Zbulimi i hershëm i sëmundjes Parkinson me MRI

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Zbulimi i hershëm i sëmundjes Parkinson me MRI

Njohja e mekanizmit kimik në tru, i cili sjell deri te shfaqja e sëmundjes Parkinson është vital për zhvillimin e metodave të rezonancës magnetike (MRI) për diagnostikimin e hershëm dhe krijimin e terapisë për mjekimin kësaj sëmundjeje të rëndë. Studimet e realizuara nga shkencëtarët amerikanë tregojnë se te personat të cilët vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit, përhapja e joneve metalike në indin trunor ndryshon.

Me studimin indin si tërësi është bërë e mundur që të skicohet shpërndarja e metalit nëpër regjionet trunore, të cilat përmbajnë neurone motorike të ndjeshme të sëmundjes Parkinson, në një regjion ku ata paraprakisht kanë treguar se niveli i hekurit është pothuajse dyfish më i madh në qelizat e veçanta.

Autorët thonë se studimi i tyre përfshin një teknikë të quajtur ‘spektroskopia me mikrofokus’, ku rrezet-X të fuqishme dhe të fokusuara mirë depërtojnë nëpër mostrat indore. Ata kanë arritur të hulumtojnë indin njerëzor me aq precizitet, saqë jonet metalike, sidomos niveli i hekurit, brenda dhe rreth qelizave të veçanta të mund të skicohet. Ajo që e bën unike metodën e spektroskopisë me mikrofokus është se mund të shfrytëzohen rrezet edhe për të siguruar informacion për formën në të cilën deponohen jonet e hekurit.

Megjithatë, para se ky studim të kalojë në nivel klinik, duhet të përcaktohet sasia e ndryshimeve të kontrastit që vërehet nga klinicistët gjatë skanimit me MRI, që është kryesisht pasojë e shpërndarjes së joneve të hekurit si dhe formës së deponimit të tyre.

Pas sigurimit të mëtutjeshëm të njohurive për aspektet biokimike të sëmundjes së Parkinsonit, do të mund të të kontribuohet në përmirësimin e terapive dhe të sigurohet zbulimi i hershëm dhe diagnostikimin e sëmundjes me anë të rezonancës magnetike.

Llogaritet se afër katër milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. /Telegrafi/
 
Perime dhe arra për të ndaluar Parkinsonin
Rendesia e Vitamines E.... Nuk kanë vetëm efekt antioksidant. Efekti mbrojtës i fruta-perimeve ndaj sëmundjes së Parkinsonit, nuk lidhet vetëm me praninë e vitaminës E dhe ndaj efektit të përgjithshëm antioksidant, por dhe prej disa substancave të tjera. Një studim i kryer nga një grup studiuesish amerikanë, i kryer mbi një kampion prej më tepër se 100 mijë personash të ndjekur për gati 13 vjet, i publikuar në revistën “Neurology”, hedh hipotezën se perimet mbrojnë neuronet falë disa substancave që lidhen me vitaminën E. Shumin Zhang, specialist pranë “Harvard School of Public Health” në Boston, ka ekzaminuar dietën e një kampioni prej 77 mijë grash dhe 47 mijë burrash, prej të cilëve 371 vuanin nga Parkinsoni. Analizat kanë treguar se përdorimi i integratorëve dietikë që përmban vitamina E (edhe në doza të mëdha), vitamina C ose karotenoidet, nuk kishin asnjë efekt mbi rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Ndërsa probabiliteti për tu sëmurur ulej ndjeshëm nëse përdoreshin perime që përmbanin vitamina E, ose arra (që janë burim i vitaminës E). Kush konsumonte të paktën 5 herë në javë këto produkte kishte një propabilitet më të ulët për tu prekur nga sëmundja sesa ata që i konsumonin vetëm një herë në muaj. Sipas Zhang, këto të dhëna sugjerojnë se efekti mbrojtës i këtyre perimeve nuk varet nga antioksidantët që përmbajnë, por lidhet me substanca të tjera, ende të paidentifikuara, që nuk lidhen me vitaminën E. Ky rezultat duket të kundërshtojë hipotezën e hedhur nga studime të mëparshme, se Parkinsoni shkaktohet nga shtimi i proceseve oksidante.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top