Zbulohen emrat, ja kush do jenë ministrat e qeverisë së re

*deliza*

VIP
V.I.P
Zbulohen emrat, ja kush do jenë ministrat e qeverisë së re​

Ministritë që i takojnë LSI-së, PR-së dhe ndryshimet e tjera në kabinet: Sali Berisha kryeministër, Lulzim Basha zëvëndës i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit. Katër ministritë që do të marrë LSI-ja dhe kush do të jenë ministrat e rinj të PD-së dhe ata që largohen. Zbulohet qeveria PD-LSI ideuar ditët e fundit.Qeveri me bazë të gjerë! Kjo do të jetë pikënisja e kreut demokrat, e cila do të hedhë “themelet” e kabinetit që do të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme. Surprizë në themelimin e kësaj qeverie është përfshirja e një force të majtë në të, si LSI-ja, së cilës do t’i takojë një numër i konsiderueshëm i portofolash ministrorë. Po kështu qeveria do të ketë në përbërjen e saj edhe Partinë Republikane, e cila ka qenë në kabinet edhe mandatin e shkuar. Por ajo që të bie në sy është një gërshetim i figurave që kanë qenë ekzistentë në qeverisje me figura të reja dhe të zgjedhura për herë të parë nga populli. Nga burime brenda selisë blu dhe nga fjalët që qarkullojnë në korridoret e selive, gazeta “Tirana Observer” ka mundur të zbulojë emrat e ministrave që do të formojnë qeverinë “Berisha”. Ndërsa kreu demokrat ka bërë të ditur se emrat zyrtarë do të bëhen publikë në 10-ditëshin e fundit të muajit gusht.

Kabineti​
“Komandanti” i kabinetit të ri ekzekutiv do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Dhe mësohet që zëvendëskryeministër do të bëhet ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ndërkohë që katër portofola ministrorë t’ marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të qeverisë bashkë me Partinë Demokratike. Kështu, në krye të Ministrisë së Integrimit pritet të jetë përfaqësuesi i LSI-së, Edmond Haxhinasto; ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili; ministër i Energjetikës, Dritan Prifti; dhe në krye të Ministrisë së Brendshme do të vihet Sokol Dervishaj. Ndërkaq, që ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të udhëheqë Ministrinë e Jashtme, pasi në vendin e saj do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta. Tek Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Transporteve nuk do të ketë ndryshime, në krye të tyre do të jenë të njëjtët ministra që janë në qeverinë aktuale.

Ndryshimet​
Duket se kabineti i ri qeveritar do të ketë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në format. Kështu, disa ministri janë ndarë për të formuar dy ministri të ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ndarë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me në krye Majlinda Bregun, si edhe në Ministrinë e Turizmit me në krye Albana Vokshin. Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të ndahet në Ministrinë e Ekonomisë me në krye Genc Rulin dhe në Ministrinë e Energjetikës të kryesuar nga Dritan Prifti. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë Genc Pollo, i cili do të zërë vendin Gazmend Oketës dhe në Ministria e Arsimit pritet t’i jepet Myqerem Tafajt, një nga këshilltarët e Berishës për arsimin. Ministër i Punës dhe i Shanseve të Barabarta pritet të jetë Spiro Ksera dhe ministër Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndërkohë që Ilir Rusmali do t’i rikthehet sërish Ministrisë së Drejtësisë.

Sali Berisha
Ashtu sikurse askush nuk e mendon dot ndryshe, Sali Berisha do të jetë sërish udhëheqësi i “ushtrisë” së tij qeveritare. Ashtu sikurse e ka deklaruar dhe vetë, Berisha nuk do të heqë dorë nga politika vetëm kur “ta thërrasë Zoti”. Jo vetëm që nuk është i lodhur, por, për më tepër fitorja i ka dhënë plot energji të reja për të qenë në krye të ekzekutivit.

