Zgjedhja e Thaçit president, sot dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidentit të zgjedhur Hashim Thaçi, të premten pritet t’i kontestohet mënyra, procedurat e zgjedhjes nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ylli Hoxha, aktivist i kësaj lëvizje, ka thënë se kontestimi do të përfshijë një spektër të gjerë të shkeljeve të bëra, siç pretendon opozita, të bëra në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Ai ka thënë se një ndër shkeljet kryesore është dhuna e përdorur – përjashtimi i 10 deputetëve të opozitës nga seanca e zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, ka mundësi që ky proces të krijojë mundësi për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, si kërkesë e opozitës për zgjidhje e krizës.

Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit më 26 shkurt, në një seancë maratonike, gjatë së cilës nuk mungoi gazi lotsjellës dhe nxjerrja zvarrë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi mori 71 vota nga 81 deputetë të pranishëm në seancën plenare, ndërsa interesant është fakti që kundërkandidati i tij Rafet Rama nuk e pati votuar as veten.Bota Sot
largea_9cddf915563a940a910f6a70670077c3_tx6001457084954.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top