Kresha
A pretty face can never trick me
Shumica e njerëzve e dinë që ekzistojnë grupet e gjakut, A, B, AB dhe O, të cilat mund të jenë Rh pozitiv ose negativ, por hulumtimi i ri amerikan ka zbuluar edhe dy kategori tërësisht të reja.
Langeres dhe Junior janë dy grupe jashtëzakonisht të rralla, por megjithatë grupe ekzistuese të llojit të gjakut. Ato ekzistojnë vetëm në grupe të caktuara etnike.
“Më shumë se 50.000 japonezë kanë tipin Junior negativ të gjakut dhe mund të përballen me probleme kur bëhet fjalë për transfuzion”, shpjegon Bryan Baliff, biolog në Universitetin në Vermont i cili ka kryer këtë studim.
Baliff dhe kolegët e tij kanë zbuluar dy proteina në rruazat e kuqe të gjakut, të cilat përcaktojnë këto dy grupe shumë pak të njohura.
Fjala është për molekulat e veçanta të quajtura ABCB6 dhe ABCG2.
“Duke u bërë gjithnjë e më të suksesshëm në transplantim, duhet të bëjmë gjithçka që trupi t’i pranojë organet. Ndonjëherë ndodh që trupi ta refuzojë nga një arsye të panjohur, ndërsa shkaku mund të jenë pikërisht këto proteina”, përfundon Baliff. //keshilla