Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën

Zbuloni çfarë duhet të bëni tani për të parandaluar demencën​

Demenca është një nga sëmundjet që mjekët e kanë cilësuar si sëmundja e shekullit. Diçka e tillë vjen si pasojë e përhapjes të shpejtë të kësaj sëmundje që prek trurin. Të gjithë mendojmë se problemet me kujtesën dhe trurin nisin pas të pesëdhjetave.Shiko fotografinë 1911024
Por demenca fillon me degradimin e pjesës frontale të trurit, e ma pas duke u përhapur edhe në pjesë të tjera të trurit. Sipas të dhënave, demenca fillon të tregojë sinjalet e saj paralajmëruese që në moshën dyzetë vjeç. Gjithçka nis me harresën, e më pas avancon duke prekur karakterin, aftësinë për të formuluar fjalë e deri tek aftësia për të lëvizur. Por mjekët kanë arritur në një zbulim në lidhje me gjithçka që mund të bëni për të parandaluar plakjen e trurit.

Këshillat e Mjekëve Për Të Parandaluar Simptomat e Demencës
Gjithçka lidhet me oksigjenimin e organit më të rëndësishëm të trupit tonë, trurin. Sipas të dhënave aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur trupin në formë. Ushtrimi i trupit e mban atë të shëndetshëm, dhe rrjedhimisht edhe truri është më i shëndetshëm. 30 minuta disa herë në javë është plani më i mirë për të nisur rrugëtimin e një stërvitjeje që nuk duhet ndërprerë asnjëherë.
Aerobia është një nga format më të mira për të ndihmuar trupin tuaj që të fuqizohet. Diçka tjetër shumë e rëndësishme është edhe ushtrimi i trurit. Pra lexoni sa më shumë, merruni me fjalëkryqe apo lojëra të cilat vënë në provë memorien tuaj. Të gjitha këto janë të rëndësishme për ta mbajtur trurin tuaj në formën më të mirë.

Gjithashtu edhe pushimi ka rëndësinë e vet. Gjumi është një faktor kyç në rigjenerimin e qelizave të organizmit. Ai i përgatit apo për një tjetër ditë të mbushur me lodhje fizike dhe mendore. Ndaj është e këshillueshme që të mundoheni të flini 6-8 orë gjatë natës. Kështu do të rikuperoni të gjithë energjinë e harxhuar nga dita e kaluar./AgroWeb.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back