqeshje e cila mund të shihet vetëm në mënyrë indirekte, kryesisht si ajo e Mona Lizës.
Tenkika quhet sfumato, dhe mund të shihet si te Mona Liza ashtu edhe te La Bella Principessa.
Edhe pse artistët e tjerë janë përpjekur të përdorin të njëjtën teknikë, askush nuk e ka bërë në mënyrë aq mjeshtërore sa da Vinci, pretendojnë kërkuesit.

mona1.jpg


mona2.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top