Zbardhen pikat e marrëveshjes UNMIK-Serbi, të arritur në qershor

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Zbardhen pikat e marrëveshjes UNMIK-Serbi, të arritur në qershor

Prishtina s'ka gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit ndërkombëtar për marrëveshjen 6-pikëshe.

E hënë, 10 Nëntor 2008 10:52

Edhe pas takimit maratonik të zhvilluar të dielën në mbrëmje, zyrtarët kosovarë nuk janë pajtuar duke lënë që bisedimet të zhvillohen sërish të hënën. Ndërkohë, burime diplomatike perëndimore, me kushte anonimiteti, i kanë shpjeguar KTV-së përmbajtjen e Marrëveshjes midis UNMIK-ut/OKB-së dhe Qeverisë së Serbisë, për gjashtë çështjet e ngritura nga Ban Ki-Moon, në Letrën dërguar Boris Tadiqit, Kryetarit të Serbisë, më 12 qershor të këtij viti. Sipas këtyre burimeve diplomatike perëndimore, Ban Ki-Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në Raportin e tij për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, do ta konstatojë progresin në këto çështje si dhe vazhdimin e bisedimeve për këto tema. Gjithashtu, Ban Ki-Moon do të potencojë që fjala është për aranzhime që do të jenë në fuqi, derisa mekanizmat e ri do të vendosen në terren, duke aluduar në vendosjen e Misionit të EULEX-it.

Në fushën e policisë, sipas kësaj Marrëveshje të UNMIK-ut/OKB-së me Qeverinë e Serbisë, parashihet mundësia e krijimit të stacioneve dhe nën-stacioneve të reja policore në rajonet e banuara me shumicën serbe, të cilat do t'i përgjigjeshin UNMIK-ut, dhe ky zinxhir komandues do të shkonte deri te PSSP-ja. Gjithashtu, në këtë fushë parashihet emërimi i një oficer serb, nga ana e Komisionarit të Policisë së UNMIK-ut, që do të merrej me aktivitetet konkrete në terren. Në pikën e Doganave, sipas kësaj Marrëveshjeje, parashihet një ushtrim i përbashkët i doganave nga ana e doganierëve ndërkombëtarë dhe i doganierëve të Serbisë, në Portat 1 dhe 31 (në komunat e Zubin-Potokut dhe Leposaviqit), sipas përvojave të menaxhmentit të integruar të doganave në Evropë. Mbetet për diskutim të mëtejmë se si do të ndahen të hyrat nga Doganat në këto dy vendkalime kufitare. Në pikën e Trashëgimisë kulturore dhe religjioze, parashihet një dialog midis përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit për këto çështje shumë të ndjeshme, megjithëse dihet që kjo temë është adresuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari. Në përgjithësi, këto burime diplomatike perëndimore i kanë thënë KTV-së që, fjala është për një Marrëveshje që mund t'i sjell kokëçarje udhëheqësisë kosovare. /ktv/

Mesazhi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top