Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohet gjeni shkaktar i diabetit të Tipit 2

Më tepër se 200 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti i Tipit 2, një çrregullim i rëndë e ndoshta vdekjeprurës, që kufizon aftësinë e trupit për ta shndërruar sheqerin në energji.

Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon që vdekjet e shkaktuara nga diabeti të dyfishohen deri në vitin 2030.

Por një studim i ri mund të ndihmojë në ndryshimin e kësaj prirjeje. Studimi ka gjetur një ndryshim të veçantë të gjenit në rreth 10 për qind të njerëzve me Diabetin e Tipit 2 në SHBA dhe në Evropë, transmeton Zeri i Amerikes.Studimi le të kuptohet se të paktën disa njerëz mund të mësojnë në se janë të rrezikuar të kenë diabet, që do të thotë se ata mund të kërkojnë trajtim në fazat e para dhe ndoshta të shmangin prekjen nga kjo sëmundje.

Diabeti është një sëmundje që prek njerëzit si në vende të varfëra, edhe në ato të pasura. Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më tepër se 80 për qind e vdekjeve nga diabeti ndodhin në vendet me të ardhura të pakta dhe mesatare. Mosha dhe obeziteti janë dy faktorë rreziku për Diabetin e Tipit 2. Një tjetër faktor është historia familjare. Dr. Ira Goldfine ka studuar ADN-në e njerëzve me dhe pa diabet. ”Diabeti është një sëmunjde tepër e rëndësishme, e cila po shtohet në çdo vend të botës. Dhe ne duhet ta dimë se çfarë e shkakton atë. Duhet të gjejmë mjekime më të mira për këtë sëmundje,” thotë studiuesja.

Kur një person ka Diabet të Tipit 2, trupi nuk është i aftë ta shndërrojë sheqerin në energji. Kur sheqeri krijon rezerva në gjak, kjo mund të shkaktojë komplikacione të rënda, përfshi vdekjen. Kjo është arsyeja përse njerëzit me diabet duhet të masin nivelin e sheqerit në gjak.

Në studimin e tyre mbi ADN-në, Doktoresha Goldfine dhe kolegët e saj zbuluan diçka të re.

Burimi : Zeri i Amerike

263513_242581085753320_141388129205950_1116207_3673062_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back