Zgjedhjet, PS padit zyrtarin e lartë të KQZ

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Partia Socialiste kërkon fillimin e ndjekjes penale për drejtorin e Komisioneve Zgjedhore pranë KQZ, Alfred Spahiun. PS ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj zotit Spahiu ku e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve.

PS i referohet konkretisht procesit të numërimit të votave në dhjetë maj për Qendrën e Votimit numër 1932 në KZAZ 52 në Tiranë ku sipas kësaj force politike janë konstatuar mospërputhje midis fletëve të votimit dhe procesverbalit të listës së zgjedhësve.

Në interpretimin e PS drejtuar organit të akuzës thuhet me konkretisht se në një procesverbal të mbajtur nga shumica prej 4 anëtarësh të PS kërkohet mosnumërimi i kësaj qendre votimi. Kurse përfaqësuesit e PD kërkuan numërimin duke depozituar edhe një kërkesë pranë KZAZ. Kërkesën e tyre demokratët e bazuan në një nen të Kodit Zgjedhor. Në rast se KZAZ argumentojnë socialistët nuk arrin të marrë vendim brenda aftit përkatës cështja i dërgohet për shqyrtim KQZ.

Në këtë situatë KQZ ngarkoi Spahiun të verifkojë rrethanat dhe ekzistencën e vendimmarjes nga ana e KZAZ. Por, në seancën dëgjimore të datës dhjetë maj Spahiu gënjeu haptaz duke thënë se ska vendimmarrje nga ana e KZAZ dhe në këto rrethana i kërkoi KQZ të vendoste.

Por ky veprim i zotit Spahiu është tërësisht i paligjshëm sipas socialistëve pasi dëmtoi besueshmërine e procesit zgjedhor dhe shtyu KQZ në vendimmarrje të paligjshme. Këto rrethana argumentojnë më tej socialistët paraqesin rrezikshmëri pasi mund të sjellin pasoja të rënda në procesin zgjedhor. Padia është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga deputeti i PS Fatmir Xhafaj.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Top-Channel
 

Attachments

  • 43094.jpg
    43094.jpg
    17.5 KB · Shikime: 13

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top