Lulzim Basha
Ministër i Transporteve, më pas ministër i Jashtëm e tashmë do ta shohim në një këndvështrim të ri, zëvendëskryeministër. E kush më mirë se Lulzim Basha mund të ishte zëvendësuesi i kryeministrit Berisha? Ky është një post që do të afrojë edhe më tej marrëdhënien dhe bashkëpunimin midis tyre.

Jozefina Topalli
Jemi mësuar ta shohim gjithnjë në krye të Parlamentit Shqiptar. Jemi mësuar ta shohim si “komandanten” e 140 ligjvënësve. Por tashmë duket se posti i saj do të ndryshojë. Ajo do të vihet në krye të Ministrisë së Jashtme, ndërsa mësohet se në postin e kryetarit të Kuvendit do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Petrit Vasili
Një ish-zëvendësministri i Shëndetësisë do t’i shkonte shumë përshtat portofoli i ministrit të saj. Petrit Vasli, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, pritet të kryesojë një nga ministritë më të rëndësishme në vend, e cila kërkon një reformim të gjithanshëm.

Sokol Dervishaj
Edhe një tjetër ministri e rëndësishme, si Ministria e Brendshme, pritet të kryesohet nga përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sokol Dervishaj, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak, në Bashkinë e Tiranës, pritët të bëhet ministër i Brendshëm.

Genc Pollo
Nga ministër i Arsimit, pas reformimit të qeverisë “Berisha” u bë zëvendëskryeministër. Tashmë do të mësohemi ta shohim në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila aktualisht i takon Gazmend Oketës. Pollo ka kryesuar listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit, ku Partia Demokratike ka fituar 3 mandate.

Edmond Haxhinasto
Integrimi ka qenë një ndër pikat më të klikuara të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe kush më mirë se LSI do ta udhëhiqte dikasterin e Integrimit. Kështu, në krye të Ministrisë së Integrimit, që aktualisht i takon Majlinda Bregut, do të vihet përfaqësuesi i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Ridvan Bode
Për katër vite me radhë e kemi parë në krye të Ministrisë së Financave. Ndërkohë që dhe për katër vitet e ardhshme do të jetë sërish në krye të kësaj ministrie. Ridvan Bode është një nga ministrat më të qëndrueshëm dhe korrektë të kabinetit qeveritar “Berisha”, i cili nuk do t’i lërë me kaq angazhimet dhe reformat në fushën financiare.

Genc Ruli
Genc Ruli ka drejtuar për katër vite Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ndërkaq në katër vitet e ardhshme pritet të jetë vetëm në krye të Ministrisë së Ekonomisë, pasi Ministria e Energjetikës do të jetë një portofol ministror më vete dhe do të drejtohet nga një tjetër ministër.

Dritan Prifti
Dikasteri i Energjetikës, që aktualisht është e bashkëngjitur me Ministrinë e Ekonomisë, do të jetë ministri më vetë, e cila do të drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti. Ndërkohë që Prifti ka drejtuar Ministrinë e Energjetikës në kohën kur në krye të ekzekutivit ka qenë Ilir Meta.

Ilir Rusmali
Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Rusmali, ka qenë përreth dy vjet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Pasi dha dorëheqjen nga ky post, duket se Rusmalit do t’i besohet sërish drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë për katër vitet e ardhshme. Rusmali është njohës i mirë i ligjeve dhe funksionimit të kësaj ministrie.

Sokol Olldashi
Nga Ministria e Brendshme kaloi në Ministrinë e Transporteve. Duket qartë, se Olldashit i përshtatet më së miri ky portofol ministror, pasi mësohet se edhe në kabinetin e ri qeveritar do të drejtojë Ministrinë e Transporteve.

Myqerem Tafaj
Myqerem Tafaj, një nga këshilltarët më të besuar dhe më të vjetër të kryeministrit Sali Berisha për arsimin, tashmë do të jetë në krye të Ministrisë së Arsimit. Kjo është fusha për të cilën ai ka këshilluar për vite me radhë kryeministrin Berisha.

