Në fotot që shihni më poshtë, është vila supergjigande, superluksoze e super e shtrenjtë e Benet Becit, kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në fakt, duket se vetë zoti Beci, i cili do të jetë edhe kandidat i PD për qytetin e Shkodrës, nuk ka harxhuar asnjë lekë.
Vila e shtrirë mes pemëve, në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, është shumë kate dhe është bërë me firma private, më së shumti firma, të cilat kanë marrë rrugë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe gjendet në zonën e fshatit Prush, pak kilometra larg Tiranës, sa kalon zonën e Kombinatit.
Jo vetëm kaq, dera e hekurit e portës së jashtme, siç shihet edhe nga fotot, nuk i lejon askujt të afrohet. Dhe për me tepër, vetë banorët thonë se muajt e fundit është rritur intensiteti i ndërtimit për përfundimin në kohë të kësaj vile.
Sipas burimeve, vetë zoti Benet Beci ka kërkuar një kuti të veçantë edhe nga CEZ në mënyrë që edhe energjinë elektrike ta ketë të shkëputur nga zona e Prushit.
Madje kohët e fundit, ka bërë aplikim për të marrë një linjë të posaçme të dedikuar me më shumë fuqi.
E ndërkaq, gjithçka është e telekomanduar, që nga porta e jashtme e deri tek ndriçimi i brendshëm i vilës.
Banorët e Prushit janë të kënaqur vetëm me faktin se për hatër të kësaj vile, është shtruar edhe rruga e fshatit dhe duket qartë edhe nga fotot se aty po punohet me ritme të shpejta. Sidoqoftë, duket se një milioner si Benet Beci, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, tani para zgjedhjeve, është duke përfunduar vilën më luksoze që është bërë deri më tani në rrethinat e Tiranës.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit funksionon praktikisht si bankë private e PD-së, pasi financon me tender përmes përzgjedhjes rrugë malore.//TemaOnline