Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zgjedhjet mund të përsëriten në të paktën në 20 lokacione

Në Komisionin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa janë rreth 80 ankesa që duhet shqyrtohen brenda dy ditëve.


KQZ do të mund të japë rezultatet e përgjithshme të votimit për rrethin parë, ditën e diel, në rast se Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të arrijë të shqyrtojë të gjitha ankesat që i janë paraqitur nga subjektet politike.

Sipas burimeve të Radio Kosovës në Komisionin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa janë rreth 80 ankesa që duhet shqyrtohen brenda dy ditëve, në mënyrë që KQZ të mund të jap rezultatet të dielën.

Të paktën në 20 lokacione mund të përsëriten zgjedhjet e 15 nëntorit. Kjo për shkak të shkeljeve që janë bërë dhe keqpërdorimit të votave, thanë burime të Radio Kosovës nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas tyre, brenda dy ditëve të ardhshme duhet të shqyrtohen mbi 80 ankesa në mënyrë që KQZ të dielën të jap rezultatet përfundimtare për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Ndërkohë, Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, pranoi se ekziston një fluks i madh i ankesave të ardhura nga partitë në afro 22 komuna dhe KQZ pret vendimin e organit të ankesave rreth kësaj çështje, në mënyrë që të mund të dalë me rezultatet.

"Ekzistojnë një mori ankesash të bëra nga partitë që janë duke u shqyrtuar, shpresoj që KZAP do të arrin me kohë që të vendos rreth këtyre ankesave në mënyrë që të mund të shpallim këtë javë rezultatin e zgjedhjeve", tha Dushi.

Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndërkaq zyrtarisht nuk kanë dhënë detaje se sa është përqindja e vendeve ku duhet të përsëriten votimet dhe rasteve që mund të përfundojnë në gjykatë.

Osman Tmava, anëtar i Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se janë duke u shqyrtuar të gjitha këta ankesat. Ai u zotua se KZAP do të marr me kohë vendimet rreth të gjitha ankesave.

"Ne jemi duke shqyrtuar të gjitha ankesat dhe të mund të japim me kohë vendim. Janë disa që janë hedhur, disa të tjera që janë dhënë dënime për partitë dhe kandidatët e tyre, ose për komisionerët zgjedhor", tha Tmava.

KQZ deri më tani ka dalë vetëm me të dhëna paraprake për zgjedhjet e 15 nëntorit. /rtk/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back