Zbulohet “droga” e tumoreve

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1730594

Një proteinë që nuk mund të ekzistojë në kushte normale, fryt i një përzierjeje vdekjeprurëse, është në gjendje të shpërthejë një tumor, ta ushqejë atë dhe ta lidhë pas vetes, duke e vënë plotësisht nën varësi.

Por kjo mund të bëhet edhe një “thembër Akili” për tumoret: duke goditur atë mund të sulmohet “zemra” e kancerit. Mekanizmi, i përshkruar në revistën “Science”, është zbuluar në tumorin më agresiv të trurit, glioblastomës, që mendohet të jetë në bazë të formave të tjera tumorale. Zbulimi, që lejon revolucionarizimin e terapisë duke e bërë gjithmonë e më të personalizuar, është bërë nga grupi i “Columbia University” të New York, i koordinuar nga Antonio Iavarone dhe Anna Lasorella.

Sipas Iavarone eksperimentimi mbi njeriun mund të bëhet së shpejti, sepse medikamenti po përdoret kundër një forme leuçemie, shkruan Shqip.

Për autorët e studimit nuk ka dyshim se po shkohet gjithmonë e më tepër drejt mundësisë për ti përcaktuar tumoret malinje, si sëmundje gjenetike dhe jo si sëmundje të lidhura me një organ. “Droga” e tumoreve quhet FGFR-TAا, prej inicialeve të dy proteinave prej nga kanë origjinën.

Zbulimi është bërë fal një algoritmi të shpikur nga eksperti i “Bioinformatica”, Raul Rabadan, që ka lejuar analizimin e hartës së ADN-së së tumorit.
 
Titulli: Zbulohet “droga” e tumoreve

Pinky duhet te vendosesh fontin nga ku e ke marre kete artikull, pasi respektojme te drejten e autorit :).
 
Titulli: Zbulohet “droga” e tumoreve

Pak a shume e kuptova por se si ka ndodh skutpova gje, gjithsesi uroj te jete edhe ky nje hap i madh i rendiseshem :)
 
Titulli: Zbulohet “droga” e tumoreve

ashtu shpresojm te jet hap i rendesishem se mos na dali tjeter deshtim
 
Titulli: Zbulohet “droga” e tumoreve

"Droga" nga titulli nga anglishtja "drugs", sipas kontekstit, mund te perkthehet ILAC ose droge, e ne kete teme eshte e qart qe flitet per nje ilace, e asesi per nje droge.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top