Zbardhet buxheti, ja ku u shkurtuan 183 milionë USD

eGo0sTyle

System Engineer
mbledhje-qeverie.jpg

Gërshërët e qeverisë kanë shkurtuar nga buxheti i 2011-s plot 183 milionë dollarë, duke mos kursyer shumicën e zërave të tij.Nga investimet publike te fondet për ish-kompensimin e pronarëve apo ato të rritjes së pagave dhe pensioneve, asgjë nuk ka shpëtuar pa u prekur ku më shumë e ku më pak. Në të njëjtën masë me uljen e shpenzimeve qeveria ka ulur edhe pritshmërinë për të ardhurat, duke e korrigjuar këtë në buxhet. Parashikimi i të ardhurave për tatimet apo doganat është korrigjuar me tendencë uljeje me plot 140 milionë dollarë më pak, kurse të ardhurat jotatimore janë korrigjuar me 10 milionë dollarë më pak. Por, sa janë shifrat që janë shkurtuar për secilin nga zërat e buxhetit?
Ndryshimet
Qeveria ka mbajtur para për investimet vetëm për ato projekte që ka në zbatim. Zëri i investimeve kapitale është shkurtuar me plot 89 milionë dollarë dhe kjo shifër përbën pothuajse gjysmën e gjithë ndryshimeve në total. Nga praktika më e hershme e ndryshimeve në buxhet kjo nënkupton më pak investime dhe pezullim të të gjitha projekteve të reja ende të paprokuruara. Ndërkaq, qeveria ka vendosur që të shkurtojë me 55 milionë dollarë zërin e shpenzimeve korrente. Nga këto, vetëm 8 milionë i përkasin pagave të administratës, e cila nga kjo qeveri është trumbetuar si e vogël dhe pa shpenzime të mëdha. Por shkurtimet e fondeve për pagat e administratës nuk kanë ecur në të njëjtin drejtim me numrin e punonjësve. Qeveria në ndryshimet në buxhet ka vendosur që të shtojë numrin e punonjësve me 250 vende, ku nga 89 mijë e 360 punonjës që ishin, do të bëhen 89 mijë e 565 punonjës. Ndërkaq, duke i’u rikthyer 55 milionë dollarëve më pak te shpenzimet korrente të buxhet, duket se të gjitha institucionet do të fillojnë edhe këtë vit “dietën e letrës” sikurse një vit më parë, sepse tenderimet e “luksit” nuk është çudi të mos zhvillohen deri nga shtatori, sikurse dhe vjet. Siç pritej, por nuk konfirmohej, fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve është shkurtuar me 7 milionë dollarë. Në fillim të këtij viti qeveria parashikonte 20 milionë dollarë për rritjen e pensioneve dhe 14.9 milionë dollarë për rritjen e pagave, ndërkohë që tani ky fond për të dyja bashkë rezulton të jetë 27 milionë dollarë. Qeveria ka menduar të tregohet më e kursyer edhe me transferimet që bëhen nga buxheti në fondin e ISSH-së për të mbuluar deficitin e skemës. Nga 288 milionë dollarë që buxheti parashikonte si transferim për sigurimet shoqërore, tani vlera e fondit është 278 milionë dollarë me plot 10 milionë më pak. Paralelisht më këtë qeveria ka ulur dhe pritshmëritë për kontributet me plot 12 milionë dollarë më pak në skemën e ISSH-së. Fondi i vënë në dispozicion për kompensimin e ish-pronarëve është ulur me 3 milionë dollarë, të cilat nuk do të transferohen nga buxheti. Nga 20 milionë dollarë që parashikohej ky fond në fillim të vitit, tashmë fondi i ndryshuar është 17 milionë dollarë më pak. Ndryshimet në buxhet nuk japin asnjë efekt në uljen e deficitit, i cili mbetet 468 milionë dollarë sikurse parashikohet në buxhetin e miratuar pa ndryshimet. Në vizitën e fundit FMN-ja rekomandoi që qeveria të tregohej e kujdesshme me ndryshimet në buxhet dhe nga ana tjetër sugjeroi që të hartohet që në fillim një buxhet realist që nuk ka nevojë për korrigjime gjatë rrugës, siç është bërë zakon.
183 milionë dollarë
ka shkurtuar qeveria nga buxheti i këtij viti te zëri i shpenzimeve. Shumica e këtyre fondeve janë marrë nga investimet kapitale, plot 89 milionë dollarë, kurse 55 milionë dollarë janë marrë nga shpenzimet korrente.
486 milionë dollarë
është deficiti buxhetor i parashikuar për këtë vit pas ndryshimeve në buxhet. Raporti i shkurtimit të shpenzimeve ka qenë i barabartë me atë të të ardhurave, duke e lënë deficitin të pandryshuar si në fillimvit.
Më pak para për vendorët
Te ndryshimet në buxhet qeveria nuk ka përjashtuar as zërin që përfshin pushtetin vendor. Shkurtimet kanë prekur shpenzimet në masën e 24 milionë dollarëve dhe kaq janë ulur dhe parashikimet për të ardhurat nga ky zë. Grantet e pakushtëzuara janë ulur me 4.5 milionë dollarë. Në fillim të këtij viti buxheti parashikonte për pushtetin vendor 144 milionë dollarë grante të pakushtëzuara, ndërkohë që me shkurtimin e bërë këto grante tani kanë vlerën 140 milionë dollarë. Zëri i buxhetit për vendorët është prekur ashtu sikurse ka ndodhur edhe me zërat e tjerë, por ajo që në fakt qeveria ka pasur si kritikë ndaj vendorëve ka qenë performanca e tyre e dobët te të ardhurat, e cila shumicën e rasteve nuk është realizuar sipas parashikimit.
Buxheti i ri
Ishte Bëhet Diferenca
Buxheti I shtetit
Të ardhurat 362223 343842 -18381
Shpenzimet 409035 390654 -18381
Deficiti 46812 46812 0
Buxheti vendor
Të ardhurat 31772 29314 -2458
Grandi i pakushtëzuar 14472 14014 -458
Shpenzimet 31772 29314 -2458
Buxheti i sigurimeve shoqërore
Të ardhurat, gjithsej 79828 79628 -200
kontributet 50930 49730 -1200
transferimet nga Buxheti i Shtetit 28898 27898 -1000
Shpenzimet 79828 79628 -200
Të ardhurat, sipas grupeve kryesore
Grandet 8422 8422 0
Të ardhurat tatimore 256138 242077 -14061
Të ardhurat jotatimore 21023 20023 -1000
Buxheti për kompensimin e pronarëve
Të ardhurat, gjithsej 2000 1700 -300
të ardhura të tjera 1400 1400 0
transferimet nga Buxheti i Shtetit 600 300 -300
Shpenzimet 2000 1700 -300
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit
Shpenzimet korrente 241213 235630 -5583
Shpenzimet kapitale 82502 73595 -8907
Fondi rezervë 1500 1728 228
Fondi i kontingjencës për deficitin 3647 3647 0
Fondi për rritjen e pag e pensione 3533 2734 -799
Numri i total i punonjësve 89360 89565 205
Paga e presidentit 250000 255000 5000
Rritja e borxhit
Kufiri për rritjet totale të borxhit 79288 79288 0
Për huamarrjen vjetore neto 28218 30818 2600
Financim I projekteve te huaja 42108 45800 3692
Per rritjen e garancive 7370 2426 -4944
Riskedulim i borxheve të vjetra 2592 2652 60

Panorama.
 
Back
Top