Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Aver

.
V.I.P
Jane duke u zhvilluar momentalisht dhe perfundojne ne ora 19:00.

Sllavet me dy koalicione te medha ndersa shqiptaret, si zakonisht, te ndare ne disa parti e koalicione te ndryshme.

Me te rejat lidhur me zgjedhjet atje mund te postohen ne kete teme. Gjithashtu edhe diskutimet.
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

legjenda ti po svotove Menduhijen sje tetovar, turp mos e deklaro me :P
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

14906851_908319559304507_4818634847560002567_n.jpg
legjenda ti po svotove Menduhijen sje tetovar, turp mos e deklaro me :P
me zemer e shpirt jam pdsh
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Jehona e votuesve deri në ora 10 në nivel republikan është; 9.49 për qind, njoftojnë nga KSHZ-ja.

Sipas kreut të këtij Institucioni Aleksandar اiçakovski jehona e votuesve është marrë nga përpunimi i 95.09 për qind nga të; gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë.

Jehona në Njësinë e Parë zgjedhore është 11. 05 për qind. Në njësinë e dytë zgjedhore 0.70 për qind.

Në njësinë e tretë zgjedhore jehona deri në ora 10:00 arrin në 11.36 për qind. Derisa në; Njësinë e 4 zgjedhore 11.29 për qind. Në njësinë e 5 zgjedhore 9.05 për qind dhe në Njësinë e 6 zgjedhore jehona e votuesve deri në ora 10 rezulton të jetë më e vogël dhe ka shënuar vetëm 5.10 për qind.

KSHZ ka regjistruar edhe parregullsi, konkretisht në Shtip me ç’rastë është; evidentuar një; person i cili ka evidentuar votuesit para vendvotimit. Në Strugë një person i cili paraprakisht kishte votuar është kthyer për të votuar për së dyti herë. Në Vallandovë është regjistruar një person i cili ka fotografuar fletëvotimin. Në Negotinë një votues ka treguar në publik se kujt ia ka dhënë votën. Në Demir Hisar, një anëtar i këshillit Zgjedhor i cili ka votuar në vendvotimin ku edhe është anëtar i këshillit, publikisht ka treguar se për kë ka votuar, madje duke votuar në tavolinë para anëtarëve të tjerë të këshillit zgjedhor.
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

aman edhe ketu zgjedhjet... ka diku ndonje vend ku te ikiiiii... tash seriozisht.. shpresoj mos fitojn keta qe kane qene ne pushtet, se na rope te gjalle, po keta qe vijn, shpres vetem mbajm se nuk e di a dallojn shume... por si keta se paku mos jene...si pala maqedone ashtu edhe ajo tardhtare-shqiptare...
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

aman edhe ketu zgjedhjet... ka diku ndonje vend ku te ikiiiii... tash seriozisht.. shpresoj mos fitojn keta qe kane qene ne pushtet, se na rope te gjalle, po keta qe vijn, shpres vetem mbajm se nuk e di a dallojn shume... por si keta se paku mos jene...si pala maqedone ashtu edhe ajo tardhtare-shqiptare...

po presim ndryshime ne politike shqiptare
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Alsat M mëson në këto momente, jo zyrtarisht, se në rrugën “Dizhon”, të paktën 4 persona, 2 nga të cilët nga Kosova, kanë kërcënuar votuesit që shkonin për të kryer të drejtën e tyre të votimit, duke i agjituar për një parti të caktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi që ka denoncuar rastin, gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, ka pasur edhe armë me vete, duke ia treguar votuesve, si formë kërcënimi. Kontrolli i brendshëm i MPB-së, në disa raste, se si policë, pa lejen e ministrisë, kanë dhënë edhe urdhra, sipas qejfit të tyre. Edhe këto denoncime, janë duke u verifikuar.

Për më shumë, Alsat M ka dërguar pyetje pranë Ministrisë së Brendshme, duke pritur se ato do të zbardhin rastin në konferencën për shtyp të MPB-së, për të cilën do t’ju njoftojnë në edicionin e ardhshëm./Telegrafi/15417088_1266522146727727_1079920906_n-780x439.jpg
 

Attachments

  • 15417088_1266522146727727_1079920906_n-780x439.jpg
    15417088_1266522146727727_1079920906_n-780x439.jpg
    61.4 KB · Shikime: 0
  • 15417088_1266522146727727_1079920906_n-780x439.jpg
    15417088_1266522146727727_1079920906_n-780x439.jpg
    61.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar të dhënat më të reja të votimit në Maqedoni për të gjihta njësitë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm në njësinë zgjedhore 6 ka më pak se 50% votues, ndërkaq në njësitë tjera zgjedhore numri i votuesve ka kaluar mbi 55%./Telegrafi/

tabela-kshz-17
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 MaqedoniTabela-KSHZ-17.jpg
 

Attachments

  • Tabela-KSHZ-17.jpg
    Tabela-KSHZ-17.jpg
    47.1 KB · Shikime: 0
  • Tabela-KSHZ-17.jpg
    Tabela-KSHZ-17.jpg
    47.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Informohu me lajmet e fundit në Messenger

Në konferencën për shtyp të Komisionit Zgjedhor Komunal-së në Tetovë u tha se ka rritje të votuesve, procesi zgjedhor vijon ashtu siç duhet dhe besonë se do të jetë ashtu deri në mbylljen e procesit zgjedhor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri në ora 17, gjithsej në Tetovë kanë votuar 42348 qytetarë, ose 53.41%.

