Zbuloni shpikesin e “Google Translator?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
sitemgr_photo_4639.jpg


اdo dite qindra milione njerez ne te gjitha anet e botes ia besojne internetit shpresen per te komunikuar ne gjuhe te ndryshme dhe me sakte ia besojne “Google Translator”. Pas kesaj magjie ndodhet nje shkencetar indian, nje djalosh gjenial 33-vjeçar, Ashish Venugopal.

Te shumte jane ata qe ia perdorin shpikjen dhe te pakte jane ata qe kane ndonje informacion ne lidhje me te. Le ta takojme dhe te shohim se cili eshte njeriu qe na ka ndihmuar te kuptojme gjuhet e huaja permes kompjuterit. Ne godinen 43, qe eshte edhe hyrja kryesore drejt sekreteve te botes “Google”, doktor Ashish Venugopal, nje djale i ri ne moshen 33-vjeçare, ndodhet ne tryezen e tij te punes. Ai eshte indian nga shteti i Hyderaab dhe eshte diplomuar per shkenca kompjuterike ne Universitetin Carnegie Mellon. Qe femije i kane pelqyer dhe terhequr shume gjuhet e huaja, gramatika, fonetika dhe misteret qe fshihen pas tyre. Ne shtepi flisnin kater dialekte te indishtes plus anglishten. Femijerine e ka kaluar mes Indise e Singaporit dhe gjithe keto levizje dhe kontakte me gjuhe te veshtira, si dhe atesia e jashtezakonshme ne shkencat kompjuterike perbene perzierjen me te mire te nje gjeniu te ardhshem. Ky eshte gjeniu i “Google Translator”, nje “vegle” qe ka ndryshuar jeten e qindra miliona njerezve, te cilet çdo dite, ne te gjitha pjeset e botes ia besojne internetit shpresen per t’u kuptuar nga ata me te cilet kane lidhje, por nuk ndajne te njejten gjuhe. Ne asnje sektor tjeter nuk mund te perdoresh shkencen kompjuteristike per te realizuar diçka magjike.
A nuk eshte nje magji valle t’ia dalesh te flasesh, te komunikosh permes kompjuterit?


B:gjithcka.al
 
Back
Top