Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zgjedhjet në Shqipëri. Më të qetat dhe me pjesëmarrjen më të madhe se ndonjëherë

Zgjedhjet në Shqipëri. Më të qetat dhe me pjesëmarrjen më të madhe se ndonjëherë më parë

Zgjedhjet parlamentare janë duke u zhvilluar në një situatë shumë të qetë në të gjithë vendin. Për herë të parë në pjesën më të madhe të qarqeve pjesëmarrja në votimi është në mbi 50% të viotuesve aktivë. Rrethet që mbajanë record pjesëmarrje në votime deri më tani janë Tirana, Shkodra, Dibra dhe Lezha. Por nuk mbeten pas edhe qaqet e tjera. Pas më shuëm se 10 vjetësh qyetarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar për ushtrimin e të drejtës së tyre, atë të përzgjedhjes së forcës politike me anë të votës së tyre të të fshehtë dhe të lira.
Situta deri në orën 14:00
Në fshatin Xhuxh në Lezhë është pezulluar votimi për shkak të incidentit mes kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit në këtë qendër votimit . Me ndërhyrjen e kryetarit të PD-së në Lezhë, pritet që votimi të rinisë sërish. Pjesëmarrja deri në orën 14:00 në Lezhë është në masën 40%.
Që qytetin e Dibrës ka pasur në disa zona probleme me mungesën e bojës. Pjesëmarrja në zgjedhje është mbi 50%.
Procesi zgjedhor vijon normalisht në qytetin e Lushnjës. Përqindja e pjesëmarrësve në Lushnje derri në orën 14:00 është 40%.
Deri në mesditë në Kuçovë është regjistruar një përqindje e lartë e pjesëmarrësve në votime, rreth 55 %.
Procesi i zgjedhjeve në Vlorë po ecën normalisht. Nga mëngjesi nuk është regjistruar asnjë incident në këtë qark.
Edhe në qytetin e Peqinit procesi i zgjedhjeve vijon normalisht. 45% e votuesve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 14:00.
Vëzhguesit
Vëzhguesit vendorë në deklaratën e tyre të parë për procesin zgjedhor raportojnë se pjesëmarrja në votime është 30% në shkallë vendi. Vëzhguesit raportojnë se në disa qendra votimi qytetarët nuk kanë gjetur emrin , ose ka pasur apo alokim të emrit në një qendër tjetër. Vëzhguesit deklarojnë se janë njoftuar edhe për votim në grup në disa qendra votimi. “Jemi njoftuar edhe për filmim të votimit nga PS-ja”, thuhet në deklaratën e vëzhguesve. Raportohet gjithashtu edhe mungesa e bojës në disa qarqe, sidomos në atë të Shkodrës. Vëzhguesit kanë theksuar gjithashtu se në disa zona boja e votimit hiqet shumë lehtë.
Incidente.
Deri më tani i vetmi incident I cili mund të cilësohet me kuptimin e plotë të fjalës si I tillë, është veprimi antiligjor i Partisë Socialiste që kishte të bënte me përdorimin e disa kamerave të fshehta për regjistrimin e votuesve në mënyrë që më pas të keqpërdoreshin në deklaratat e tyre. Kjo ka treguar qartë se kjo forcë politike që herët në mëngjes e ka ndjerë humbjen e thellë në këto zgjedhje. Në lidhje em këtë problem u zhvillua edhe një mbledhje e KQZ e cila në shumicë votash vendosi mospërdorimin e këtyre objekteve dhe në rast të kundëtrt personat që do të shkelin këtë vendim do të paditen penalisht.
Vota VIP.
Kryeninistri Berisha ka votuara parasiten e sotme sëbashku me bashkëshorten e tij. Pak minuta më vonë para kutisë së votimit është paraqitur edhe ish lideri i Partisë Socialista Fatos Nano sëbashku me bashkëshorten e tij. Një orë më pas edhe kreu i shtetit Batir Topi ka ushtruar të drejtën e votës, edhe ky sëbashku me bashkëshorten e tij.
Vëshguesit
Një nga vëzhguesit më të rregullt ka qenë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerkiës, zoti ثithers. Ai ka qenë pothuaj në çdo qendër votimi në Tiranë. Pas këtyre vizitace ثithers tha se ndjehej mirë teksa konstatonte një proces të rregullt dhe qetë. Ai nuk harroi të ftonte të gjithë qytetarët më të drejtë vote që të ushtronin të drejtën e tyre.
Emigrantët
Raportimi më i fundit që vjen nga pika kufitare e Kakavijës bën fjalë për një fluks të madh emigrantësh që kthehen në vend për të votuar. 2700 shtetas kanë kaluar pikën doganore të Kakavijës për t’iu rikthyer edhe një herë punës në shtetin grek pasi kanë ushtruar të drejtën e votës në Shqipëri.

Gazeta55
 
ca dreq zgjedhje te qeta
kur ata atakojne me arme?

kto gazetat e shofin ca shkruajne....apo?!
 
O sweet e ka shkruar 55 eshte normale qe do thote keshtu
 
Une si njof gazetat....por me duket cudi te thone qe QETCI....kur kta dalin me arme
 
Gazeta55!!!!!!!!!
 
po cdo nje thote ate qe mendon jemi ne demokraci apo jo
 
deri ne oren 7 eshte qetsi..... sherri fillon me von kur do numerohen votat
 
jam dakort me mendimin me siper....:ok...

megjithate ktu ne durres kan shkuar mjaft qete votimet...tani sapo e tha dhe tv...:dong:
 
do vras plakun sa te shokoj ne shpi k a votu per salen ncncnc
 
Edhe ne shkoder pjesemarrja duket shume e larte

Te shpresoj shume per nje fitore te PS :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back