Nazmi Dauti nga KZK bëri të ditur se ka qytetarë që nuk janë gjetur në asnjërën listë të votimit, as në atë të përgjithshme e as në atë të posaçme. Këta qytetarë janë udhëzuar të drejtohen të Zyra rajonale e KSHZ-së, pasi që kompetencën për këtë çështje e ka kjo zyrë.

Dauti nuk bëri të ditur se sa persona nuk janë gjetur në listën zgjedhore./Telegrafi/Zgjedhjet-n%C3%AB-Maqedoni-6-780x439.jpg
 

Attachments

  • Zgjedhjet-n%C3%AB-Maqedoni-6-780x439.jpg
    Zgjedhjet-n%C3%AB-Maqedoni-6-780x439.jpg
    41.7 KB · Shikime: 0
  • Zgjedhjet-n%C3%AB-Maqedoni-6-780x439.jpg
    Zgjedhjet-n%C3%AB-Maqedoni-6-780x439.jpg
    41.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Ndarje e frikshme e votes se shqiptareve.

"Me e lehte eshte ta mbushesh nje thes me pleshta se te besh bashke nje grup me shqiptar"

Fishta

---

kumanove_1481487126-6676616.jpg


Imazhi: gazetaexpress.com
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Idro Legjenda nga shkupi....te rejat e fundit me mezi spo na ze gjumi :P
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

Humbje e thellë e partive shqiptare në Maqedoni
MPB: Zgjedhjet e tanishme ishin më të qeta se ato të mëparshmet

(E plotësuar) - Rezultatet LIVE mund ti ndiqni KثTU.


Nga rezultatet e fundit të KSHZ-së, nga numërimi i 771 mijë e 058 votave, VMRO-ja e Nikola Gruevskit vazhdon të kryesojë me 302 mijë vota ose 39.21 për qind.

Partia e dytë është LSDM-ja e Zoran Zaevit me 278 mijë vota ose 36.15 për qind, kurse në vendin e tretë renditet BDI-ja e Ali Ahmetit me 56 mijë vota ose 7.31 për qind.

Lëvizja Besa është partia e katërt me 34 mijë vota ose 4.50 për qind, e pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 22 mijë vota (2.94 për qind) dhe PDSH-ja me 20 mijë vota (2.64 për qind).

***

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë mbajtur sot në Maqedoni, në bazë të rezultateve të deritanishme, shqiptarët kanë humbur shumë.

Deri më tani shqiptarët e Maqedonisë kanë arritur ti sigurojnë vetëm 18 ulëse në Kuvend.

Ndërkaq në vitin 2008, shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë kishin 29 ulëse, që i bie 11 deputetë shqiptarë më pak ka Kuvendi i Maqedonisë.

Sipas të dhënave VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë nga 51 deputetë secila.

Ndërkaq, në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë arritur ti sigurojnë kaq vende:

BDI- 8 deputetë,

Lëvizja Besa, 5 deputetë,

LR PDSH, 3 deputetë

PDSH vetëm 2 deputetë

***

Trendi i rezultateve ka ndërruar pozitivisht për BDI-në e negativisht për koalicionin Besa, kur në Maqedoni janë numëruar fiks 67.40 për qind të votave.

Në këtë nivel, BDI-ja ka dalë partia e parë më e votuar në mesin e partive shqiptare, me 6.80 për qind, ndërsa Besa ka rënë drastikisht në 4,07 për qind. PDSH-ja ka rënë po ashtu, në 2.39 për qind.

Te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po mban primatin me 40.35 për qind, duke mbajtur prapa LSDM-në me 36.45 për qind.

Në Maqedoni qeverinë e bënë partia fituese e zgjedhjeve nga radhët e maqedonasve me një parti shqiptare, natyrisht duke siguruar shumicën e votave të deputetëve në Kuvend.

Zyrtarisht, ky numër i votave të fituara ende nuk është përkthyer në mandate të deputetëve.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje të parakohshme ka qenë e lartë, dhe ka mbërritur në 66.49 për qind e votuesve.

Përmbyset rezultati, partia e Gruevskit prin ndaj asaj të Zaevit

Në bazë të numërimeve të deritanishme të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), VMRO-DPMNE, e Nikolla Gruevskit është duke prirë në rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni.

Sipas KSHZ-së, partia e Gruevskit, deri më tani ka arritur të mbledh 212.197 vota apo 40,85%

Në vendin e dytë në bazë të këtyre rezultateve është partia e Zoran Zaevit.

Sipas KSHZ-së, LSDM-ja e Zaevit, deri më tani ka 189.924 vota apo 36,57%.

Sipas rezultateve preliminare të KSHZ-së, BDI-ja e Ali Ahmetit prinë me vota nga partitë e shqiptarëve.

BDI-ja deri më tani ka arritur ti mbledh gjithsej 34.705 vota apo 6,68%.

LSDM-ja e Zaevit shpall fitoren

Zëdhënësi i LSDM-së përmes një konference për shtyp shpalosi fitoren e koalicionit “Për Jetë në Maqedoni”. Ai tha se regjimi i Gruevskit sot mori fund.

“Regjimi i Gruevskit ra sot. Fitoi Maqedonia, fituan qytetarët. Jemi në pritje të rezultateve, por nga ato që kemi numëruar LSDM ka fituar bindshëm VMRO-në”, ka deklaruar Shilegov.

LSDM-ja e Zaevit përmbysë VMRO-DPMNE-në Gruevskit, te shqiptarët prinë BDI-ja

Në bazë të numërimit të votave të deri tanishme, kanë filluar të sjellin ndryshime në zgjedhjet në Maqedoni.

