Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e Keo

Arfenilla

Themelues i Forumit
“Këto struktura të çuditshme, piramida nënujore që gjenden në thellësinë prej 2000 metrash u zbuluan falë ndihmës së sistemit të sofistikuar të sonar-it/hidrolokatrori”, pohuan oqeanologët, Dr. Meyer dhe Verlag.

Ndërkohë, studimet e shumta të kryera për struktura të tjera, siç është ajo e Yonaguni në Japoninë moderne, u mundësuan shkencëtarëve të përcaktojnë se këto dy piramida gjigande përbëhen nga një lloj materiali të ngjashëm me xhamin-kristal. Ato janë vërtet mahnitëse! اdo njëra prej tyre është më e madhe se piramida e Keopsit në Egjipt.

Para pak kohësh, shkencëtarë amerikanë dhe francezë në bashkëpunim dhe me shumë kolegë të tyre nga shumë vende të ndryshme të botës, kryen hulumtime në Trekëndëshin e Bermudes. Pas një kohe të gjatë studimesh, ata pohuan se kanë zbuluar një piramidë e cila qëndron ende në këmbë në fund të oqeanit. Ajo është piramida e parë e zbuluar ndonjëherë në det.

Gjatësia e bazamentit të piramidës arrin 300 metra, 200 metra lartësi dhe distanca nga bazamenti i saj deri në kulm-majë është 100 metra më e lartë nga fundi i detit.alb.

Piramidat-e-Bermudes.jpg




Vorbull-300x202.jpg


Bermudes-1.jpg


Rezultatet e para të këtij studimi tregojnë se kjo strukturë është ndërtuar me xham (kristal?!), pasi është shumë e lëmuar dhe ndoshta e tejdukshme.

Kur flasim për dimensionet e tyre, ajo çka u zbulua para pak kohësh, vërteton se piramidat janë më të mëdha se ato ekzistueset të Egjiptit të lashtë. Në kulm të piramidës, ekzistojnë dy vrima të mëdha, ku në njërën prej tyre, hyn ujë i detit me një rrymë të fuqishme dhe ndërmjet vrimës tjetër, dallgët e rrymës së furishme, krijojnë një vorbull gjigande, duke u bërë shkaktare për krijimin e një mjegulle dhe dallge të madhe rreth saj dhe në sipërfaqen e detit.

Ky zbulim i ri, citon alb-observer.com, i bën shkencëtarët të mendojnë dhe t’i përgjigjen pyetjes se nëse ky fenomen ndikon në anijet dhe avionët që kalojnë aty pranë dhe nëse fenomeni është “fajtor” për gjithë ndodhnitë dhe misteret që ekzistojnë për rajonin në fjalë, pra për Trekëndëshin e Bermudes
 
Pe: Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se piramidat e

ثshtë vetëm një konspiracion si duket.
Sikur të ishte diçka, deri më tani do ta kishin
dërguar ekipazhet sikurse bënë për Titanikun!

Personalisht, nuk besoj se ka diçka aty!
 
Titulli: Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se pirami

Ju kujtoj avionin Rio-Paris para rreth 1 viti qe u zhduk me rreth 230 pasagjere ne bord,pikerisht ne kete "pellg". Shkenctaret s'jan ne rruge te gabuar...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se pi

Ju kujtoj avionin Rio-Paris para rreth 1 viti qe u zhduk me rreth 230 pasagjere ne bord,pikerisht ne kete "pellg". Shkenctaret s'jan ne rruge te gabuar...

U zhduk apo u rrëzua? ( Besoj se ka dallim zhdukja dhe rrëzimi).

Për cilin aeroplan po flet?

Që u rrëzua në Atlantik në vitin 2009?
 
Titulli: Zbulohen piramida gjigande në Trekëndëshin e Bermudes, më të mëdha se pirami

Keshtuqe mjafton vec te mbyllin ato 2 vrima :D
 
Back
Top