Zbulim, “Propozimi amerikan”: Kanali ujor, Danub-Preshevë-Egje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
harta_plani_amerikan.jpg


Qeveria Serbe si dhe ajo Ruse, për më shumë se një një shekull kanë tentuar të zhduknin orgjinalitetin e këtij propozimi amerikan, duke e paraqitur gjatë viteve si propozim serb ose rus.

Së fundmi, Presidenti serb Tomislav Nikolic gjatë fushatës elektorale u kishte premtuar elektoratit serb se, nëse ai fiton zgjedhjet do të fillojë ndërtimin e kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës , për të lidhur Serbinë me rrugë ujore (nga Morava në Vardar) me portin grek të Selanikut. Pas kthimit të tij nga vizita në Moskë , Nikolicit iu premtuan 100 miliard euro investime nga kapitali rus për ndërtimi e këtij projekti.

Por zbulimi i projektit nga një grup kërkuesish nga Lugina e Preshevës në Universitetet Amerikane të Kalifornias dhe Michiganit , zbulon dhe hedh poshtë në mënyrë kategorike pretendimet serbe mbi të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës për hapjen e kanalit ujor.
Kanali ujor Danub -Deti Egje , është ide dhe propozim amerikan që daton saktësisht prej ditës së 7 korrikut të 1909. Për here të pare për këtë ide ka shkruar Konsulli amerikan në Konstantinopojë i cili e ka cituar nga terreni, saktësisht nga Lugina e Preshevës dhe Shkupi, ku dodhej për vizitë zyrtare.

Sipas korrespondetit tonë në Amerikë, kjo ide, u projektua nga Shoqata e Inxhiniereve të Nju Xhers-it (Asociacioni of Civil Enginners of New Jersey) më 1920. (Dokumenti ekziston në arkivat e Universietit te Kalifornias dhe Bibliotekën e Kongresit Amerikan).

Portali LajmeShqip.com ju sjell nga afër mundësië për tu njohur me zbulimin e këtij dokumenti të rrallë. Zbulimi i këtij projekti të vjetër 100 vjecar, hedh dritë mbi shumë fakte ende të panjohura historike, mbi të vërtetat e pushtimit serb në Kosovën Lindore.
B;info,kosova
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top