Në bazë të rezultateve, tani po prin LSDM-ja e Zoran Zaevit, duke e lënë kështu mbrapa VMRO-DPMNE-në, e Nikolla Gruevskit.

Ndërkaq, deri më tani tek shqiptarët është duke prirë BDI-ja e Ali Ahmetit.

VMRO-DPMN po fiton te maqdonasit e Lëvizja Besa te shqiptarët

Vazhdon numërimi i votave në Maqedoni. Në rezultatet e fundit që sjellë KSHZ-ja nga numërimi i mbi 220 mijë votave, VMRO-DMPN-ja e Nikola Gruveskit vazhdon të kryesojë me me mbi 41 për qind, kurse LSDM-ja e Zoran Zaevit është e treta me pak më shumë se 36 për qind.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Besa është e treta me gati 8 për qind, derisa BDI-ja ka pësuar rënie me 6.85, pasi që me herët ishte me 7.11 për qind, shkruan lajmi.net

Më pas vijnë Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe PDSH-ja e Menduh Thaçi.

VMRO-DPMN po fiton te maqdonasit e Lëvizja Besa te shqiptarët

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Maqedoni.

Sipas këtyre rezultateve, aktualisht prin VMRO-ja e Nikola Gruevskit me afërsisht 41 për qind, e ndjekur ngë LSDM-ja e Zoran Zaveit me 35.58 për qind.

Në vendin e tretë është Lëvizja Besa me 7.58 për qind e ndjekur nga BDI-ja e Ali Ahmetit me 7.11 për qind dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me 5.71 për qind.

PDSH-ja e Menduh Thaçi ka mbetur mbrapa, duke fituar aktualisht vetëm 3.60 për qind.
Image
Rezultatet e para
Foto galeri

KSHZ: Rezultatet e para do të ketë rreth mesnatës

KSHZ-ja do të shpallë rezultatet e para për votimin e sotëm rreth mesnatës njoftoi në një konferencë për shtyp kryetari i KSHZ-së, Alexander Cicakovski.

KSHZ-ja nuk ka njoftuar ende për numrin e votuesve që nga ora 19.00.

Cicakovski u referohet qytetarëve për të ndjekur rezultatet në faqen e internetit të KSHZ-së, ku ata do të publikohet rradhazi si ato që vijnë nga qendrat e votimit.

MPB: Zgjedhjet e tanishme ishin më të qeta se ato të mëparshmet

Ministria e punëve të brendshme ka dalë me një njoftim zyrtar rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të sotme.

Sipas, Jordan Lamanoskit, zgjedhjet kanë qenë të sigurta, me incidente të vogla. ”Krahasuar me zgjedhjet e mëhershme mund të them se zgjedhjet kaluan shumë më qetë. Janë ngritur disa padi penale për incidente më të vogla dhe janë thirrur në stacione policore disa persona për shkrim grafitesh dhe dëmtim pronash”, thotë Lamanoski.

Lamanoski bëri të ditur se policia ka intervenuar në disa raste edhe atë me kërkesë të KSHZ-së, kryesisht për fotografim të votës. Në disa raste, në MPB ka patur lajmërime për tentim të blerjes së votave dhe për transport të organizuar të votuesve.

'LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja në disa vende shqiptare'

Disa parti politike kanë filluar me nxjerrjen e të dhënave të para jozyrtare për disa rajohen më të vogla.

Sipas Shtabit zgjedhor të LSDM-së, në disa vende shqiptare LSDM-ja ka më tepër vota se BDI-ja.

Bëhet fjalë për Tanushën, Brezën dhe Sopishtën, ku thuhet se LSDM-ja ka marrë më tepër vota se BDI-ja.

Gjithashtu, jozyrtarisht bëhet e ditur se LSDM-ja ka epërsi në Manastir dhe disa qytete tjera.

Garë e ashpër mes BDI-së dhe Besës për vend të parë

Rezultatet e para nga zgjedhjet e zhvilluara sot në Maqedoni tregojnë për një garë të ashpër ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lëvizjes Besa në mesin e partive shqiptare.

Të dhënat fillestare janë dëshpëruese për BDI'në, që udhëhiqet nga Ali Ahmeti.

Ndërkaq, në kampin maqedonas, LSDM, e udhëhequr nga Zoran Zaev, duket shumë mirë përballë VMRO-DPMNE'së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski.

Zgjedhjet në Maqedoni, ja kur dalin zultatet e para

Maqedonasit kanë thënë fjalën e tyre.

Vendvotimet janë mbyllur rreth orës 19:00 dhe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 60 për qind të qytetarëve.

Votimi në radhët e shqiptarëve në Maqedonisë ishte në një mas më të vogël. Njoftohet se diku rreth 50 për qind kanë dalur në votime.

Rezultate e para të zgjedhjeve pritet të dihen vetëm pas dy orësh, diku rreth orës 21:00.

Këto zgjedhje janë të parakohshme për shkak të krizës që e kaploi vendin.

Shqiptarët me dy partitë e tyre më të mëdha, Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, janë një faktor i rëndësishëm në këto zgjedhje.

Varësisht nga zgjedhjet është thënë se do të definohet edhe rruga politike e shtetërore e Maqedonisë dhe popullit divers të këtij shteti.
Image
Ali Ahmeti e Nikola Gruevski
Foto galeri

Zgjedhjet në Maqedoni, mbyllet votimi në të gjitha vendvotimet

Në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoni.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00.

Gjatë procesit të votimit janë raportuar shumë parregullësi, por jo edhe incidente, që do të cenonin zgjedhjet.

Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni janë ndër me të rëndësishmet në historinë e vendit pas pavarësimit, pasi nga to varet drejtimi i vendit i cili prej vitesh është zhytur në krizë të thellë politike.

