braziljania
Anëtar i Nderuar
Zbulohet molekula që lufton virusin e AIDS. Tashmë virusi famëkeq i njohur ndryshe me emrin HIV ka një “armik” të ri me të cilin duhet të përballet, një molekulë që është zbuluar nga dy shkencëtarë italianë në Universitetin e Sienës, profesor Maurizio Botta dhe profesor Giovanni Maga.
Lajmi është publikuar nga revista prestigjioze Amerikan Chemical Society, bëhet fjalë për një molekulë farmakologjike aktive, e aftë të bllokojë virusin, “me kusht që ndryshe nga terapitë e deritanishme, të veprojë drejtpërsëdrejti në celulë”.
Ndër të tjera profesor Botta, që është dhe në krye të “Laboratorit të Kimisë Farmaceutike në qytetin e Sienës”, i njohur në rang ndërkombëtar për kërkime studimore në luftën kundër AIDS, shpjegon dhe se arritja e këtij rezultati shpresëdhënës për miliona njerëz të infektuar nga AIDS, është fryt i një pune dy vjeçare të tij dhe të një grupi shkencëtarësh të rinj.
Kjo molekulë ka në përbërje karakteristikat strukturore të një proteine humane e quajtur ndryshe DDX3, shkaktarit kryesor në ripërtëritjen e virusit HIV.
Kjo molekulë e testuar biologjikisht nga profesor Maga, është demonstruar e aftë të që të luftojë zhvillimin e proteinës DDX3.
Dhe në fakt çfarë ndodh, e bllokon atë, e bashkë me të dhe transmetimin viral të celulave të infektuara të HIV, pa dëmtuar ato të shëndosha.
Ky zbulim është një lajm i rëndësishëm për miliona njerëz të infektuar nga AIDS.
Shkencëtarët italianë kanë dhënë dhe deklaratën surprizë që nëse ky zbulim, mbasi të kalojë fazën eksperimentale dhe nëse do të ketë sukses, breveta e ilaçit do të jepet gratis për Afrikën, ku miliona njerëz vdesin në vit nga SIDA.
d.g/NOA