Zbulohet skeleti 100-vjeçar ne Apoloni

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një skelet i varrosur rreth 100 vjet me pare, është zbuluar ne qytetin antik te Apolonisë. Punimet për pastrimin ne seksionin A, ku ndodhet mozaiku kane nxjerre ne drite eshtrat. Pranë tyre është gjetur edhe një monedhe e prodhuar ne vitin 1918. Pas njoftimit nga arkeologet kane mbërritur ekspertet e policisë, ndërsa skeleti është dërguar për ekspertize mjeko ligjore ne institutin kriminalistik ne Tirane. Paraprakisht dyshohet qe eshtrat ti përkasin njërit prej tre dëshmoreve te monumenteve te vrare ne fillim te shekullit te kaluar. Ky skelet dhe gjetja e monedhës qe daton ne vitin 1918 hedh hipotezën qe mund te jete i njërit prej tre dëshmorëve te monumenteve te vrare ne këtë vend nga pushtuesit austriake. Ne vitin 2000 gjate gërmimeve qe ka kryer ne këtë seksion ekspedita e përbashkët shqiptaro-franceze janë gjetur edhe dy skelete te tjerë prej arkeologeve, te cilët me pas janë varrosur ne varrezat e fshatit. Ne këtë vend ne Gusht te vitit 1918 janë pushkatuar prej forcave austriake gjate Luftës se Pare Botërore Kamber Benja nga Përmeti, Abaz Taushani nga Elbasani dhe Bexhet Manastiri ne përpjekje për mbrojtjen e monumenteve te kulturës qe po grabiteshin nga pushtuesit. Për këtë ngjarje ne vitin 1980 është prodhuar edhe film i titulluar Dëshmoret e Monumenteve
V+

 
Pe: Zbulohet skeleti 100-vjeçar ne Apoloni

Interesante...sa te qendrueshme kockat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top