Jemin Gjana
Ministria e Bujqësisë nuk do të ketë asnjë ndryshim për sa i përket drejtimit të saj. Për katër vite ky dikaster është drejtuar nga ministri Jemin Gjana, ndërkohë që mësohet se edhe për këtë mandat katërvjeçar, kjo ministri do t’i besohet sërish Jemin Gjanës.


Majlinda Bregu

Pas ish-ministres Arenca Trashani, Ministria e Integrimit është përfaqësuar nga Majlinda Bregu, e cila përveç portofolit ministror, është zëdhënëse e qeverisë, si edhe ka qenë zëdhënëse e fushatës elektorale të PD-së. Tashmë Bregu pritet të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, e cila aktualisht drejtohet nga ministri Ardian Turku.

Albana Vokshi
Albana Vokshi është një ndër personat më të besuar të kryeministrit Berisha, këshilltare dhe shefe kabineti. Vokshi do të marrë drejtimin e Ministrisë së Turizmit, e cila do të jetë ë ndarë nga dikasteri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Spiro Ksera
Ministria e Punës, اështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta tashmë do të drejtohet nga Spiro Ksera. Më parë kjo ministri ka qenë e drejtuar nga Kosta Barka, i cili u detyrua të japë dorëheqjen dhe aktualisht drejtohet nga ministri Viktor Gumi. Ksera ka qenë prefekt në qarkun e Gjirokastrës.

Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas dorëheqjes nga ky dikaster, tashmë do të vendoset në krye të Ministrisë së Mjedisit, e cila aktualisht drejtohet nga ministri Lufter Xhuveli. Megjithëse Mediu është vënë nën hetim nga prokuroria, si duket sërish do të jetë në përbërje të qeverisë së re.

Kryeministër - Sali Berisha
Zëvendëskryeministër - Lulzim Basha
Ministre e Jashtme - Jozefina Topalli
Ministër i Shëndetësisë - Petrit Vasili
Ministër i Brendshëm - Sokol Dervishaj
Ministër i Mbrojtjes - Genc Pollo
Ministër i Integrimit - Edmond Haxhinasto
Ministër i Financave - Ridvan Bode
Ministër i Ekonomisë - Genc Ruli
Ministër i Energjetikës - Dritan Prifti
Ministër i Drejtësisë - Ilir Rusmali
Ministër i Transporteve - Sokol Olldashi
Ministër i Arsimit - Myqerem Tafaj
Ministër i Bujqësisë - Jemin Gjana
Ministre e Kulturës - Majlinda Bregu
Ministre e Turizmit - Albana Vokshi
Ministër i Punëve dhe Shanseve të Barabarta - Spiro Ksera
Ministër i Mjedisit - Fatmir Mediu


Tiranaobserver
 
Redaktimi i fundit:
LULEZIM BASHA eshte pasuesi i BERISHES dhe i partise demokratike.
dy nga emrat qe nuk spikat eshte OKETA dhe ALIBEAJ
 
Ncncncncnc Fatmir Mediun e ka vënë akoma ncncncnc turp e faqezezë kush janë vënë ministra pupupupu mjerë Shqipëria për këtë qeveri që do e udhëheqi dhe këto katër vjet mjerë
 
Akoma skane dale plotesisht rezultatet e zgjedhjeve nga KQZ keta paskan shpallur qeverine.PS pas fitimit te mandatit te 9 ne Fier pretendon mandate te tjea deputetesh ne Berat,ne Tirane dhe ne shkoder.Me sa duket avash avash Ps po rikuperon forcat dhe pretendon qe eshte ajo fituese e 28 qershorit 2009.Ne te kundert ajo kercenon me mos njohje te rezultatit te zgjedhjeve.Zgjedhje me te parregullta se keto nuk jane bere ndonje here .Keto zgjedhje dhe politikanet shqiptare jane bere objekt humori ne mediat e huaja per shkak te manipulimeve te trasha si:300me 0 ne zona te caktuara ,kulmi ish ne Gerdec192 me 0 per PD???A jane te besueshme keto gjera?Pervec se ne shqiperi askund nuk ndodhin ngjarje te tilla.
 
