Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrahësve të t

Aver

.
V.I.P
Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrahësve të tij

Hashim-Thaci11.jpg

Dita e nesërme 26 shkurti, pritet të jetë tejet e nxehtë në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike.

Arsyeja kryesore është se do të zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Politikani që do të ulet në karrigen e të parit të shtetit është zv/kryeministri aktual dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës, vendim ky i marrë gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

E zgjedhjen e Thaçit president po vazhdon ta kundërshtojë me ngulm opozita kosovare, por edhe ca deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe përkrahës të kësaj partie të cilët nuk arrijnë ta pranojnë që Thaçi të ulet në karrigen e liderit të tyre historik, tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova.

Partitë opozitare VV, AAK, NISMA kanë ngritur tendat në sheshet kryesore të Prishtinës që gjenden afër objektit të Qeverisë dhe Kuvendit, dhe kanë paralajmëruar se do të hedhin sërish gaz lotsjellës dhe do bëjnë gjithçka që është e mundur për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit në krye të shtetit.

Ndërkaq, PDK-ja ka disa ditë që po përgatit festë dhe ka ftuar aktivistët e vet që të festojnë në sheshin ‘Nënë Tereza’, jo larg përkrahësve të opozitës.

Duke parë thirrjet e dy palëve, dita e nesërme shihet një ditë e rrezikshme me mundësi të eskalimit të situatës dhe përleshjeve mes përkrahësve të mazhorancës dhe pushtetit, thonë opozitarët dhe analistët.

Policia e Kosovës thotë se ka bërë të gjitha përgatitjet për të menaxhuar në mënyrë të suksesshme si protestën e opozitës ashtu edhe festën e përkrahësve të pushtetit.

Thirrjet e PDK-së për festë, të rrezikshme

Deputeti i PDK-së, Naim Fetahu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të premten në ora 11:00 të jenë në sheshin “Nënë Tereza” që të marrin pjesë në festë.

“Të gjithë së bashku në Festë! E duam Hashim Thaçin President! Më 26.02.2016, e premte, ora 11.00, Sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë. Gëzuar!!!”, shkruan Fetahu në Facebook.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka deklaruar se do vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore edhe nesër, kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit.

Ai i cilësoi të papranueshme ftesën e pozitës për festuar dhe sipas tij kjo e nxitë konfliktin.

“Janë shumë të frikuar nga protesta e 17 shkurtit. Ju i keni pa edhe deklaratat e tyre, e sidomos atë të Thaçit. Ata kanë qenë të përgatitur për dhunë dhe atë e kanë pritur, por s’u ka dale ashtu”, tha Hoti.

Policia e Kosovës e gatshme të përballet me protestën dhe festën

Lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjes së presidentit dhe protestës, Policia e Kosovës ka bëra të gjitha përgaditjet. Kështu, të paktën ka bërë të ditur për portalin tesheshi.com zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore, ka bërë të gjitha pregaditjet e nevojshme për të garantuar sigurinë e përgjithëshme, mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si gjatë zhvillimeve me rastin e seances për zgjedhjen e Presidentit të shtetit, gjithashtu edhe për menaxhimin e protestës që parashihet të zhvillohet nga partitë tjera”, ka thënë Hoxha, për tesheshi.com.

Analistët: Për çdo eskalim të situatës, përgjegjës Qeveria dhe PDK

Analisti, Faik Krasniqi, thotë se nesër tensionet janë të pashmangshme, pikërisht për faktin e situatës së tensionuar që mbretëron në vend.

“Hashim Thaçi me anëtarët dhe simpatizuesit e tij, s’kanë pse të organizojnë festë meqë ai do të zgjidhet President. Me këtë veprim Hashim Thaçi po nxit luftë vëllavrasje dhe përgjegjësin e mbaj ai, duke e ditur se opozita është në shesh me tenda, për të protesuar kundër zgjedhjes së tij President dhe shkarkimit të Qeverisë. Prandaj, PDK-ja s’ka pse të organizojë festë dhe të provokojë konflikt me simpatizuesit e opozitës. Për çdo eskalim të situatës, fatura do t’i shkojë Qeverisë dhe PDK-së, por më së shumti do të pësojnë qytetarët e Kosovës”, thotë Krasniqi, për tesheshi.com.

tesheshi.com
 
Titulli: Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrah

E kam nje parandjenje te keqe per zhvillimet sot.
 
Titulli: Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrah

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e Thaçit president, opozita ‘luftë’ me policinë

Gaz-lotsjelles-640x360.jpg


Ka dështuar raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit në kuvendin e Kosovës.

