Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

bella

Anëtar i Nderuar
Zemër ...të kanë bërë copë copë, por ti vazhdon të duash.
Ke dëgjuar të qarën time dhe cdo lot ishte një rrahje e jotja.
Sa herë kam thënë " mjaft " por ti ishe aty që më bëje shoqëri.
Kam menduar shumë herë se nuk do ja dilja të reailohesha, por jam këtu tani e dëgjoj rrahjen tënde dhe kujtoj atë moment kur mendoja se a do vij përsëri një dashuri që të di të gëzojë jetën time….
dhe ti zemër je këtu për të dëgjuar mendimet e mia…për tu gëzuar bashkë me mua.
O ti zemër imja që rreh në krahëror papushim, ti zemër qënke kocka ime e fortë...ti sje dorëzuar asnjëhere e unë tani të them Faleminderit o Zemër.


Thojini një fjalë zemrës tuaj ?!!!.....Një fjalë nga ju drejtuar zemrës tuaj.:puthje:
 
O zemer sa shpesh te merzis.,e me pas te bej te lumtur...ti je aty gjthmone...me rrahje me jep shtyse te vazhdoj me tej.......megjithese sje shum keshilluese e mire,kte ta dish.....gjithsesi ishalla sme le ndonjehere se jo per gje po si do jetoj pastaj!!!!!!!! LOL
 
E dashur zemer ......te kam zemer ....prandaj te kam degjuar gjithmone vetem ty .....e dashur zemer .......faleminderit qe gjithcka e ndjej me zemer ........


Ps.me falni stina e zemres eshte kjo :D???
 
zemer,te dua shume.
te lutem,te pergjerohem mos ndalo se punuari dhe se trokituri:D
une ty te kam zemer te kam xhan te kam shpirt,te kam yll:p
please vazhdo punen tende,mos me ler ne balte:D

Je i papam :D
 
Dua te te falenderoj qe shpirtit tim te trazuar i dhe qetesin qe i nevojitej kahere!! :ciaoo:
 
......edhe ateher kur me ndodh te ndjej sikur ti , zemer, pushon se rrahuri ... genjehem, edhe kur ne nje moment dua, te urdheroj ta besh ...ti vazhdon ben tenden ... do me bindesh ndonjeher valle ???


Sa e forte qe paske qene !

edhe sikur te jesh thyer e coptuar ne mijera pjes ...perseri ajo nje e njemijta pjes vazhdon te rrah fuqishem ... Sa shume veta qe mba ne ty ... ndoshta sepse pikerisht jan ata qe te bejn te rrahesh fort edhe kur te tjer te lendojne ....
 
Duro dhe pak o zemëra ime , pas pak do të nxjerr të të bëj një xhiro :).....edhe një orë punë kam dhe do ikim bashkë, të shlodhemi ....Pra duro moj zemëra edhe pak fareeeeeeeee.
 
Duro dhe pak o zemëra ime , pas pak do të nxjerr të të bëj një xhiro :).....edhe një orë punë kam dhe do ikim bashkë, të shlodhemi ....Pra duro moj zemëra edhe pak fareeeeeeeee.


Sa me ke bere te qesh moj bella!!
E une po i them semres time, duro gjer ne 17:00 dhe plas nese do se nuk ke ku te shkosh me heret!
 
Zemra ime je e vetmja qe me ke ber te provoj se cfare jan ndjenjat, me ke mesuar te dashuroj me gjithe qenien time. Ke rrahur fort kur ato ndjenja te kan pushtuar t. Je lenduar fort dhe perseri je ngritur, ke duruar shume dhimbje, dhe shume gezime, te dua shume zemra ime. Pa ty nuk do isha ketu ku jam.

