Zbulohet thesari më i madh i monedhave ilire në Evropë.

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

26689_130093070353996_100000599106953_246652_4684403_n.jpg

Me rastin e fillimit të sezonit të gërmimeve arkeologjike që zhvillohen në kuadër të projektit :”Risinium-prijestonica kraljice Teute”(Risiniumi-selia e mbretëreshës Teutë) të cilin tash e 11 vjet e realizojnë bashkërisht arkeologët malazias dhe ata polak, në Risan të Bokës së Kotorit në Mal të Zi , në lokalitetin Carine u zbulua thesari i monedhave ilire i në një enë prej balte të pjekur.

Në enë janë gjetur mbi 4600(katër mijë e gjashtëqind) monedha me legjenda(mbishkrime) që tregojnë që i kishte prerë mbreti ilir Balaj ose Balej(gr.Balaios).Monedhat i përkasin periudhës ilire dhe datohen në shekujt III-II para erës sonë kur Risiniumi antik ishte seli mbretërore në kulm të zhvillimit ekonomik.

Sipas arkeologut polak Pjotër Diçek nga Universiteti i Varshavës ky është thesari me i pasur (me numër më të madh të monedhave të zbuluara në një vend) i gjetur deri tash në Europë. Duket se monedhat janë fshehur në rast të ndonjë rreziku në të mirën, për kët flet edhe fakti që ena me monedha është zbuluar në lokalitet me 4 shtresa, njëra nga të cilat ka gjurmë të djegies (ndoshta si pasojë e veprimeve luftarake).

Zbulimi i këtij thesari dëshmon pos të tjerash që Risiniumi ishte jo vetëm seli mbretërore e Teutës, por më vonë edhe seli e mbretërve të tjerë ne mesin e të cilëve ishte edhe mbreti Balaj i cili sundonte nga ishulli Faros (Hvari i sotëm në Dalmaci) por duket se për një kohë kishte selinë edhe në Risinium ku edhe sipas të gjitha gjasave kishte dhe punëtorinë monedha-prerëse në të cilën preheshin monedhat të cilat bartnin emrin të shoqëruar me titullin mbretëror të mbretit Balaios.


Ketu e gjeten monedhat gjate germimit
Shiko fotografinë 1726679

ora lajme
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top