Pas numërimit të fletave të hedhura në kutitë e votimit nga deputetët e pranishëm në sallë ka rezultuar se kanë votuar gjithsej 81 deputetë, nga të cilët, 50 vota kanë qenë për Hashim Thaçin president, 4 për kandidatin tjetër, Rafet Rama dhe 27 vota kanë qenë të pavlefshme. Me këto shifra, raundi i parë i votimit rezulton i pavlefshëm.

Opozita nxirret me forcë, nis votimi për Presidentin

Në kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i votimi për presidentin e ri, ndërsa në kuvend janë të pranishëm 83 deputetë, vetëm të mazhorancës. Opozita është përjashtuar nga kjo seancë pas incidenteve të shumta të dhunshme me gaz lotsjellës. E fundit që u nxor jashtë me forcë qe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina pak para se të shpërthente një bombol me gaz lotsjellës sallës së Kuvendit.

koha-net-640x390.jpg


Ndërkohë mbështetës të opozitës kanë nisur të përleshen me policinë, duke hedhur bomba molotov ne drejtim të tyre. Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Aktualisht situata paraqitet e nderë para Kuvendit të Kosovës.

kuvend-1.jpg

Zgjedhja e presidentit, sërish gaz lotsjellës, përjashtohen 11 deputetë të opozitës

Gjatë fjalimit të deputetëve të Kosovës në Kuvend për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, ku kandidati kryesor është Hashim Thaçi, opozita e pranishme në sallë ka hedhur sërish gaz lotsjellës, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës.

Dyshohet se ka qenë deputetja për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ajo që ka hedhur gazin lotsjellës në sallë, në bashkëpunim me deputetin e Vetëvendosjes Faton Topalli, por më pas përgjegjësinë pë hedhjen e gazit e ka marrë deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj, i cili është arrestuar nga policia.

Gazi është hedhur në momentin që do të nisnin procedurat për votimin e presidentit. Deputeti i PDK-së, Hamiti, ishte i fundit që po mbante fjalim.

Megjithatë, me rifillimin e seancës, opozita ka hdhur gaz lotsjellës për të dytë herë brenda 45 minutash, duke shkaktuar sërish ndërprerjen e punimeve.

Pas këtij akti, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka përjashtuar 5 deputetë të opozitës: Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Salih Salihu, Mytaher Maskuka. Më herët u përjashtuan edhe 6 deputetë të tjerë.

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismail Kurteshi, Pal Lekaj, Teutë Haxhiu, Time Kadriaj, Bali Muharremaj dhe Faton Topalli të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare me 26 shkurt 2016 për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare.

Thaci-e-Haracinaj-640x425.jpg


Nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit

Ka filluar seanca e Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri, ku në garë janë Hashim Thaçi dhe Safet Rama. Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar se në Kuvend janë të pranishëm 104 deputet.

Deri më tani zyrtarisht katër deputetë të LDK-së kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancë, ndërsa ende nuk ka ardhur Armend Zemaj, Alma Lama, etj.

Në seancën ku pritet të zgjidhet president lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në bazë të marrëveshjes së koalicionit me LDK-në, do të jenë prezentë edhe deputetët opozitarë, të cilët kanë thënë se do ta bllokojnë seancën.

Protestuesit-ne-kosove-640x425.jpg


Opozita kosovare është grumbulluar në sheshin kryesor të Prishtinës së bashku me simpatizantët e saj ku kanë nisur protestën kundër marrëveshjes së dëmshme me Serbinë, kundër qeverisjes antikushtetuese dhe kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president.

Protesta-2-640x360.jpg


Me qindra protestues ndodhen panë godinës së qeverisë dhe të Kuvendit, ku pritet të nisë nisë seanca plenare, ndërkohë që policia kosovare ka marrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar institucionet qeveritare.

Përveç protestuesve të shumtë kundër qeverisë, në shesh mësohet se janë mbledhur edhe mbështetës të Hashim Thaçit që mbështesin liderin e tyre për t’i zgjedhur president i Kosovës.

Njësitë speciale kanë bllokuar rrugën që të çon nga kjo seli në sheshin “Nëna Terezë”, ku janë grumbulluar protestuesit e opozitës. Për disa minuta ka pasur një përplasje verbale mes dy palëve dhe parrulla kundër dhe pro Thaçit.

Kuvendi-640x425.jpg


Ka nisur ndërkohë protesta e opozitës së bashkuar kundër marrëveshjeve me Serbinë. Protestuesit e opozitës kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit dhe zgjedhje të reja.
g.shqip
 
Titulli: Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrah

E kam nje parandjenje te keqe per zhvillimet sot.

E mendoja me keq. Kaloj pa shume pasoja shyqyr.
 
Titulli: Zgjedhja e Thaçit president, mes protestës së opozitës dhe festës së përkrah

A esht e vertet qe Z.Thaci ka then se Kosova e serbet do tbejn paqe ?
 
Back
Top