A ka hi n'greve urie, Rama? :gjujpeshk:
 
Shiko se cfare shkruajne mediat e huaje per procesin zgjedhor ne shqiperi:

Gill, gazetari qe, keto dite shkruan per Shqiperine dhe Berishen.... "Kur zbrita ne aeroportin e Romes, nje gazetar shqiptar qe po me priste me tha se" Vulehumburi Sali Berisha eshte kryeministri me i me krimineli dhe me tradhetari, ne gjithe historine tone kombetare. Ate edhe disa dite para zgjedhjeve e etiketuan Hamza Kastrioti i Shqiperise. Dhe ja faktet, filloi te me numeroi disa qe po i shkruaj.." -Eshte tigani i zi i Ramiz Alise, derguar ne te djathte, per te vazhduar politika e vjeter duke skuqur e gatuar gjelle ramiziste. -Eshte inspiratori i vrasjes se shume shqiptareve brenda dhe jashte kufirit midis te cilve edhe Azem Hajdari sepse e quajti kallam i gjate i Ramiz Alise qe duhet thyer...shiko shtypin e kohes... -Eshte antikombetari me i madh sepse nuk pranoi Rambujene dhe i fali ishullin grekeve, si dikur Ahmet Zogu(ky ka qene shpallur vet mbret) u fali serbeve, Shen Naumin. - U dergoi nafte tankeve serbe ne kohen qe Serbia ishte izoluar me embargo nga komuniteti nderkombetar.Tanket serbe dogjen dhe shkaterruan kosoven dhe nje pjese e kosovareve spiune te serbise, duan akoma kete qelbesire kombetare. -Eshte inspiruesi dhe drejtuesi kryesor i Mafjes se armeve te cilat u jane shitur edhe talebaneve,sepse CIA dhe ushtria amerikane ka kapur kallashet e Poliçanit dhe Gramshit atje,(ai me porositi te lexoj, per keto gazeten The Nev Jork Time..." dhe vazhdoi: "-Eshte projektuesi dhe zbatuesi i Gewrdecit ku gjeten vdekjen 26 fatkeqe shqiptare dhe po ben gjithshka, per te mbuluar krimin. -Eshte "urdheruesi" ose drejtuesi i skenarit te vrasjes se shqiptarit Remzi Hoxha,sepse mewndohet qe Remziu ka pasur dijeni per takimin e fshehte te Berishes me Milosheviçin, ne dem te Kosoves(siç dhe u realizua nga Serbia) - Eshte zbatuesi dhe skenaristi kriminal i zgjedhjeve te turpshme te 1996 dhe te ketij viti ku shqiperia ngeli ne Klas sepse nuk plotesoi standartet dhe gazetat evropiane shkruajne, se jemi perfundimisht jasht evropes edhe si qytetare te saj, kur pranohet Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia,shtete sllave, tregoi ai, qe dihet ç'fare u kane punuar shqiptareve, ne shekuj." Une po shtoi ketu, mjaft te rikujtohet ajo qe serbet bene ne Kosove.E sa te tjera duan maloket shqiptaret te kuptojne te pabesin, antikombetarin, tradhetarin, qe ta braktisin? (nuk flas per malesoret e vertete,sepse, ata jane te nderuar dhe jane krejte tjeter, nga Sala e qelbaniket e tij imorale, me thoshte bashkebiseduesi edhe ne barin e aeroportit, ku me ofroi kafene e rastit) "Vetem pisanjoset me padituri ne tru dhe me plote ere qelbje ne trup, e duan Berishen, me thosh i nervozuar gazetari qe punonte per nje agjenci te rendesishme lajmesh, ne perendim dhe qe e njihja prej kohesh. Dhe natyrisht une i besoj atij edhe pse ai flet pak me bute se flas e shkruaj une per Angline time.