Deri në ora 17:00 në të gjithë territorin e Maqedonisë kanë votuar mbi 60.43 për qind.

Zgjedhjet në Maqedoni, deri në orën 17.00 kanë votuar 60,39%, rreth 7 përqind më shumë sesa 2014

KSHZ njofton se deri në orën 17.00, në gjithë territorin e Maqedonisë, kanë votuar gjithsej 60,39% e votuesve, informon zhurnal.mk. Kjo shifër është për shtatë përqind më e madhe sesa në zgjedhjet parlamentare në 2014, kur në të njëjtin orar kishin dalë 53,24% Në klapa është dhënë dalja në përqindje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, për secilën njësi zgjedhore.
Në Njësinë zgjedhore numër 1 kanë votuar – 66,38%; (Për krahasim 2014: 54,58%)
Në NJZ numër 2 – 59,88%; (49.84%)
Në NJZ numër 3 – 64,90%; (60.06)
Në NJZ numër 4 – 67,15%; (60,79)
Në NJZ numër 5 – 58,46%% (51,64)
NJZ numër 6 – 46,82%%. (43,62)

Pra siç mund të vëreni edhe vetë në zonën me më shumë shqiptarë, gjashta, dalja në vendvotime është më e ulta. Megjithatë në krahasim me vitin 2014 kjo përqindje është rreth 8 përqind më e lartë, ndërsa në zonën gjashtë rreth 3 përqind.
Image
Gruevski me gruan e tij
Foto galeri

Voton Nikola Gruevski, së bashku me bashkëshorten

Ish kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM, ka votuar në vendvotimin numër 2662, SHF "Kuzman Josifovski Pitu". Ai është parë duke votuar sëbashku me bashkëshorten e tij.

"Votimi po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike, pa incidente më serioze ose probleme më të mëdha," tha ai gjatë votimit.
Image
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi
Foto galeri

Deklarata e Zoran Zaevit pas votimit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi dhe bartësi i listës në zonën e katërt zgjedhore, pas votimit në Strumicë, theksoi se dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë.

“Dita e sotme është dita historike për qytetarët e Maqedonisë dhe për Republikën e Maqedonisë, është dita kur zgjedhim jetën dhe ardhmërinë e vendit tonë.

Sot është dita kur zgjedhim Maqedoninë e përparuar, të lirë dhe të bashkuar, dhe hapi i parë drejt asaj është vullneti i qytetarëve i shprehur lirshëm.

Shpresoj se sot do të ndodhë kjo”, theksoi Zaevi.

Zgjedhjet në Maqedoni, edhe një orë deri në mbylljen e procesit zgjedhor

Në konferencën për shtyp të Komisionit Zgjedhor Komunal-së në Tetovë u tha se ka rritje të votuesve, procesi zgjedhor vijon ashtu siç duhet dhe besonë se do të jetë ashtu deri në mbylljen e procesit zgjedhor.

Deri në ora 17, gjithsej në Tetovë kanë votuar 42348 qytetarë, ose 53.41%.

Nazmi Dauti nga KZK bëri të ditur se ka qytetarë që nuk janë gjetur në asnjërën listë të votimit, as në atë të përgjithshme e as në atë të posaçme. Këta qytetarë janë udhëzuar të drejtohen të Zyra rajonale e KSHZ-së, pasi që kompetencën për këtë çështje e ka kjo zyrë.

Dauti nuk bëri të ditur se sa persona nuk janë gjetur në listën zgjedhore.

Ndërpritet procesi i votimit për gjysëm ore në Kavadar

Anita Stojkovska, zëdhënëse e SPB në Veles, njoftoi se për rreth gjysëm ore është ndërprerë procesi i votimit në një vendvotim në Kavadar, ku më pas ka vazhduar pa problem.

Arsyeja për këtë ndërprerje nga SPB në Veles, thonë se është për shkak se një burrë ka shqyer fletëvotimin e tij për shkak se vëzhguesit në atë vend nuk e kanë lënë të qëndrojë prapa gruas së tij, kur ajo ka qenë duke votuar.

Pas këtij incidenti është njoftuar edhe policia e Kavadarit, dhe procesi i votimit ka vazhduar pa probleme, pas gjysëm ore.

Zëvendës Avokati i Popullit, Naser Veseli, ka njoftuar se procesi i votimit në Kumanovë është zhvilluar në mënyrë të pandërprerë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha.

“Deri në këtë moment, vetëm dy qytetarë janë ankuar se nuk janë në Listën Zgjedhore, edhe pse një javë para zgjedhjeve janë regjistruar në listën e zgjedhësve dhe nuk kanë mundur të realizojnë të drejtën e tyre të votës”, deklaroi Veseli.

Sipas tij për këto dy rast nuk mund të merren masa ligjore, dhe personat nuk është e mundur që të regjistrohen dhe të ralizojnë të drejtën e tyre të votës.

Deralla: Mbushje kutish në Saraj dhe të vdekurit po votojnë

Organizata joqeveritare CIVIL, gjatë procesit zgjedhor ka vërejtur shumë parregullsi. Në konferencën e orës 16, kryetari i CIVIL, Xhabir Deralla, tha se problemi më i madh gjendet në Listën Zgjedhore, e cila sipas tij është në kaos.

Ai tha se në Komunën e Sarajit është vërejtur mbushje kutish, dhe se ka vërtetime se është votuar për katër persona të vdekur. Deralla gjithashtu theksoi se se votimi familjarë dhe grupor, ka shënuar rritje gjatë orëve të pasditës.

