Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet nxitesi qe ndikon ne pjellorine e femrave

Shiko fotografinë 1728093

Disa studiues britanikë kanë zbuluar një enzimë që vepron si nxitës biologjik për të rregulluar fertilitetin e grave. Quhet SGK1 dhe një prani e tij me nivel të lartë në mitrën e gruas është i lidhur me origjinën e infertilitetit, ndërsa një nivel i ulët ndikon në abort. Domethënë, kjo enzimë ka një rol themelor në të dy rastet.
Duhet thënë se mesatarisht 1 në 6 gra kanë vështirësi për të qëndruar shtatzënë, ndërsa 1 në 100 has aborte spontane. Ja që ky zbulim i ri mund të zgjidhë problemet relative me vështirësitë e ngjizes, apo abortet spontane. Kërkimi është koordinuar nga Jan Brosens, i cili ka udhëhequr ekipin e kërkuesve të Universitetit të Warwick me qëllimin për të analizuar lëndën që vjen nga mitra femërore. Sudimet e kryera nga “'Imperial College” në Londër, duket se kanë dhënë rezultate aq të rëndësishëm, sa që janë publikuar në revistën prestigjioze “Nature Medicine”. Veçanërisht, ekspertët kanë zbuluar se celula vepron më mirë (domethënë duke sjellë shtatzaninë), në rastin kur përqendrimi i enzimës SGK1 në membranën e mitrës është tepër e ulët. Gjithsesi në një moment të mëtejshëm, sasia e enzimës SGK1 duhet të shtohet në përkim me fazën ku membrana e mitrës do të bashkohet me trofoblastin, duke krijuar atë që njihet si placenta, e cila ka detyrë të ushqejë fetusin. Nëse enzima do të gjendej në sasi të ulëta në atë fazë, rrisku i abortit spontan do të ishte më i madh në krahasim me rastet kur sasia e enzimës paraqitet më e lartë./BBC/
 
Pe: Zbulohet nxitesi qe ndikon ne pjellorine e femrave

Flmd per informacionin Doktoreshe...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back