Zëdhënësja e EULEX-it provokon Fisnik Ismailin

Zyrtarja për informim në zyrën e EULEX-it, Besa F. Domi, ka një ftesë të veçantë për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailin.
Në profilin e saj në Facebook Besa Domi, ka publikuar një fotografi provokative duke i bërë thirrje deputetit Ismaili që të shkojë të luajë me të në fushat e basketbollit në Gërmi.

Ismaili i cili për momentin ndodhet në arrest shtëpiak, ku po e vuan dënimin se hodhi gaz lotsjellës në kuvend për të penguar zhvillimin e seancës plenare, është fans i lojës së basketbollit. Ai shpesh publikon fotografi nga ky vend duke luajtur me miqtë e tij, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, Domi e rikujton se Fisnik Ismaili s’mund t’i përgjigjet thirrjes së saj, sepse do ta thyente ligjin.

Por, a do ta thyente ligjin Fisnik Ismaili për ftesën e Besa Domit? Kjo mbetet të shihet.

Fisnik-Ismaili%20(1).png
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top