Kumanovë, vendvotimi transferohet në restorant

Problemi me qendrën e votimit 10-27 në Kumanovë, e vendosur paraprakisht në Kino-kozjak dhe pastaj e zhvendosur në kafenenë “Boem”.

Zv/kryetari i vendvotimit, ka deklaruar se vendimi i zhvendosjes është marrë për shkak të mungesës së hapësirave.

MPB: Deri në ora 13:00 votimi pa incidente të mëdha

Shtabi Operativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, në një konferencë për mediat ka njoftuar se prej hapjes së vendvotimeve dhe deri në ora 13:00 nuk ka regjistruar incidente të natyrës më të madhe.

Janë shënuar disa incidente më të vogla në të cilat është intervenuar në mënyrë të duhur.

***

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh bartës i listës në zonën numër 6, Ali Ahmeti, sapo ka votuar në fshatin e tij të lindjes, Zajaz.

Ai është fotografuar teksa hedh fletën e tij në kutinë e votimit.

Lideri i BDI-së dhe bartësi i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, Ali Ahmeti pas votoi në vendlindjen e tij në Zajaz të Kërçovës, me një deklratë për media theksoi se gjatë ditës së sotme pret zgjedhje të qeta dhe të mbara, dhe në mbrëmjë të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjithave standardeve.

Ai poashtu u bëri apel subjekteve tjera politike, që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi sipas Ahmeti kanë të bëjnë bëjnë edhe shumë me procese të rëndësishme për të ardhmen.

“Do të apeloja tek të gjithë subjektet politke që të vazhdojne të inkuruajojnë forcat politkike, siç organizuan një fushatë të qetë, siç organizuam punët për organizimin e këtyre zgjedhjeve, edhe kjo ditë e zgjedhjeve të jetë e mbarë dhe e qetë, dhe në mbrëmjë të përfundojë gjithçka mirë, sipas të gjithave standardeve. Të gjitha forcat politike që janë në garë të pranojnë rezulltatin e zgjedhjeve dhe këto zgjedhje kanë të bëjnë shumë edhe me përmirësimin e imazhit të shtetit, por kanë të bëjnë edhe shumë me procese të rëndësishme për të ardhmen. Por, mbi të gjitha uroj që të kemi proces të mirë dhë të pranueshëm”, theksoi Ahmeti në Zajaz.
Image
Ali Ahmeti, ka votuar në fshatin e tij të lindjes, Zajaz.
Foto galeri

Parregullsitë zgjedhore, MOST me parashtresë deri te KSHZ-ja

Edhe përkundër paralajmërimeve nga vëzhguesit dhe organizatat joqeveritare, fotografimi i fletëvotimeve po vazhdon. Njeriu i pare i Asociacionit qytetarë MOST, Darko Aleksov, tanimë ka parashtruar edhe parashtresë deri tek KSHZ-ja.

Nga MOST theksojnë se po vazhdon agjitimi para vendvotimeve. Kjo dukuri më e theksuar është në Komunën e Gazi Babës, para shkollës fillore Naum Naumovski-Borçe, ku ka 11 vendvotime.

400 shqiptar nga اairi nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votës pasi që janë fshirë

Në KSHZ në اair deri më tani janë paraqitur më shumë se 400 qytetar të cilët nuk gjenden në listën zgjedhore.

Në këtë njësi mund që të paraqiten qytetarët nga komunat اair, Butel dhe Shuto Orizari.

Qytetarët që janë shtirur nga një vendvotim në vendvotimin tjetër nuk kanë mundur që t`i gjejnë emrat e tyre në asnjërën prej listave. Nga filiali rajonal janë dërguar në filialin kryesor në KSHZ që të ankohen.

Nuk raportohen incidente në qytetet me shumicë shqiptare

Maqedonia voton sot për zgjedhjen e parakohshme parlamentare. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare dhe të katërtat të parakohshme.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votoi diaspora, personat e sëmurë dhe të pamundurit, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Ndërsa sot, mediat lokale raportojnë pë zgjedhje të qeta dhe pa probleme në qytetet me shumicë shqiptare si Strugas dhe Ohri.

Qytetarët e intervistuar thonë se presin që këto zgjedhje të sjellin ndryshime në vend. Përfaqësuesit e qendrave të votimit njoftojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë regjistruar probleme me materialet zgjedhore.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista dhe me 1 092 kandidatë.

Zgjedhjet në Maqedoni, deri në ora 13 votuan 34.83 përqind

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në konferencën e dytë për shtyp njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni deri në orën 13:00 në mbarë territorin e Maqedonisë është 34,83 përqind.

“Deri më tani në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nuk ka arritur ndonjë informacion për shkelje të procesit zgjedhor dhe vlerësimi ynë është se votimi zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe fer, pa asnjë parregullsi”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar اiçakovski.

Sipas njësive zgjedhore, KSHZ informon se në zonën numër 1 jehona e votuesve është 38.35 përqind (112.209 votues) përqind, në zonën numër 2 është 33.71 përqind (99.333 votues), në zonën numër 3 është 38.62 përqind (108.367 votues), në zonën numër 4 është 39.09 përqind (107.564 votues), në zonën numër 5 është 33.55 përqind (97.365 votues), ndërsa në zonën numër 6 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 23.85 përqind (55.149 votues) e qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve.

“Deri më tani në Komisionin Shtetëror Zgjedhor nuk ka arritur ndonjë informacion për shkelje të procesit zgjedhor dhe vlerësimi ynë është se votimi zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe fer, pa asnjë parregullsi”, u shpreh kryetari i KSHZ-së, Aleksandar اiçakovski.