Dua te falenderoj qe sa here qe dua te pyes ti je aty te me pergjigjesh! Te dua zemra e zemres time
 
zemra imee..shoqja ime me e ngusht,ti vertet je e vetmja qe din cka kam ne zemer :D je e vetmja qe din atè cka e mundon zemren time dhe at cka e qetson at..
Te falenderoj qe shpesh qetson shpirtin tim,qe je kaq e bindur ne zgjidhjet qe ben..
vertej "Je E Madhe" derisa arrin te mbash brenda 1person realisht te madh :D LOL
te puth fort me shpres qe do puthesh zemren e atij qe ke ne zemer ti LOL
 
Zemra ime vogel
Cfare kerkon nga mua
"Nje shami te paster
Per syckat e tua"

Tani qesh zemra ime, se nje shoqje te gjeta
Ajo zemra e tij, do jete me ty perjeta.

:kercim:
 
.....Zemer ti kurr nuk ke vuajtur sepse nuk te ka len mendja .... prandaj edhe duhet te me falenderosh :p
 
Redaktimi i fundit:
Zemra ime... sa e sa here je ndjere e vetmuar... sa e sa here te kane lenduar, me ose pa qellim... dhe jo vetem... te kam lenduar dhe vet... te me falesh per "dhimbjet" qe pa dashje kam mundur te t'i shkaktoj... Je zemra ime... e mira ime... voglushja ime... Je e qete, sepse s'je vetem... Ke afer dhe nje zemer si vet... Ke gjet shpirtin binjak moj zemra ime... Ke gjet ate qe ke kerkuar gjithmone... Duhet ta mbash me kujdes, sepse ke vuajtur vet... dhe te njejten ndjenje mos ia dhuro binjakes tende... E dashura zemra ime... pompo aty... mbaro punen tate... dhe mos harro se do mundohem te te ruaj nga dhimbjet... kete do e bej truri im, qe ti e ke shume shok! E dashur zemer, te kam zemer.
 
Zemra ime mos je lodh, te kam munduar ndonjehere, e di qe pergjigjja eshte e dhimbshme ashtu si ti dhemb kur te lendoj, me te vertet te kerkoj te me falesh, tash te thash do te them prap e di, une nuk i kam fajet i ka mendja ime!:D
 
sa mizore jam tregu me ty zemra ime.....sa mizore po vazhdoj te tregohem akoma duke dashur dike qe na dhuron shum dhimbje.........sa e forte paske qene,sa mirenjohese duhet te jem....mirenjohese per ato momente kur mendoja qe sdo ecja me perpara qe cdo gje kish marre fund e pra ktu jam prap.........per ato momente kur je bere cope cope e me shum mundime ke vazhduar "te me mbash gjall" edhe kunder deshires sime.......zemer kokforte,zemer e madhe dhe sincerte......zemer pasionale dhe e drejte.....kurre mos ndrysho zemra ime.......te dua kshu sic je........
 
Vazhdo punen gjithmone me kete ritem. Ma ke borxh se jeta se po te bej fiskulture cdo dite. lol
 
duro dhe pak o zemëra ime , pas pak do të nxjerr të të bëj një xhiro :).....edhe një orë punë kam dhe do ikim bashkë, të shlodhemi ....pra duro moj zemëra edhe pak fareeeeeeeee.

tani ta di dhe un eshte zemra apo qeni qe do nxjeresh per shetitje..ne fillim me pelqey tema por tani...c'ishte kjo?????
 
Redaktimi i fundit:
O ZEMER QE RREH PER MUA..ME FAL NQS NDONJEHERE NUK TE KAM DEGJUAR..POR JO GJITHMONE DUHET TE BESH CFARE THOTE ZEMRA...


PS.EDHE KETE E THEM NGA EKSPERIENCA IME....


Kur nuk kemi mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje prej nesh,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
 
Ku je tani qe kam nevoje per ty ???????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 
264247748_caff3b221f.jpg

Tashme nuk degjoj me zera, por ritme, dhe ritmi baze eshte rrahja e zemres:
Tak-tak...tak-tak...tak-tak....

Dal cdo dite nga e njejta e njejta rruge, dhe shoh te njejtin mjedis, ne te njejten kohe kur dielli ndodhet ne te njejtin vend. Qellimisht vej ne makine para daljes diskun me kompozime te lehta pianoje. Me pelqen pianoja, por nuk eshte ajo arsyeja perse zgjedh cdo dite tingujt e saj qe te me shoqerojne ne dalje.
I zgjedh ato tinguj se jane tingujt qe i pershtaten me shume atij "tak-tak"ut te zemres.

