Shkencëtarët kanadezë e kanë gjetur ilaçin kundër kancerit, por kompanitë e mëdha farmaceutike e injorojnë atë,s e pse nuk mund ta patentojnë dhe të fitojnë pastaj shuma marramendëse nga kjo.
Shkencëtarët e Universitetit Albert në qytetin Edmondton të Kanadasë gjatë disa viteve të fundit kanë shëruar kancerin me ndihmën e preparatit DCA (dykloracetatit), që tash sa kohë përdoret kundër çrregullimeve të metabolizmit. Për këtë ilaç nuk nevojitet patenta, kështu që çdokush mund ta përdorë shpejt dhe lirë, për dallim nga ilaçet e shtrenjta të kompanive të mëdha farmaceutike.
Sipas mediumeve botërore, shkencëtarët kanadezë e kanë testuar DCA-në në qeliza njerëzore të injektuara në minj dhe ky preparat ka arritur t’i shkatërrojë qelizat e kancerit të mushkërive, të gjoksit dhe trurit, me ç’rast qelizat e shëndosha kanë mbetur të padëmtuara.
Dykloracetati në luftë kundër qelizave të kancerit nxit mitohondritë, qelizat përgjegjëse për prodhimin e 95 për qind të energjisë së që i nevojitet organizmit. Ky efekt lejon riaktivizimin e procesit që quhet apoptozë. Mitohondritë përmbajnë në vete programin për vetshkatërrim, i cili aktivizohet kur bëhet fjalë për qelizat e kancerit. Pa apoptozë, tumoret rriten shpejt dhe pa kontroll, sepse qelizat e tyre refuzojnë “të shuhen”. Mitohondritë funksionale dhe të aktivizuara, në saje të DCA-së, e aktivizojnë këtë proces dhe thjesht vrasi qelizat e kancerit.
Kompanitë farmaceutike nuk investojnë në këto hulumtime sepse metoda e shërimit me DCA nuk mund të patentohet, kurse pa këtë ato as nuk mund të fitojnë shuma të majme.Kosvalbaner ju sjell kete lajm te botuar ne “Koha” dhe te tranmsetuar ne RTK
Burimi: Kosovalbanian