Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohen sy bionik që kthejnë shikimin tek të verbrit

Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbrit.

Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.
Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamerë të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.

Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek اouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbrit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind. /voa//Alsat-m/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back