Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Zbulohen per here te pare imazhe brenda dhomes se fshehte te Piramides se Madhe

mg21028144.500-6_600.jpg


Hieroglifet brenda dhomes se fshehte

Një robot i dërguar brenda në Piramidën e Madhe te Gizës në Egjipt,ka derguar imazhet e parë te shënjave në murin e një dhome të vogël,pamje që nuk janë parë për 4500 vjet. Ajo ka ndihmuar edhe ne zgjidhjen e polemikave në lidhje me materialin që ekzistonë në piramide, njekohesisht tregon edhe një tjetër "derë", që mund të çojë në një dhomë te fshehur.

Shenjat ne murin e dhomes se lashtë ne brendesi te Piramides,jane mbishkrime të lëna nga ndonjë punëtor apo simbole me rëndësi fetare.

Piramida mendohet të ketë qenë e ndërtuar si varr për faraonin Khufu dhe është e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë ende në këmbë. Ajo përmban tre dhoma kryesore: Oda e Mbretëreshës, Galeria e Madhe dhe Dhoma e mbretit, e cila ka dy tuba(tunele) ajrimi që e lidhin atë me botën e jashtme.

Cuditerisht, edhe pse, ka dy tunele, rreth 20 centimetra me 20 centimetra, që shtrihen nga veriu në jug ne muret Dhomes e Mbretëreshës, ato perfundojne në dyert e gurta para se të arrijnë në pjesën e jashtme të piramidës ( shih diagramin ne fillim).

Funksioni i këtyre tuneleve dhe dyerve te gurta është ende i panjohur, por disa besojnë se një nga dy tunelet mund të çojë në një dhomë të fshehtë. Zahi Hawass , Ministri i Egjiptit i Shtetit për اështjet antikave, e përshkruan dyert,si misterin e fundit te piramidës se madhe.

Disa përpjekje janë bërë për të shqyrtuar tunelet duke përdorur robotet. Në vitin 1993, një robot u vërtit rreth 63 metra në tunel deri në murin jugor dhe zbuloi një derë te vogël guri të vendosur me kunja metalike.

Metali nuk ishte pjesë e ndonjë strukture tjetër te njohur në piramide,keshtu qe zbulimi ndezi spekulimet se kunjat metalike te deres ishin çelësa ose pjercjellsa per furnizim me energji elektrike,pajisje të ndërtuara nga jashtetokesoret.

Perseri në vitin 2002 një tjetër robot ka shpuar nje bllok guri dhe ka filmuar ne një dhomë të vogël të bllokuar nga nje gur i madh.

Tashti një robot qe mbart nje aparat bendy "mikro gjarpër",i projektuar nga inxhinieri Rob Richardson i Universitetit Leeds, UK ,per projektin Djedi(emri i magjistarit te lashte te Egjyptianeve),ka gjurmuar deri tek tunelit nga ku mund te shihet ne te gjitha kendet e dhomes..

Pamjet e marra nga kamera kanë zbuluar hieroglife të shkruara ne me bojë të kuqe dhe vija ne gure masive te gdhendur (Annales Du Service des Antiquités De L'ةgypte, vol 84, ISBN: 978 - 977-704-184-3).

"Nëse këto herioglife do të mund të deshifroheshin,ato mund të ndihmonin Egyptologet,qe punojnë jashtë piramides,per te vertetuar pse ishin ndërtuar këto dhoma e tunele misterioze", thotë Richardson.

"Pikturat me numra te kuq dhe grafitet janë shumë të zakonshme rreth Gizes," thotë Peter Der Manuelian, një Egyptolog në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Arkivit te Gizas në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston. "Ato janë shpesh grafite murale" që paraqesin numra, data ose edhe emrat e grupeve te ndertuesve te lashte."

Nepermjet kameres se projektuar nga Shaun Whitehead të kompanisë se eksplorimit ''Scoutek'' ,është vënë re për herë të parë,nje material i çuditshëm metali.

"Fotot e reja tregojne se këmbët metalike në fund te
deres,permbajne unaza të vogla të bëra bukur, duke na krijuar idene se ata janë më të prirura per lidhje elektrike se sa si dekorative."

Whitehead, i cili ka punuar në bashkëpunim me Dassault Systèmes Vélizy-Villacoublay, ne Francë, shton: "Gjithashtu, pjesa e pasme e" derës "është e lëmuar,kështu që duhet te jete bere nga ndonji tip guri i rëndësishëm. "

Kate Spence , një Egyptologe në Universitetin e Kembrixhit që nuk ishte përfshirë në studim,dyshon se tunelet e ngushtë te piramides nuk mund t'i shërbejnë per asnjë qëllimi praktik, ata janë me siguri simbolike,shton ajo.

"Kunjat metalike te derës jane simbolike , dhe tunelet nga Oda e Mbretëreshës janë të orientuar veri-jug,jo lindje-perëndim, kështu që unë dyshoj se funksioni i tyre është simbolik dhe lidhet me yjet dhe jo me diellin," thotë Kate Spence .

Ndërsa Dhoma e Mbretit fillimisht përmbante sarkofagun e faraonit Khufu dhe ndoshta mumjen i tij,ndersa Dhoma e Mbretëreshës ndoshta nuk përmbante mumjen e një mbretëreshë:sepse gratë e faraonit Khufu u futen ne tri piramidat më të vogla.

Spence spekulon se Oda e Mbretëreshës mund të përmbante një statujë te faraonit ''KA Khufus''. Në këtë interpretim tunelet ishin ndërtuar për të lejuar faraonin Ka Khufu's, apo shpirtin e tij,te kalonte në jetën e përtejme.

Hawass, drejtori i projektit Djedi, thotë se nuk ka piramidë tjetër te njohur,qe të ketë një tunel dhe porte si kjo,thotë ai,dhe se nuk mund të jetë një dhomë e fshehur.

"Dhoma e Mbretit mund të ketë qenë një dhomë bedel, që gjëja më e rëndësishme në mendjen e egjiptianëve të lashtë ishte,se atje ishte dhoma e fshehte e varrimit," thotë ai.

"Ne kemi një histori,ku thuhet që magjistari Djedi u takua me faraonin Khufu, i cili ishte në kërkim për zotin Thoth,kështu që aty mund të gjejmë sekretin e fshehur te piramides. Bazuar gjithmone në se vertete ndoshta ka diçka të fshehur në piramidë."
Burimi: explorerunivers
 
Pe: Zbulohen per here te pare imazhe brenda dhomes se fshehte te Piramides se Madhe

lol ne themi ishalla nuk na zbulojn ndo nje gje brenda nesh ti thua priamid :p:p:p LOL LOL LOL
 
Pe: Zbulohen per here te pare imazhe brenda dhomes se fshehte te Piramides se Madhe

Interesante...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back