Ado
FISEBILIL-LAH
Zelanda e Re njeh Republikën e Kosovës
Zelanda e Re ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës. Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit (agremanit) për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër.
Njoftimin, siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e ka bërë të hënën Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni.
Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/