Zbulohet varreza e jashtëtokësorëve gjigant?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Një ekip arkeologësh kanë zbuluar në Afrikën e mesme një vend në të cilin janë varrosur krijesa të panjohura, ndërsa ata janë gati se të bindur se aty janë varrosur njerëz. Varreza është e vjetër të paktën 500 vjet, ndërsa afër nuk janë gjetur mbetje njerëzore.

Në rreth 40 varreza shkencëtarët kanë zbuluar mbi 200 trupa të ruajtur shumë mirë të një specie të panjohur, shkruan gazeta ruse Pravda.ru. Të gjitha këto krijesa besohet se janë të gjatë dy metra, kanë një kokë jo proporcionale shumë të madhe në krahasim me trupin, ndërsa nuk kanë buzë, hundë ose sy.

Shkencëtarët besojnë se bëhet fjalë për një lloj jashtëtokësorësh të cilët fluturuan deri në Tokë, por nuk ishin imunë ndaj viruseve në tokë, të cilët mbytën udhëtarët e pafat. Por edhe pse ka të tillë që besojnë fort në këtë teori, tash për tash në afërsi të varrezës nuk janë zbuluar kurrfarë shenja të fluturakeve me prejardhje jashtëtokësore. Edhe pse duket befasuese ky nuk është zbulimi i parë i tillë arkeologjik. Një grup shkencëtarësh kinezë ka hasur në një vend të tillë më 1937 kur në shpellat e maleve gjetën eshtrat me kafka të ngjashme.

Me këtë rast afër trupave janë gjetur edhe vizatime të pazakonta të yjeve, Diellit dhe trupave tjerë qiellorë, si dhe disqe prej guri me të cilat besohet se ishte shkruar rrëfimi për ngjarjen interesante. Shkrimi është deshifruar vite më vonë, ndërsa thuhet se përshkruan ngjarje të cilat janë zhvilluar para rreth 12.000 vitesh, kur objekti fluturues ra në rajonin malor ku janë zbuluar eshtrat.

2zemra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top