Love
βeℓℓe â๓e
Ekspertët janë na prag të zbulimit të një vaksine kundër virusit të sëmundjes së rrezikshme Ebola, bën të ditur DW. Bima e ndryshuar gjenetikisht e duhanit mund të ndihmojë për prodhimin e vaksinës kundër këtij virusi të rrezikshëm.
Virusi që shkakton sëmundjen Ebola është një prej viruseve më të rrezikshëm ngjitës në botë.
Shiko fotografinë 1728438
Për këtë shkak janë përcaktuar masa jashtëzakonisht strikte për ata që merren me hulumtimin e këtij virusi. Të gjitha provat me këtë virus duhet të bëhen në laborator me një shkallë të lartë sigurie.
Shkencëtarët që po hulumtojnë vaksinën e mundshme kundër këtij virusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës detyrohen që t’i sjellin minjtë për eksperimentenga Arizona në Fort Detrick në Maryland, në një laborator të ushtrisë amerikane, i cili mbahet nën masa të jashtëzakonshme sigurie. Vetëm një ditë pas infektimit të minjve ata do të duhej të kishin ngordhur, por mbi 80 % prej tyre kanë mbijetuar, thotë Charles Arnzten, nga Universiteti Arizona State.
Kompleksi imunologjik që siguroi sukses
Charles Arnzten dhe ekipi i tij kanë zbuluar një kompleks imunologjik, i cili duket se ndihmon në shërimin e kësaj sëmundjeje. Kompleksi përbëhet nga një pjesë e vogël e antigjenit të virusit të sëmundjes Ebola dhe nga antitrupat. Vaksina prodhohet prej gjeneve të modifikuara të bimës së duhanit e cila mund të ruhet në depo pa ndonjë problem të madh.
Kompleksi i tillë imunologjik mund të shkaktojë një rradhë të tërë reagimesh imunologjike. Për trupin ky kompleks duket sikur edhe virusi i Ebolës, thotë Arnzten. Hulumtuesit i kanë shtuar fillimisht kompleksit një masë që forcon veprimin e tij tek mijtë. Më pas mijtë janë infektuar me virusin Ebola. Katër nga pesë mijtë e infektuar e kanë mbijetuar, pas marrjes së kësaj vaksine.
Ka dhe një vaksinë tjetër
Por ka dhe rrugë të tjera që çojnë tek suksesi. Në Kanada disa ekspertë kanë zhvilluar një vaksinë tjetër, e cila një herë është përdorur edhe tek njerëzit. Dy vjet e gjysëm më parë është lënduar rastësisht një virologe e Hamburgut me gjilpërë dhe ndoshta është infektuar me Ebola. Sa për siguri ajo ka marrë një vaksinë me këtë medikament, i cili është tekstuar më parë tek majmunët. Pas disa javësh ajo ka mundur të largohet nga stacioni i pacientëve të izoluar, ku ishte dërguar për shkak të mundësisë së infektimit të personave të tjerë. E paqartë ka mbetur nëse ajo me të vërtetë ishte infektuar me virusin Ebola, por është e sigurt që vaksina ka shkaktuar reagime imunologjike në trupin e saj.
Vaksina nga Kanadaja ende nuk ka marrë leje për shitje sepse duhet të bëhen teste të tjera. Por ruajtja e kësaj vaksine është më e vështirë se komopleksi imunologjik i prodhur prej bimës së duhanit nga ekspertët amerikanë. Në rastin e parë duhet kontrolluar rregullisht nëse kualiteti i vaksinës është në rregull.
Deri tani nuk ka prova klinike
Ekspertët ende nuk mund të thonë nëse kompleksi i prodhuar në Arizona mund të veprojë edhe tek njerëzit. Ata nuk e dinë ende nëse ky kompleks imunologjik mund të veprojë tek personat që janë infektuar, apo mund të përdoret vetëm si masë për parandalimin e infektimit me këtë virus.
Charles Arnzten shpreson se në të ardhmen do të ketë në spitale edhe këtë kompleks imunologjik dhe antitrupa që mund të përdoren për shërimin e sëmundjes Ebola. Eksperti amerikan shpreson se këto masa mund të shpëtojnë jetën e atyre që janë infektuar më këtë virus vdekjeprurës. Përdorimi i kësaj vaksine dhe i kësaj metode shërimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në veçanti në vendet e Afrikës Qendrore ku virusi është më i përhapuri.
Burimi: lajme.org