Zbulohet identiteti i kanibalit që tronditi Amerikën

Ky është personi që shqeu me dhëmbë fytyrën e një tjetri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 31 vjeçari i pastrehë Rudy Eugene dyshohet se ishte nën efektin e një forme të re tepër të fuqishme dhe të rrezikshme të drogës LSD.

Viktima e tij, një tjetër i pastrehë, i zhveshur po ashtu, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mjekët thonë se atij i janë shqyer sytë dhe hunda.

Të dy ishin të zhveshur dhe ekspertët thonë se kjo ka ndodhur për shkak se droga LSD ua ka rritur ndjeshëm temperaturën e trupit. Organet e brendshme sikur ziejnë nën efektin e saj.

Ngjarja ndodhi në Majemi, buzë një rruge. Nuk u gjet asnjë armë pranë të dyve, çka të bën të dyshosh se ai e ka vënë poshtë viktimën duke përdorur forcën e trupit.

Policia i bëri thirrje 31 vjeçarit disa herë që të largohej nga fytyra që po shqyente, por ai bëri disa zhurma si të një kafshe të egër, ndërkohë që në gojë kishte copa mishi.
kanibali.jpg


/g/tema/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top