Zbulohet mashtrimi më i madh me kompiutera

redi-

Anëtar i Respektuar
Prokurorët amerikanë kanë zbardhur rastin më të madh të mashtrimit në historinë amerikane të vjedhjes së identitetit, nëpërmjet ndërhyrjes në kompjutera. Albert Gonzales një prej piratëve më të mëdhenj informatikë të botës, është vetëm 28 vjeç por ka vjedhur më shumë se 130 milionë detaje të kartave të kreditit dhe debitit. Që nga fillimi i tetorit 2006 dhe dy persona të tjerë rusë ndërhynë ilegalisht në sistemet kompjuterike të një kompanie që merret me pagesë kartash, një seri dyqanesh të grupit 7 njëmbëdhjetë dhe një grup supermarketesh. Synimi sipas prokurorisë ka qenë shitja më pas e këtyre të dhënave. Nuk është hera e parë që pirati 28-vjeçar është përfshirë në një krim të tillë. I riu në fakt ish-informatori i Shërbimeve Sekrete ishte prej pak kohësh nën proces bashkë me 10 persona, sepse kishte arritur të futej në rrjetin e disa kompanive të njohura si ajo e Hannaford Brothers kur arriti të vjedhë të dhënat e 4.2 milionë kartave
 

Attachments

  • MINI_COMPUTER.jpg
    MINI_COMPUTER.jpg
    3.8 KB · Shikime: 10

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top