Zbulohet “Atlantida e Britanisë”: Një shtet i zhytur i tëri në det

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Doggerland -Një shet i mbytur rreth 18.000 p.e.r dhe 5.500 p.e.r, i cili shtrihej që nga Skocia Veriore, deri përballë Danimarkës poshtë një rryme gjigande siç transmeton Channel Islands.


Doggerland-300x226.jpg



Ishte shtëpia e qindra mijërave njerëzve!
Tashmë, pas 15 vjetësh studimesh, historia e Doggerland do të prezantohet në seminarin vjetor shkencorë të Royal Society.

Shkencëtarët, besojnë se zona në fjalë dikur, ishte “zemra” e Europës dhe se ajo u godit nga një cunam shkatërrues, i cili ishte dhe shkaku i fundosjes së tij.

Prof. Dr. Richard Bates, i Sektorit të Gjeofizikës në Universitetin e St. Andrews në Skoci, deklaroi: “Kemi menduar gjithë këto vite për themelet e humbura të këtij vendi, ndërsa gjetjet nga peshkatarët në gjithë Detin e Veriut, janë të shumta. Do mundohemi të rishfaqim nga e para atë që humbi atëherë dhe me se ajo ngjante. Jemi në gjendje të formojmë florën dhe faunën, me qëllim që t’i japim një pamje ashtu siç njerëzit në lashtësi që jetuan aty. Kështu, do fillojmë të konceptojmë më mirë disa nga ngjarjet më tragjike që ndikuan në ndryshimin e terrenit në atë vend, duke përfshirë dhe detin që ngriti një cunam shkatërrues”.

Programi i studimit është një bashkëpunim ndërmjet Prf. Dr. Richard Bates i Universitetit St. Andrews dhe kolegëve të tij nga universitetet e Aberdeen, Birmingham, Dundee dhe të Uellsit, St David.
Studimi shkencorë do të zbuloi një histori e një të kaluare tragjike, që u karakterizua nga ndryshimi drastik klimaterik.

Ekspozita në këtë simpozium, do të pasqyrojë, ose thënë ndryshe do të kthej pas jetesën e popullsisë, të Mezolitit në Doggerland ndërmjet sendeve dhe strukturave të zbuluara në thellësi të detit.

Ekrani interaktiv i cili shqyrton peizazhin e humbur të Doggerland dhe përfshin gjetjet nga periudha të ndryshme, që do të përfaqësohen në ekspozitë me copa stralli, që u përdoren nga njeriu, si një mjet për kafshët që banuan në këto toka.

Zbulimet tregojnë një imazh të tokës, me male e fusha, me liqene, këneta, deje dhe lumenj. Ekipi i studiuesve, aktualisht studion më shumë të dhënat rreth sjelljes së popullsisë në atë epokë duke e pasqyruar nëpërmjet zbulimeve që ata kanë bërë./alb-observer.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top