Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zemra Ime

Gezohem me ty qe je nje zemer e shendoshe. Nje zemer e paster nga cdo epsh qe kundershton urdherin e Zotit dhe ndalesen e Tij, dhe je e paster nga cdo dyshim qe i kundershtohet mesazhit te Tij. Gezohem me ty qe nuk je e dehur me epsh dhe dashuri. Gezohem me ty qe nuk adhuron askend pervec Zotit, dhe nuk merr per gjykues askend pervec Profetit Muhammed (a.s.) ne cdo ceshtje dhe ne cdo rast. Vetem Zotit i frikesohesh, dhe vetem Ate e shpreson. Atij i mbeshtetesh dhe tek Ai pendohesh, perhere i jep perparesi kenaqesise se Zotit dhe mundohesh qe t'i shmangesh hidherimit te Tij. Falenderoj Zotin qe nuk te ka pajisur me zili,kryelartesi dhe deshire qe te jesh e afirmuar ne kete bote. Kjo eshte materia e shkaterrimit.

Zemra ime e dashur. Je e gjalle, e zgjuar dhe e bute. Nuk je e vdekur dhe e thate. Nuk je as e semure, pra, je me afer shpetimit (shendetit), e nuk je me afer shkaterrimit (semundjes).

Zemra ime...Falenderoj Zotin qe nuk mvaresh nga tjeret perpos Zotit. Kjo eshte gjeja qe me se shumti te prish ty si nje zemer te shendoshe, sepse kur te mvaresh prej tjeterkujt pervec Zotit, Zoti te le ne duart e te tjereve dhe nuk te ndihmon, e keshtu te kalon arritja e asaj qe e ke synuar prej Zotit.

Zemra ime...Jam i lumtur me ty qe akoma nuk i ke hypur detit te shpresave, qe eshte deti pa bregdet, eshte deti mbi te cilin hypin njerezit e fiaskuar. Me pare kane thene:


" Shpresa eshte kapitali i te fiaskuarve… malli i tij premtimet e djallit te mallkuar, kurse pasuria e rrejshme enderrat… Enderrat e kota luajne me te ashtu sic luan qeni me coftinen. "

Zemra ime...Te dua edhe me shume kur e di se nuk bej gjume te tepruar, e gjumi i tepruar e vdes zemren, e dembelon trupin, e humbe kohen, shkakton moskujdesi.

ELHAMDULILAH, qe me fali Zoti nje zemer te shendoshe.

TE DUA ZEMRA IME

" Ditën kur nuk bën dobi as malli as fëmijët, vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë ". (Esh-Shuara: 88-89).

P.S: Ne pika te shkurtera shkrova ate cfare kam mesuar rreth zemres deri me sot.
 
Shejtani futet në zemra në gjashtë mënyra
Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu


Janë gjashtë rrugë apo mënyra për t'u futur Iblisi (shejtani) në zemrën tënde e cila duhet të jetë e lidhur vetëm me Allahun.Je i obliguar që t'i dish këto mënyra për të pasur kujdes dhe për t'u ruajtur e për të parë veten se ku ka arritur Iblisi tek ti, e nëse e gjen veten në grada të larta,dije pra se atëherë je armiku më i madh i Iblisit ... Allahu ju ruajt ..

Rruga (mënyra) e parë:
Të thotë bën kufër,e nëse bën,atëherë rehatohet dhe nuk brengoset më për ty .

Rruga e dytë:
Nëse largohesh nga kjo mënyrë dhe je mbrojtur nga ajo (mënyra e parë) vjen tek ti dhe ta zbukuron bidatin (risinë) për ndonjë vepër apo fjalë dhe mendon se je në hak e harron se çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Rruga e tretë:
Nëse je mbrojtur nga e para dhe e dyta,atëherë kalon në të tretën dhe ajo është mëkati i madh,derisa të bëje që të veprosh mëkat prej mëkateve të mëdha,por me pendim dhe istigfar e falë Allahu siç kanë thënë dijetarët : Nuk ka mëkat të vogël me vazhdueshmëri në të – dhe nuk ka mëkat të madh me (kur bëhet) istigfar .

Rruga e katërt:
E nëse je mbrojtur nga rrugët apo mënyrat e kaluara,të vjen me mëkat të vogël që është me ty ky mëkat gjithnjë,derisa të të mungojnë të mirat tua dhe të të ndalë për ngritjen tënde në xhenet me të sinqertit dhe shehidat. Por inshaAllah me pendim të falen këto mëkate të mëdha.

Rruga e pestë:
E nëse pendohesh nga të gjitha këto,ti pra konsiderohesh tash në gradët e larta te Iblisi,atëherë të vjen me rrugën e pestë dhe të angazhon me gjëra që janë me vlerë më pak nga ato më të lartat, dhe të bën të angazhohesh në largimin e pengesës nga rrugët edhe pse kjo është pjesë e imanit por nuk është më e vlershmja dhe kështu me radhë ...

Rruga e gjashtë:
E nëse je i mbrojtur nga të gjitha këto, atëherë përdor mënyrën më të vështirë dhe më të rëndë .Mënyrë e cila nuk kanë shpëtuar nga ajo as Pejgamberët (Alejhimu selam), e ajo është mashtrimi i familjarëve dhe farefisit që janë rreth teje prej njerëzve,për të të ofenduar apo nënçmuar apo për të të penguar ty ...
A e gjete pra gradën tënde te Shejtani i mallkuar ?!!!!
Përktheu: Ebu_Duxhane
www.Forum-islamik.com

Ue Selamu Alejkum Ue Rahmetuhullahi Ue Berekatuhu
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back