Zbulohet skema e arratisjes, “Panorama”: Armët u futën në burg të fshehura në frigori

cent

...Lontano
Gazeta “Panorama” zbardh ne nje nga kryeartikujt e sotem planin e arratisjes se 7 te denuarve, nga burgu i sigurise se larte ne Drenove te Korces.

Sipas “Panorames” katër armët e përdorura nga shtetasit Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi i dënuar përjetë, Gëzim Guri
i dënuar përjetë dhe Gëzim Toma, i dënuar me 12 vjet burg, kanë qenë dy pistoleta dhe dy armë automatike kallashnikov.

“Panorama” shkruan me tej se armet me municionin janë futur në
burg të çmontuara në pjesë të vogla, të cilat ishin paketuar mirë dhe vendosur brenda një frigoriferi. “Kjo pajisje mësohet se është futur rreth muajit gusht në Burgun e Drenovës dhe është dërguar në qelinë e Admir Tafilit. Futja e pajisjes është bërë në kohën e verës, kur burgjet “liberalizojnë” futjen e frigoriferëve
ose freskueseve në qelitë e të dënuarve, kur ato u dërgohen nga familjarët
për shkak të vapës”- shkruan gazeta.

Një plan i menduar prej kohësh deri në detaje, përvoja në arratisje të mëparshme dhe guximi për t’u përballur me rrezikun u ka dhuruar lirinë shtatë të dënuarve që u arratisën nga Burgu i Drenovës të shtunën pasdite. Organet e hetimit dhe Ministria e Drejtësisë e kanë të qartë skemën e përdorur në momentin e daljes së të dënuarve nga burgu, ndërsa po zbardhin hap pas hapi edhe planifikimin paraprak të arratisjes nga protagonistët e saj.
/Panorama
 
Titulli: Zbulohet skema e arratisjes, “Panorama”: Armët u futën në burg të fshehura n

Ky problem esht konstatuar ktu e 1 vit me pare ne nje reportazh te Top Channel ku ne Shqiperi fusnin me metoda te paimagjinuara ne burgje te sigurise larte si i Fushe Krujes,Shenkollit... telefona ne çdo qeli e arme te ftohta.
Dhe Zan Caushi kishte telefon e arme te ftohta ne qeli,bile komentonte dhe neper Facebook. (ky njeri vetem ne burgjet e sigurise larte eshte dhe ka telefon)

Dhe ne burgjet e Europes futen telefona,dhe kete e kam me fakte...
Ne burgjet e sigurise larte eshte e domosdoshme te ket Skaner qe te evitendoj sende te dyshimta ne ushqime dhe çdo lloj sendi qe futet nga jasht. Gardianet kur te marrin turnin te kalojn ne Skaner (si ato te aeroportit) dhe merr fund kjo marrezi.
Te burgosurit e burgjeve Shqiptare jan me nje mazhorance te larte per vrasje dhe ne rast arrtisje kto individe s'do u ndalnin ne derdhjen e gjakut.
 
Titulli: Zbulohet skema e arratisjes, “Panorama”: Armët u futën në burg të fshehura n

Kapet në Greqi i arratisuri Gëzim Toma

1421519_10151889875437819_1724567870_a.jpg


Kapet një tjetër i arratisur nga burgu i Drenovës disa ditë më parë. Pas katër ditësh kërkime intensive, policia greke ka rënë në gjurmët e 3 të arratisurve nga burgu i Drenovës dhe ka arritur të arrestojë të dënuarin, Gëzim Toma.

Mësohet se i dënuari Toma është kapur në fshatin Elaptora në Greqi, ku mendohet se janë fshehur edhe dy të arratisurit e tjerë Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj.

Përpara arrestimit të Gëzim Tomës, policia greke dhe 3 të dënuarit janë përleshur me armë në malet e Kosturit.

Të arratisurit Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lula kanë mundur të largohen, ndërsa Gezim Toma ka rënë në prangat e policisë greke.
Mapo
 
Titulli: Zbulohet skema e arratisjes, “Panorama”: Armët u futën në burg të fshehura n

Si ka mundesi shumica thon qe jam i pafajshem?! Ta mendosh sikur eshte e vertet kjo qe thone a nuk eshte tortur te vuash vite burgu kur nuk ke lidhje me krimin.... Drejtesia cop cop ...
 
Back
Top