"Zbrazet" Tirana, qytetarët drejt plazheve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Po të mos ishte për ata që janë të detyruar të qëndrojnë në punë ose kanë angazhime të tjera, të cilat nuk mund t‘i lënë dot as në fundjavë, Tirana do të mbyllte qepenin...

Duke nisur nga dita e premte e deri të dielën në darkë, qyteti është i zbrazur, i boshatisur. Në rrugë njerëzit dhe makinat mund t‘i numërosh me gishta. Rrugët e tjera janë komplet të zbrazura.

Lokalet, restorantet, vendet e pushimit, por edhe një pjesë e mirë e supermarketeve apo pikave ushqimore janë të qeta, me pak ose aspak njerëz. Shumë shërbime janë të mbyllura: dyqane, pastiçeri, fast-foode, qendra të tjera. Ditën e diel nisin të "kyçin" dyert, pasi qyteti është bosh. Asnjeri nuk rri në Tiranë, për rrjedhojë nuk ka as punë, as xhiro, as qarkullim makinash e njerëzish. Ditën e premte, pasi shumica e qytetarëve mbyllin punën, bëhen gati, përgatisin çantën dhe nisen për jashtë qytetit, shumica në jug të vendit, aty ku gjysma e tiranasve që shihen çdo ditë, takohen përsëri. Më keq ndodh të shtunën, kur grupit të parë i shtohen edhe të tjerë. Edhe të shtunave, nëse del në rrugë, njerëzit dhe makinat i sheh të paktë në numër. Në vende të tjera nuk sheh asnjë njeri. Madje edhe sikur të qëndrosh në ballkon, të shohësh me vëmendje nga dritarja dhe komshinjtë që ke ngjitur e përballë, shumica duket sikur ka "avulluar".

Pushimet

Tirana nuk boshatiset vetëm për faktin se të gjithë marrin pushime, por edhe nga temperaturat e larta e nga mungesa e argëtimit në ditët e pushimit.

Janë rreth 20 pishina rreth e qark kryeqytetit, të cilat deri në mes të qershorit kanë qenë të tejmbushura. Ndërkohë që alternativat e tjera që jep kryeqyteti, pëlqehen shumë pak nga rinia. Piknik në malin e Dajtit, në Pezë apo në fshatrat përreth kryeqytetit, pëlqehen nga moshat e rritura. Po ashtu liqeni artificial, përveçse për vrapin e mëngjesit, nuk "përdoret" as për piknik, as për të marrë rreze e aq më pak për t‘u larë.

Tek-tuk mund të gjesh ndonjë tiranas që lahet, por vetëm në orët e para të mëngjesit, si për të praktikuar sportin e notit, si pjesë e alternimit të vrapit të mëngjesit.

Durrësi është alternativa më e zakonshme për të kaluar të dielën, për të gjithë ata që jetojnë në Tiranë. Kjo sepse është fare pranë kryeqytetit, por nga ana tjetër edhe për të thithur atë pak jod që i ka mbetur Adriatikut në vitin 2009.

Pishinat mbeten alternativa më e pëlqyer për të rinjtë, të cilët zakonisht kanë dëshirë të shkojnë me shokët, me shoqet, në të rrallë edhe me familjen.

Të dielën në punë

Ata që mund të takosh të dielën në kafe, autobus, apo edhe rrugës, janë të paktë. Por, shumica e tyre o janë në punë, o kanë angazhime, o ndodhen sepse të dielën e kanë planifikuar për të shkuar në dasmë. Të dielën në Tiranë ato pak makina që shikon janë krushqia që merr nusen, makina e zbukuruar e çiftit, apo ndonjë automjet tjetër që shoqëron kameramanin. Të tjerë që qëndrojnë në Tiranë janë kamerierët, kuzhinierët e restoranteve dhe lokaleve. Punonjësit e policisë, të shëndetësisë, por edhe ata që nuk duan të mbyllin aktivitetin e tyre privat, apo duhet të qëndrojnë në punë edhe në fundjavë. Parukieret që rregullojnë nuset, por edhe të tjerë ndodhen në Tiranën e zbrazur edhe ditën e diel. Kjo sepse duhet të qëndrojnë në krye të detyrës, por në fakt me zemër edhe ata ndodhen jashtë Tirane, në ndonjë shezlong në plazh.


*shqip*
IMG_00161.jpg
 
te mos harojne te martin buken, bomatet ,djathin,kastravecat,edhe mundesisht qesen mos e hedhin se mund ti duhet per te mbledhur mbeturinat
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top