("...afrohuni, per prove dhe keni per te mbyllur hundet, me tha nje gazetar i televizionit te pavarur qe kish marre ne interviste disa pesonalitet evropiane dite me pare, ndersa fliste per gjithe mbeshtetsit e kryeministrit ish komunist qe kishin deformuar zgjedhjet . Dhe ky kish te drejte te cilen e verefikova. " Megjithate, une po jap mendimin tim... dhe do ta filloj keshtu:I vetmi kryeminister me me semundje psiqike, ne Evrope,eshte Berisha,i cili nuk e ka per gje te flas kotesira, te rrotulloi syte tutje tu, pa shkak,te qesh e zemerohet, ne nje çast, te kete, shpesh,sy te kuq, si prej te semuri prej droges. Ne nje interviste, televizive,me treguan se ka deklaruar se nuk merr viager,kur ben seks, edhe pse shkenca ka vertetuar se, ne kete moshe te tij, ajo eshte e nevojshme; ndryshe, me tha me shaka shoqeruesi,(nje nenpunes i tij ky, ne zyren e shtypit qe e komandonte nje femer jo forte e bukur,me shume me tipare mashkulli,se sa femere) kuptohet qe e ndihmojne te tjeret. Berisha,siç mesova larte e poshte, ketij vendi te varfer dhe te vuajtur te Evropes moderne, flet gjuhen letrare dhe ate zyrtare shqipe, ne menyre me skandaloze,sa nuk e kuptojne, shpesh here, shumica e shtetasve te tij...Nje zedhenese ne PD, siç kam shenuar, me mbiemerin Mehilli, u ankua se ka disa shkrime qe e identifikojne Berishen jo me gjak shqiptari te paster, (gjak per te cilen,shqiptaret gabimisht krenohen, kur gjeneza e njeriut te bardhe,sipas shkences moderne, eshte kaukaziane) por me gjak rome. Kjo thenie e saj me nxiti te hulumtoi ne kete drejtim gjer sa edhe une kam arritur ne konkluzionin e te shumteve. Dhe ja perse:Berisha duket vertete nuk eshte me gjak te paster shqiptar sepse dihet tashme qe mbiemri Berisha gjendet edhe sot, po i njejte, ne Bangladesh, atdheu i romeve te shperngulur shekuj me pare,si rezultat e genocidit çinxhiskan atje. Nje i ri, me mbiemerin e tij, nga Mali i Zi, Fredi Berisha, ka qene kete vit fitues i Grande Fratello, ne Itali dhe ka deklaruar paster qe eshte me gjak rome dhe mbiemeri i tij eshte i perhapur shume ne shqiperine e Veriut nga vjen dhe Berisha, kryemminister i Shqiperise se varfer ekzotike.Ne ne Shqiperi, komuniteti rome qe gjendet me shumice edhe ne Rumani, Kosove e Mal te Zi, pergjithesisht thirret me emertimin arixhi qe do te thote njeri i dal nga pylli me kafshen e ariuti te zbutur, i cili e ndjek nga pas dhe kur romi i bie vegles muzikore qe ka, ariu kercen dhe e ndjek pas. Ne veri romet thirren magjype, kuptimin e sakte askush atje nuk ma shpjegoi sepse shumica ose nuk dinin asgje nga prejardhja e gjuhes, ose e urrenin kete emertim,sepse romet, siç dihet jane edhe te pasur ne kenge, valle,melodi, por jane edhe te dobet, ne te punuar dhe, nga kjo, kane vesin e vjedhjes, mashtrimit dhe te endjes, e te gjitha keto, per mbijetese. Ne afersi te fshatit te thelle Viçidol, nga vjen Berisha, gjeta te emertuar edhe nje vend te humbur qe quhej "Qafa e Magjypit", qe shpjegon me mire, siç duket