- Rama dhe Ruçi takim me kreun e Komunës të dalë me votat nga koalicioni i djathtë. Në Kuvend është dorëzuar nisma e demokratëve për kthimin e Liqenarit në Pustec. Rama: Votoni pro!
Luis Tanushi
- Ndonëse deputetët socialistë votuan kundër sllavizimit të emërtimeve të komunave në juglindje, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se grupi i PS-së do të votojnë pro në seancë plenare. Ndryshimi i qëndrimit ka gjetur të papërgatitur anëtarët e Komisionit të Ligjeve në mbledhje e grupit parlamentar socialist, të cilët ishin të përgatitur që në seancë e së hënës të votonin kundër. Të mbledhur për të diskutuar rreth qëndrimit që do të mbajnë ndaj ligjeve në seancën plenare të së hënës, pas diskutimeve me kryetarin Rama, u vendos që të pranohet ndryshimi nga Komuna Liqenas në emrin sllav Pustec.
Bisedimet e fshehta
Kryetari Edi Rama u kërkoi deputetëve të majtë që të japin pëlqimin e tyre për ndryshimin e emrit. Por, ky qëndrim fillimisht u kundërshtua nga deputetët Bashkim Fino dhe Pandeli Majko. Burime nga takimi bëjnë të ditur për “Shekullin”, se deputeti Fino ka deklaruar se opozita edhe pse mund ta votonte që në Komisionin e Ligjeve, pëlqimi nuk u dha për shkak të mbështetjes vetëm nga demokratët. Mësohet se në fjalën e tij, deputeti Fino ka argumentuar se komuniteti i kësaj zone ka kërkuar firmën e deputetëve të djathtë, duke anashkaluar deputetët e majtë. Në mbështetje të këtij qëndrimi ka dalë edhe ish-kryeministri Majko, i cili ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ky komunitet në drejtim të deputetëve të Qarkut të Korçës. “Mua si deputet i zonës s’më ka kërkuar firmën asnjë, por normale që edhe mund ta votojmë ndryshimin e emrit”, mësohet të ketë thënë deputeti i kësaj zone brenda mbledhjes me dyer të mbyllura për median. Pasi dëgjoi palët, të njëjta burime shprehen se kryesocialisti ju ka kërkuar deputetëve të japin konsensusin për shkak të bisedimeve që ka pasur me kryetarin Komunës Liqenas, Edmond Themelko. Kryesocialisti ka deklaruar se vendimi ka qenë marrë më përpara për votimin pro ndryshimit të emrit, por për shkak të mungesës së nënkryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, nuk ka qenë e mundur koordinimi me deputetët e tjerë të këtij komisioni. Mësohet se kreu i opozitës ju ka sqaruar se ka pasur një takim bashkë me Kryetarin e Grupit parlamentar, Gramoz Ruçi me kreun Komunës Themelko. Ky i fundit u ka kërkuar mbështetjen edhe të socialistëve për miratimin këtij ndryshimi që kërkon patjetër konsensusin midis palëve. Kreu i Komunës Liqenas është njëkohësisht edhe drejtues i lartë i Partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian. Kjo e fundit, në zgjedhjet e 2011-s, ky subjekt politik që ka qenë pjesë e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” arriti të marrë 1886 vota, të cilat kaluan në favor të demokratëve. Pjesën më të madhe të votave e ka marrë pikërisht në Liqenas 754 vota. Në Zgjedhjet e përgjithshme të katër viteve më parë,ky subjekt politik mundi që të sigurojë vetëm 635 vota.
Publikoni aktivitetet në Facebook
Kryetari i PS-së, Edi Rama, i kërkoi grupit të tij parlamentar të intensifikojë kontaktet me njerëzit për të shpalosur programin socialist. Sipas liderit të opozitës, komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale është i domosdoshëm gjatë fushatës elektorale. "اdo deputet i PS duhet të jetë në territor, duhet të jetë në kontakt me komunitetin, me grupet e interesit, në kontakt me çdo familje të zakonshme të gjithë asaj zone ku ka kujdestarinë e tij politike, për të intensifikuar maksimalisht kontaktet duke përçuar idetë dhe zgjidhjet e programit tonë për Rilindje Shqiptare", tha Rama. Kryetari Rama ka bërë një përmbledhje të asaj që ofron programi qeverisës i Partisë Socialiste, duke premtuar reforma të thella në shëndetësi, ekonomi arsim et."Njerëzit kanë shqetësim përditë e më të madh për rënien e fuqisë blerëse dhe përgjigja jonë është e qartë: Ulje taksash për 95% të shqiptarëve. Njerëzit kanë shqetësim përditë e më të madh për rënien e punësimit. 51 mijë vende pune kanë humbur statistikisht sipas INSTAT-it në këto katër vitet e fundit të qeverisjes, pasi u premtuan 160 mijë vende pune të reja. Ne kemi një përgjigje shumë të qartë: 300 mijë vende të reja pune me votën në 23 qershor për një Rilindje Shqiptare”, tha Rama.
Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ka bërë thirrje që Shqipëria të ulë flamujt e nacionalizmit, si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kur Shqipëria të ulë flamurin e populizmit dhe nacionalizimit, fusha e komunikimit për në është e hapur. Ky është mesazhi i qartë i Europës. Rajoni ynë, dhe kjo varet nga ne, duhet të heqë qafe të kaluarën dhe të shkëputet nga Ballkani i së shkuarës. Udhëheqësit, të cilët i kthejnë vendet e tyre nga e kaluara duke i larguar qytetarët nga perspektiva europiane, mbajnë përgjegjësi”, tha ai
Partia Socialiste do të votojë kundër projektligjit për “Armët” . Votë kundër do të jepet edhe për ndryshimet në ligjin e administratës gjyqësore. Projektligji synon të rregullojë kushtet për blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armëve dhe municioneve brenda territorit shqiptar, si dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Sipas këtij drafti, deputetët , ministrat, zëvendësministrat dhe krerët lokalë mund të mbajnë armë.
Bashkim Fino/Deputet i PS-së
“Ne ndodhemi sot dy muaj para zgjedhjeve dhe mua nuk më duket shumë oportune që në fund të këtij mandate, ne vijmë të bëjmë një ndryshim në ligj, thjesht për të ndryshuar emrin, ndërkohë që gjatë këtij mandati kemi pasur edhe propozime të tjera. Mendoj se reforma të tilla janë shumë të rëndësishme dhe nuk mund të bëhen në fund të një mandati. Përkundrazi, ato kërkojnë një konsensus shumë të gjerë dhe në fillim të mandatit. Për të mos i mërzitur, edhe pse ju jeni mësuar zoti kryetar, që ju cakton kryeministri me nisma referendumi,edhe kjo mund të kthehet në nismë për referendum lokal.”
5100 vota më shumë i duhet të marrë opozita më shumë se në 2009-ën (rreth 3.8% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) të humbasë 5100 vota. Në qoftë se FRD-ja arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.