Cdo dite kur dal, ne vend qe te shoh rrugen, kthej koken majtas.
Shoh te njejtat peme qe digjen zjarr nga te njejtat rreze dielli, teksa shijoj ne tamburet e vesheve te mi ritmin baze "tak-tak."

Nje vezhgim i pemeve me ben jo vetem te degjoj jeten qe rendet neper trup, por edhe te ndjej nje zemer...zemren time. Duket sikur nje copez zemer eshte shkulur dhe vendosur mjeshterisht ne ato dege pemesh qe lekundin zjarr neper dege.

Jane dy peme me gjethe te kuqe, ngjyra e te cilave zgjohet cdo dite nga guximi i rrezeve te diellit vjeshtor. E kuqja mbizoteron mes te verdhes, ndersa ritmi "tak-tak...tak-tak" perqafohet me te.

Cdo dite, ne te njejten kohe, shoh nje zemer, nje jete, neper flaket e gjetheve te dy pemeve.

Dhe imazhi nuk lodhet se me kujtuari se pse e dashuroj vjeshten: sepse kjo stine, ndryshe nga te tjerat, nuk ka frike te kete nje zemer.
 

Attachments

  • 264247748_caff3b221f.jpg
    264247748_caff3b221f.jpg
    35 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

zemra ime plot me dashuri,dashuroj ATE,dashuroj familjen time,jeten........zemer kaaaaaaaaaaaq e madhe dhe e forte qe me nxjerr nga situata te veshtiraa.....zemer e dashuruar qe rreh plot lumturi.....
 
Titulli: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

zemer c'desh zoti qe te pagezoi me kete emer? njeriu shnderrohet ne transvestit si femer per te pasur zemer.zemer:moj te grifsha mishin fertele -fertele,edhe kur ti me rrezove ,te mbajta,aty ngele...zemer moj zhulaqe ,pse me ke bere kaq hutaqe? gjithsesi me kenaqe qe me puthe ne faqe.zemer o kali trojes,mos i jep shume gojes.zemer e thelle si deti,ku humbi kurora qe te shpuri mbreti? zemer e bardhe si bora,mos pyet kurre sa è ora,se koha s'njeh kufi,è dite e nate ne arrati...zemer moj virgjereshe,sa here ti do mund te me kesh...kur te lodhesh fort,mund dhe te flesh...zemer moj trimereshe,kur tet nevojitet mund dhe te shfresh,,,zemer e kuqe flake,pse te pata ty x hak?!
 
Titulli: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

Zemra ka arsye qe arsyeja nuk mund t'i kuptoje.
 
Pe: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

tani ta di dhe un eshte zemra apo qeni qe do nxjeresh per shetitje..ne fillim me pelqey tema por tani...c'ishte kjo?????

Ne fakt kjo i drejtohej komplet trupit tim te mpire nga karrigia e punes ate dite :).....dhe rrahjet e zemres qe ngadalsoheshin nga vapa :)
ishte me shum nje batute :)


Hej te dashur miq, qenka e vertet nje gje....qe Zemra ka vetem dy rruge: o te jet e forte o te jet e dobet ska rruge te mesme....Uroj te keni Zemer te forte te gjithe, ti perjtoni gjerat me zemer te lehte e ti perforconi me zemer te bukur :)
 
Pe: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

Zemra e ''vetmja qe se mbyll gojen''naten....
 
Pe: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

Zemer te ti varet jeta ime...
 
Pe: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

zemer un besoj tek ti dhe tek asnje tjeter ne kete bote !
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Zemër (ti zemër qënke kocka ime e fortë.....Një fjalë zemrës tuaj.)

mes zemres dhe arsyes ne mes nje det: kur perpiqem te arsyetoj mbytem ne ndjenja,e kur dua ty zemer te degjoj ne pendim mbytem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top