Nga ky institucion thonë se disa qytetarë kanë paraqitur ankesë në KSHZ se mungojnë emrat e tyre në listën e votuesve, gjë për të cilën institucioni thekson se emrat e këtyre qytetarëve kanë qenë në listën e votuesve të kontestuar dhe nuk janë paraqitur për të dëshmuar të drejtën e votës.

Zgjedhjet zhvillohen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në mbarë territorin e vendit, si dhe në 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që mbulon diasporën.

Në gjashtë njësitë e para janë të regjistruar 1.784.416 shtetas të Maqedonisë, ndërsa në njësinë e shtatë 20.573 qytetarë të cilët patën mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës gjatë ditës së djeshme.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 11 subjekte politike, prej të cilave gjashtë parti politike dhe pesë koalicione, me gjithsej 58 lista me 1.092 kandidatë për deputetë.

Fotografohet dhe blihet vota/ Akuzat dhe parregullsitë e zgjedhjeve në Maqedoni, 2 të arrestuar

Maqedonia po mban sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që erdhën si pasojë e krizës së thellë politike, në të cilën ndodhet vendi që nga viti 2014, e veçanërisht pas skandalit të përgjimeve që lëkundi stabilitetin e këtij shteti.

Por ndërkohë që procesi i votimit vijon, nuk mungojnë as akuzat për blerje dhe fotografim të votës.
Kështu, policia flet për dy raste të tentimit të blerjes së votave në Strumicë dhe Koçan, ndërsa ka arrestuar disa votues që fotografonin votën

Ministria e Punëve të Brendshme në një konferencë për shtyp për të njoftuar qytetarët rreth parregullsive të regjistruara nga ora 7.00 deri në orën 12.00.

Në Shkup, te vendvotimi shkolla e mesme Koco Racin 08.25, një person është parë duke fotografuar votën dhe është arrestuar.

Në Gjorçe Petrov është arrestuar një person për shkak të fotografimit të fletëvotimit. Kjo ka bërë ndërprerje të votimit nga ora 8 e 25 deri në ora 8 e 35 të mëngjesit.

Në Draçevë është zbuluar një furgon që ka bartur votues të komunitetit rom, në emër të një partie politike.

Në Strugë është vërejtur një burrë i dehur në vendvotimin e shkollës Josip Broz Tito, që ka penguar procesin zgjedhor. Me ardhjen e policisë, ai është neutralizuar. Ai kishte alkool në gjak 3.64 promila, një nivel i lartë.

Gjithashtu në vendvotimin e shkollës Petar Zdrakovski Penko, pak përpara fillimit të votimit, ndokush ka shkruar me grafit 100 metra larg shkollës VOTONI BDI dhe numrin 3. Policia ka nisur procedimin penal, për gjetjen e autorëve.

Tetovë, zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt

Situata në Tetovë deri më tani ka qenë e qetë dhe procesi zgjedhor është zhvilluar sipas rregullave.

Anëtari i Komisionit të Zgjedhjeve, në vendvotimin 1979, deklaron se votimi ka filluar në kohë dhe se nuk është regjistruar asnjë incident.

“Deri më tani ka qenë gjithçka në rregull. Votimi ka filluar në kohë, presim që deri në fund të vazhdojë kështu”, deklaroi Ajdini.

Edhe qytetarët deklarohen se shprehja e të drejtës së votës po zhvillohet ashtu siç duhet.

“Kemi besim se duhet të ndryshojë. Zgjedhjet janë të lira, mendoj se duhet të ndryshojë që të vijë ndonjë opozitë e re”, thotë një qytetar nga Tetova.

“Unë tani votova, gjithçka ishte në rregull dhe presim punësime të reja dhe shumë sende të mira për shqiptarët”, deklaroi Shabani.
Image
Njesitet Speciale
Foto galeri

Njësite speciale dhe autoblinda në fshatrat e Likovës

Prani e madhe e njësiteve speciale dhe policisë në fshatrat e Komunës së Likovës ka vërejtur sot media, ndërsa të shoqëruar edhe me autoblinda, policë dhe pjesëtarë edhe të Njësitit për Intervenim të Shpejtë nga Shkupi po lëvizin fshat më fshat në këtë komunë.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka përsëritur se për parregullsi zgjedhore, janë paraparë dënime me burg, të cilat mund të jenë prej 3 deri 5 vjet. Sipas nenit 158 të Kodit Zgjedhor, ai i cili përdorë forcë për të pamundësuar ose ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve, parashihet dënim me së paku tre vjet burg.

Ndërsa sipas nenit 160, nëse anëtarë i organeve zgjedhore përdorë forcë për ndalimin e procesit zgjedhor, do të dënohet me pesë vjet burg.

Policia zbulon blerja votash në Strumicë dhe Koçan

Raportohet për tentim të blerjave të votave në Strumicë dhe Koçan. Në rastin e parë, policia tha sot se dje, gjatë kontrollit të transportit rrugor në udhëkryq të rrugëve Lenin dhe 24 tetor në Strumicë, tek makina e tipit “Fiat” gjeti një kopje të listës zgjedhore, dhe një fletore me emrat dhe numrave të amzës të personave të nacionalitetit rom dhe numra të qendrave të votimit, ku ata duhet të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre.

Makina drejtohej nga B.G. (52) nga Strumica, dhe në të cilën, si pasagjerë ishin personat E.F. (44), A.A. (32), A.A. (55) dhe K.A. (37), të gjithë nga Strumica.

Policia dyshon se ata kanë kryer veprat penale të “shpërdorimit të dhënave personale”, “shkelje të lirisë së votuesve” dhe “ryshfet në zgjedhje dhe votim”.

