Zbulohen qelizat përgjegjëse për artritin reumatoid

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Zbulohet identikiti i artritit reumatoidë. Një grup shkencëtarësh të Universiteti Katolik të Romës ka arritur të zbulojë tipin e qelizave T, të cilat shkaktojnë artritin reumatoid, një sëmundje autoimune invalidueze, që prek një person në 100, sidomos gratë. Si të gjitha sëmundjet autoimune, karakterizohet nga fakti që mbrojtjet e sistemit imunitar të trupit tonë (linfocitet) në vend që të luftojnë agjentët patogjenë të jashtëm, sulmojnë qelizat e organizmit, të cilat duhet t’i mbrojnë.
“Sot nuk ekziston një metodë për të ndjekur linfocitet T te pacientët autoimunë, sepse këta janë konsideruar gjithmonë përgjegjës për shfaqjen e sëmundjes”, shpjegon Francesco Ria, profesor i asocuar në Institutin e Patologjisë së përgjithshme në Universitetin Katolikë të Romës, një prej autorëve të artikullit të publikuar në numrin e fundit të “Arthritis Research & Therapy”. Duke nisur nga një studim që kanë kryer te një grup minjsh, është arritur të gjendet një mënyrë për të ndjekur qelizat T, përgjegjëse për artritin reumatoidë edhe te njeriu.
Inflamacioni që shkakton artritin reumatoidë prek fillimisht kartilagon, që përbëhet nga proteina, në brendësi të të cilave vendosen qelizat e kockave. “Një prej proteinave më të rëndësishme të kartilagos është kolagjeni. Kjo proteinë është konsideruar gjithmonë objekt, ndaj të cilit shpërthen reaksioni autoimunë. Për këtë është invidualizuar një pjesë kolagjeni, një lloj peptidi”, shpjegon një prej autorëve të artikullit, Gianfranco Ferraçioli, profesor i reumatologjisë në Universitetin Katolik./panorama
 
Back
Top