Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes ka mundur të fotografojë me celular pajisjen e përgjimit, montuar në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes, 100 metra larg murit të ndërtesës së Partisë Socialiste.
Në këtë distancë kjo pajisje arrin të interceptojë çdo bisedë telefoni celular që vihet në përgjim. Kjo pajisje është e lëvizshme dhe ajo mund të pozicionohet edhe pranë ndërtesave të institucioneve të tjera.
Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar personalisht në shkurt të vitit 2011 blerjen e kësaj pajisjeje me vlerë 1.586.000 euro për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë dhe diplomatë të huaj në Tiranë.
Në listën e të përgjuarve janë përkohësisht dhe ministra dhe drejtues të lartë të qeverisë, përfshi dhe Ilir Metën. Në përgjim kanë qenë po ashtu dy zyrtarë të lartë të ambasadës së SHBA në Tiranë, një diplomat i lartë italian si dhe diplomatë të tjerë të OSBE dhe Bashkimit Evropian.
Ana tjetër korruptive e çështjes është se kjo pajisje kushton vetëm 400.000 euro dhe blerja e përdorimi i saj nga Shërbimi Informativi Ushtrisë është në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për përgjimet.
Pra, zoti Imami duhet të hetohet dhe gjykohet si spiun i paligjshëm dhe hajdut.
Burimi: tema