edhe prejardhjen e Berisheve;ndersa me shpjeguan se lugina nga ka ardhur Berisha emertohet edhe Lugu i Zi,qe do te thote, vendi i skrementeve njerzore qe ne shqip ka emertimin mut. Ky emertim, me shpjegoi nje vendas, tropojan i vjeter,veshur me pantallona karakteristike qe s'i kam pare tjeterkund, eshte i vjeter. Natyrisht, pantallonat e tij, nuk ishin shume te bukura, por te kendshme ishin sepse kishe perballe nje njeri te veshjes mesjetare me shume se sa nje njeri evropian, te sotem. Me beri pershtypje kur me tha se kish lene prej 62 vjetesh mustaqe te gjata, pa i prere asnjehere. Mustaqet e tij ishin te bardha dhe vende vende te zverdhura duket nga tymi i duhanit qe e pinte me çibuk. Ne koke ai mbante nje kapele te çuditshme,te bardhe, ne ngjyre dhe, rrethore, ne forme;me pak maje, ne koke,te cilen vendasit ketu e quanin plis, ndersa ne jug e gjeta me emertimin qylaf. Ai me tregoi se Lug i Zi quhej keshtu sepse njerzit skrementet e tyre, nuk i benin ne WC, si ne te gjithe evropen, por ne natyre dhe me kalimin e kohes ato beheshin te zeza.Ne pame me sy tane topa- topa skrementesh, te thare e te nxire nga dielli i ketij fillim korriku, e perhere te pare me erdhi keq qe natyra e bukur ketu ndotej. Por shoqeruesi kete e merrte ne te kundert, sepse me te ushqeheshin gjallesat dhe druret e larte te pishave qe te mahnitnin me skulpturen e tyre te larte e te gjelber. Ato do te dukeshin edhe me te bukura, nese nuk do te quhej ku vend Lugu i Zi! Por ndotjen me te madhe ketij vendi te varfer dhe 600 vjet pas evropes, ja sollen edhe zgjedhje parlamentare qe jane çertefikuar nga evropa tashme jasht standarteve dhe shume problemore. Qellimi im, ne fakt, nuk ishin zgjedhjet,sepse une nuk jam gazetar politik, por ato u futen vet, si efekt i vjedhjeve dhe mashtrimeve te medha qe bente qeveria dhe vet Berisha. Lexova disa deklarata te disa perfaqesuesve nderkombetare, per parregullsite e medha ne numurim kryesisht(duket sikur aty nuk dinin as te numeronin) dhe desha t'u them, me te qeshur, te vinin te numeronin skrementet e zeza, ne natyre, te thara topa- topa, ne vendin nga vinte kryeministri Berisha, qe kerkon te ribehet serish kryeminister, me bashkepunim te ٍuditshem te nje tjeteri, nga e majta qe, dite me pare, siç me thane, e kishte quajtur Hamza Kastriot. Ky eshte nje emer i urryer per shqiptaret sepse ka tradhetuar vendin dhe ka bere aleance me turqit otomane. Perfundimisht, shkova per te pare ekzotizmin shqiptar,siç e ka shkruar Edit Durham dhe gjeta topa skrementesh,pantallona te çuditshme,plis te bardh mbi koke dhe zgjedhje te parregullta, qe ishin me te zeza se skrementet qe pash ne vendin nga vinte vet Berisha.Megjithate,kryeminister i vendit ka gjase te jet serish Berisha,siç po perflitej gjer ne klubin me te keq te vendit, te quajtur Margegaj. Male te larta,lumenje te paster dhe freski te madhe ka kjo zone, por edhe te shume papasterti qe, me shume jane brenda vet njeriut, se ne natyren e tij...