ثshtë lajmëruar edhe Zyra e Prokurorit Publik në Strumicë. Ndërkaq, në Koçan njoftohet që dy persona ofronin nga 1 mijë denarë në kundërvlerë të 1 vote.

KKZ Tetovë: Deri më tani kanë votuar 25% e popullatës

KKZ Tetovë sot përsëri ora 13:30 para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor.

Sekretari i KKZ-së, Nazmi Dauti tha se deri më ora 13, dalja e votuesve ka arritur deri 20.321, ose 25.63%.

KKZ Tetovë: Deri më tani kanë votuar 25% e popullatës

Në komunën e اairit të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit.
Ndonëse në përgjithësi, procesi i votimit po rrjedh pa probleme të mëdha, ka disa qytetarë që ankohen se nuk po arrijnë të gjejnë emrin e tyre në listën e votimit.
Për dallim nga vendbanimet tjera, në disa vendvotime në اair është regjistruar fluks i madh votuesish.
ImageFoto galeri

Zgjedhjet në Maqedoni, ja parregullsitë sipas KSHZ

Jehona e votuesve deri në ora 10 në nivel republikan është; 9.49 për qind, njoftojnë nga KSHZ-ja.

Sipas kreut të këtij Institucioni Aleksandar اiçakovski jehona e votuesve është marrë nga përpunimi i 95.09 për qind nga të; gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë.

Jehona në Njësinë e Parë zgjedhore është 11. 05 për qind. Në njësinë e dytë zgjedhore 0.70 për qind.

Në njësinë e tretë zgjedhore jehona deri në ora 10:00 arrin në 11.36 për qind. Derisa në; Njësinë e 4 zgjedhore 11.29 për qind. Në njësinë e 5 zgjedhore 9.05 për qind dhe në Njësinë e 6 zgjedhore jehona e votuesve deri në ora 10 rezulton të jetë më e vogël dhe ka shënuar vetëm 5.10 për qind.

KSHZ ka regjistruar edhe parregullsi, konkretisht në Shtip me ç’rastë është; evidentuar një; person i cili ka evidentuar votuesit para vendvotimit. Në Strugë një person i cili paraprakisht kishte votuar është kthyer për të votuar për së dyti herë. Në Vallandovë është regjistruar një person i cili ka fotografuar fletëvotimin. Në Negotinë një votues ka treguar në publik se kujt ia ka dhënë votën. Në Demir Hisar, një anëtar i këshillit Zgjedhor i cili ka votuar në vendvotimin ku edhe është anëtar i këshillit, publikisht ka treguar se për kë ka votuar, madje duke votuar në tavolinë para anëtarëve të tjerë të këshillit zgjedhor.

KSHZ: Deri në orën 10, dalja në votime 9.49 për qind

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10, dalja në votime ka qenë 9.49 për qind. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore prej 11.36 për qind dhe më e ulët një njësinë e gjashtë zgjedhore që përfshin zonat e banuara me shqiptarë, edhe atë prej 5.10 për qind.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar اiçakovski, ka thënë se procesi zgjedhor kryesisht po zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike.

Sipas tij, ka pasur disa ankesa nga qytetarë që nuk kanë mundur të gjejnë emrat e tyre në regjistrat zgjedhore, ankesa këto që do të shqyrtohen sa më shpejt që të jetë e mundur që edhe ata të realizojnë të drejtën e votës.
ImageFoto galeri

KKZ Tetovë: Deri ora 10 kanë votuar 4.64% e qytetarëve

KKZ Tetovë sot para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor.

‘Gjithsej në Komunën e Tetovës ka 117 vendvotime, që i bie 79.295 votues. Të gjitha vendovotimet janë hapur në kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Deri në ora 10, dalja e qytetarëve është 3.679 apo 4.64%. Presim që gjatë ditës të ketë dalje masovike të qytetarëve në votime dhe urojmë që të përfundojnë ashtu siç duhet deri në fund’, tha Nazmi Dauti, anëtar i KKZ-së.

***

Zgjedhjet Maqedoni/ CIVIL: ثshtë tentuar të blehet vota në Shkup, Prilep dhe Valandovë

Vëzhguesit e Qendrës për Liri ‘Civil’ kanë informuar se në qytetet Shkup, Prilep dhe Valandovë ka pasur tentime për blerje votash.

”Një numër i madh i aktivistëve të partive politike në Shkup, Prilep dhe Valandovë kanë tentuar të blejnë vota dhe për këtë është informuar edhe policia në çdo vendvotim. Në interes të procesit zgjedhor, nuk duam të japim më shumë informancione për këtë rast dhe të njejtin i’a kemi lënë në dorë organeve të rendit.” thonë nga CIVIL.

* * * * *

Në Komunën e Strugës janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet dhe procesi zgjedhor është duke u realizuar deri më tani pa probleme, sipas kryetarit të KSHZ-së në Strugë, Bledar Ziba.

Sasho Pecalevski, kryetari i KSHZ-së në Resnjë, informoi se votimi është duke rrjedhur normal pa pengesa.

“Të gjitha vendvotimet me kohë janë hapur pa probleme. Procesi zgjedhor për momentin po realizohet normalisht”, deklaroi Pecalevski.

***

Maqedonia voton në 3.526 vendvotime dhe në shtatë Njësi zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sot zhvillohen sipas modelit proporcional në 3,480 vendvotime në gjashtë Njëzi të Maqedonisë dhe një – Njësinë e shtatë me 46 vendvotime për votimin e diasporës.

