Zbulohen kanabis, kapet një 45-vjeçare

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
DELVINE - Pak kohë para se kultivuesit e bimëve narkotike të bëjnë korrjen e tyre, Policia Antidrogë dhe ajo e Rendit ka ndërhyrë duke i shkatërruar ato. Aksionet më të fundit u zhvilluan në rrethin e Vlorës dhe në atë të Delvinës, duke përfunduar në pranga një 45-vjeçare. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Vlorës, bëhet e ditur se e arrestuara është Ollga Haxhiraj, banore e fshatit Oshëtim. Nga kontrolli i ushtruar në parcelën në pronësi të saj janë gjetur të mbjella 151 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa me një lartësi nga 180 deri në 210 cm. Gjithashtu, përreth banesës së saj janë gjetur kërcinj, gjethe dhe lule të bimës narkotike për tharje. Gjatë kontrollit në brendësi të banesës së 45-vjeçares u gjet dhe një armë gjahu çifte, të cilën e mbante pa leje të policisë. Bima narkotike si dhe arma e gjahut u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Ndaj gruas u krye arrestimi në flagrancë, pasi u ngritën akuzat e kultivimit të bimëve narkotike dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë. Sipas burimeve të policisë, aksioni antidrogë do të vazhdojë dhe në ditët në vazhdim, kryesisht përgjatë fshatrave të lumit të Vlorës.
Pas 3 vitesh zbulohen dhe në rrethinat e Delvinës bimë narkotike. Burimet nga Komisariati i Policisë së Rendit në Delvinë bëjnë të ditur se paraditen e së shtunës pas një informacioni të marrë në rrugë operative u organizua operacioni policor dhe zbulimi i bimës narkotike tregoi se informacioni kishte qenë saktë. Për rrjedhojë pas operacionit policor u pa se në vendin e quajtur Pigadhe e Poshtme në malin mbi fshatin Vergo, rreth 15 km larg qytetit të Delvinës, u bë i mundur zbulimi i një sipërfaqeje të mbjellë me 1050 rrënjë bimë narkotike. Bima e drogës ishte e shëndetshme dhe shkonte në gjatësinë e 1.5 m. Po punohet për identifikimin e autorëve. Tre vjet më parë u zbuluan 9 mijë rrënjë kanabis në Delvinë
*panorama*
 
Back
Top