Gazeta Dh Sun, 12 korrik 09, faqe 1 dhe 14
 
Tanket serbe dogjen dhe shkaterruan kosoven dhe nje pjese e kosovareve spiune te serbise, duan akoma kete qelbesire kombetare.

Gazeta Dh Sun, 12 korrik 09, faqe 1 dhe 14

Ne sondazhin e fundit te realizuar rezultonte se e perkrahnin 90% e ''kosovareve '' siq i quani ju. :gjujpeshk:Megjithate, lajmi per tere keta spiun serbi ne KOSOVE, nuk do thoja se eshte gje tjeter pos kapercim mendje. :gjujpeshk:Epo keshtu eshte kur gazetarin e bejne kapercim mendjet.:espuls:
 
Ne sondazhin e fundit te realizuar rezultonte se e perkrahnin 90% e ''kosovareve '' siq i quani ju. :gjujpeshk:Megjithate, lajmi per tere keta spiun serbi ne KOSOVE, nuk do thoja se eshte gje tjeter pos kapercim mendje. :gjujpeshk:Epo keshtu eshte kur gazetarin e bejne kapercim mendjet.:espuls:
I nderuar kitrra 123!Mua nuk me qethet shum per Berishen por as per edi Ramen.Per dike qe nuk punon per shqipni une as dua t'ja di.Ne shkrimin e mesiperm une i jam referuar nje gazete perendimore qe ka bere nje analize te gjendjes reale ne shqiperi.Ky eshte realitet i dhimshem por mese i vertete.Tani te kalojme tek ai sondazhi yt qe qenka bere ne Kosove dhe qe shqiptaret e Kosoves kane votuar 90% pro Berishes.Do te ishe i nderuar te me tregoje se kur dhe ku e per cfare arsye eshte bere ky sondazh dhe ne cfare website mund ta klikojme kete fakt.
 
Ky artikulli i mesiperm ka nje mungese te theksuar profesionalizmi dhe madje
ne momente te caktuara dhe nuanca te theksuara raciste .Fjala eshte per artikullin e gazetes prendimore .
Po te fillosh te kerkosh te metat e Sali Berishes si politikan dhe si njeri ,
nuk eshte nevoja te shikosh origjinen e tij , ne eshte rom , malot etj etj etj ,
per kete ka mjaft fakte.
Pastaj po qe rom nuk mund te jete kryeminister !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mendoj se nuk eshte menyra e duhur mer te kritikuar , pasi nje rom,
ashtu si te gjithe njerzit e tjere , mund te jete i afte te drejtoje dhe
pse jo shkelqyeshem , SHembull eshte Obama ne Shba .
Ai gazetari shqiptare paska qene shume i njeanshem dhe madje i ngushte
ne gjykimin e tij , por çudia me e madhe eshte se paska nga ata qe e kan besuar.
 
deri diku mire,,

me pelqeu qe Ridvan Bode eshte akoma minister i financave sepse ka patur sukses dhe shpresoj qe ti eci mbare dhe kete kater vjecar.

nuk jam dakort me Genc Pollon qe te jete minister mbrojtje,, por as Gazment oketa nuk ka qene i pershtatshem.
do isha me koftebell qe Edi Paloka te ishte minister mbrojtje ose rendi,
 
Sa per temen , vertet gjynaf per ate popull kush e qeveris , por me
duket se kete meriton dhe populli ine.

Pa pa pa pa çfare ministrash !!!!!!!!! Apo ç'kryetar parlamenti papapapaap
te ikesh naten nga i vend .
Apo ai Fatmir Mediu qe eshte kaba ne fush te Kosoves jo ma ne qeveri!!!!
 
Sa per temen , vertet gjynaf per ate popull kush e qeveris , por me
duket se kete meriton dhe populli ine.

Pa pa pa pa çfare ministrash !!!!!!!!! Apo ç'kryetar parlamenti papapapaap
te ikesh naten nga i vend .
Apo ai Fatmir Mediu qe eshte kaba ne fush te Kosoves jo ma ne qeveri!!!!
Po para se te hynin ne qeveri ishin te vesh me kostum mono.Tani edhe kostumi dopiopet nuk i nxen.
 
Back
Top