Sipas Listës zgjedhore të drejtë vote kanë 1,784,416 qytetarë të Maqedonisë, nga të cilat 1.531.368 vetëm në Maqedoni. Regjistri i veçantë i zgjedhësve të regjistruar janë 230,122 persona, sipas të dhënave të autoritetit kompetent konsiderohen të jenë përkohësisht me punë jashtë vendit, kurse për votim në diasporë KSHZ ka pranuar të paraqiturit e 20,573 qytetarëve.

Në Njësinë zgjedhore 1 të drejtë vote kanë 295,948 qytetarë, e cila përfshin komunat e اairit, Aerodromi, Qendra, Karposhi, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan.

Në NJZ 2 është janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrov, pjesë e komunës së اairit, اuçer Sandevës, Haraçinë, Butel, Gazi Babë, Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçanë e Vjetër dhe mund të votojnë 306.471 persona.

Në NJZ 3 të drejtë vote kanë 280,727 banorë nga Shtipi, اashka, اeshinovë, Berovë, Dellçevë, Ilinden, Gradsko, Karbinc, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Probishtip, Petrovec, Rankovcë, Sveti Nikollë, Nagoriçanë e Vjetër, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovcë.

Në NJZ 4 ka 282,537 votues, dhe mbulon Manastirin, Bogdancin, Bosillovën, Demir Kapi, Dojran, Gjevgjeli, Kavadar, Konçe Krivogashtani, Mogilla, Negotinë, Novac, Novo Sellë, Prilep, Radovish, Rosoman, Strumicë, Vallandovë dhe Vasilevë.

Disa nga banorët e komunës së Manastirit do të votojnë në NJZ 5 e cila gjithashtu përfshinë këto komuna: Qendra Zhupë, Dibra, Debarcë, Demir Hisar, Dollnen, Kërçovë, Krivogashtan, Krushevë, Ohër, Plasnicë, Resnjë, Strugë dhe Vevçan. Në NJZ 5 të drejtë vote kanë 290,433 qytetarë.

NJZ 6 ka 307,817 votues, dhe mbulon Zhelinën, Bogovinën, Bërvenicën, Dibër, Gostivar, Jegunovcë, Kërçovë, Mavrovë dhe Rostushë, Tearcë, Tetovë dhe Vrapçisht.

Shumica e votuesve në Listën zgjedhore janë regjistruar në Kumanovë në NJZ 2 – 89,802 votues, kurse më pakt në Vevçan në NJZ 5 – 2,070 votues.
ImageFoto galeri

***

Hapen qendrat e votimit në Maqedoni

Tanimë janë hapur qendrat e votimit me çka filluan zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Në listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore. Zgjedhjet zhvillohen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që mbulon diasporën, ku të regjistruar për votim janë 20.573 qytetarë të cilët gjatë ditës së djeshme patën mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Fushata zgjedhore, e cila zgjati 20 ditë, filloi më 21 nëntor dhe përfundoi më 9 dhjetor në mesnatë. Sipas legjislacionit zgjedhor të Maqedonisë, të drejtën e votimit gjatë ditës së djeshme e shfrytëzuan diaspora, personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, si dhe të burgosurit dhe personat në paraburgim.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjidhen në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë në mandat prej 4 vitesh. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2009, krahas gjashtë njësive zgjedhore në Republikën e Maqedonisë, zgjedhjet zhvillohen edhe në njësitë e reja të formuara jashtë vendit: njësia zgjedhore 7 që përfshin Evropën dhe Afrikën, njësia zgjedhore 8 për Amerikën e Veriut dhe të Jugut dhe njësia zgjedhore 9 për Australinë dhe Azinë. Me këtë, numri i deputetëve të Kuvendit është rritur për tre dhe numëron 123, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi zgjedhor në këto zgjedhje parlamentare përmban disa risi, ndër të cilat më spikatëse është vendosja e fotografive në listën zgjedhore. Në përdorim ngelet spreji pa ngjyrë që mund të shihet vetëm me llambën ultravjollcë. Fletëvotim i vlefshëm do të konsiderohet ai në të cilin është rrumbullakuar numri rendor ose bartësi i listës, ose simboli i koalicionit apo partisë.

Ndryshe, zgjedhjet e sotme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor janë rezultat i marrëveshjes ndërmjet liderëve të katër partive politike kryesore në vend të cilat pas negociatave të gjata më 31 gusht ranë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike.
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

[FONT=&quot]Per nje jave te mbare[/FONT]
[FONT=&quot]Veq ne jemi te afte me prodhu budallaki pa fund dhe me e pergjysmy fuqine tone. Tane dynjaja me u qu ne kambe nuk dijne me na ba zi e terr cka dijme ne me i ba vetes.
Ne Maqedonin fqinje, shqiptaret, me 30 % te popullates, ne zgjedhjet parlamentare arrijne me marre diku 15 % te deputeteve. Ne vend qe te jene fuqi parlamentare me pa dijunin e tyre shenderrohen ne sahanlepires.[/FONT]

[FONT=&quot]Thjeshte burra e gra te ketij vendi na nuk jemi kerkah. As fqinjet nuk na kan inati as nuk na urrejn sepse ne nuk po ju leshojme radhen duke ja pas inati dhe duke urryer veten pafundesisht.
Lind pyetja: A jemi more na normal??!!
[/FONT]
 
Titulli: Zgjedhjet ne Maqedoni 2016

e din ate thenjen e Fishtes-"Më lehtë mbushet një thesë me pleshta,se sa një grusht me shqipëtarë".... Vetem Zoti na ndihmoft...se jemi lemsh momentalisht....
 
Back
Top