Zbulohet proteina që bllokon përparimin e virusit HIV

ShkodranNe

Dwell in possibility
424947_376102375734523_141388129205950_1618212_1837493421_n.jpg


Një grup studiuesish amerikanë, të "New York University Langone Medical Center", kanë zbuluar një proteinë që është në gjendje të mbrojë qelizat nga infeksioni i virusit HIV, i cili prek sistemin imunitar tek njeriu. Zbulimi pritet të shërbejë për studimin e strategjive të reja farmakologjike për të ngadalësuar progresin e sëmundjes.

Kërkimi i tyre u fokusua mbi një proteinë të quajtur SAMHD1. Qelizat imunitare që përmbanin këtë proteinë rezultojnë rezistente ndaj infeksionit. Proteina është në gjendje të pengojë dublikimin e virusit HIV brenda qelizës. "Proteina SAMHD1, në një farë mënyre, e lë pa ushqim virusin. Pasi virusi ka hyrë brenda në qelizë, atje nuk ndodh më asgjë. Ai nuk ka asgjë se me çfarë të dublikohet. Në këtë mënyrë, ADN-ja virale nis të rindërtohet", shpjegon dr.Nathaniel Landau, bashkëautor i studimit.

Në këtë mënyrë, forma më e zakonshme e HIV-it nuk arrin të infektojë këto qeliza. Studime të mëtejshme - shpjegojnë shkencëtarët ? mund të përqëndrohen në kërkimet për të shtuar sasinë e proteinës SAMHD1 në qelizat ku ajo mungon.

"Viruset janë mjaft të afta për të sulmuar mbrojtjen tonë imunitare. Ato mund të evoluojnë shumë shpejt dhe kanë zhvilluar mënyra të ndryshme për të sulmuar sistemet tona të mbrojtjes. Kjo është një lloj lufte evolutive, e cila për fat të keq fitohet zakonisht nga viruset. Duam të kuptojmë se si lufton ′armiku′, në mënyrë që ta mundim me zgjuarsi", shprehet dr. Landau.//albeu.com//

 
Re: Zbulohet proteina që bllokon përparimin e virusit HIV

Sa mire, me ne fund, se gjynah disa ndahen nga jeta te rinj fare, per shkak te HIV :)
 
Back
Top