Zani: Jemi patriotë, Qeveria amniston vetëm “hajdutët”

Love

βeℓℓe â๓e
  • Grevë në Burrel dhe në burgje të tjera. Kërkojnë zgjerimin e amnistisë
  • Projektligji i miratuar në Këshillin e Ministrave për “Amnistinë”, shkakton protestë te të paraburgosurit dhe të dënuarit nëpër burgje, duke refuzuar ushqimet e institucionit.

Nga: Flamur Vezaj
Shekulli

Myrteza اaushi i njohur si “Zani i Vlorës”, i dënuar me “burgim të përjetshëm” për disa ngjarje të vitit 1997, rikthehet në media, tashmë si njëri ndër iniciatorët e grevës së urisë së të dënuarve të burgut të Burrelit. Në një bisedë telefonike, Zani اaushi, njofton se edhe bashkëvuajtësit e tij kanë filluar refuzimin e ushqimeve të institucionit dhe atyre të sjella nga familjarët. Sipas tij, amnistia është një e drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë të dënuarit, jo vetëm disa “hajdutë” xhepash të cilët për pak ditë do të kthehen përsëri në qeli. Më poshtë ndiqni të plotë bisedën e bërë në telefon nga kabina e burgut të Burrelit.

timthumb.php


اfarë po ndodh në burgun e Burrelit?

Edhe të dënuarit e këtij burgu, si të gjithë burgjeve të tjera kanë filluar refuzimin e ushqimit të institucionit dhe nxjerrjen jashtë të ushqimeve që kemi nëpër dhoma. Kemi hyrë edhe ne në grevë, duke u solidarizuar me të dënuarit e burgjeve të tjera.

Sa persona keni refuzuar ushqimin?

Ne jemi rreth 60 të dënuar, që kemi dënime të ndryshme, por që jemi bashkuar duke refuzuar ushqimin dhe kemi hyrë në grevë.

Në mesin e të dënuarve që keni refuzuar ushqimin, ka emra të tjerë të njohur që kanë hyrë në grevë?

Pothuajse të gjithë VIP-at si thoni ju në gazeta. (Qesh)

اfarë kërkoni të arrini me këtë veprim?

O vëlla, këtu ka njerëz që janë dënuar me 20 vite burg dhe nuk kanë përfituar asnjëherë amnisti. Ore, ka njerëz që kanë vuajtur 20 vjet burg dhe nuk kanë përfituar nga amnistia ndonjëherë. Pse mo, çfarë janë këta njerëz. Si mendon Kryeministri Berisha, që disa të trajtohen mirë e disa keq. Jo. jo. Të gjithë jemi njësoj dhe jo disa të nënës e disa të njerkës. Edhe ne kërkojmë nga qeveria të përfshihemi dhe të përfitojmë nga “Amnistia”...

Projektligji është miratuar në qeveri, tani do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Parlament? Si do të ndikoni që amnistia të ndryshojë?

Po pse mo, ne nuk duhet të përfshihemi në këtë amnisti që bëhet për 100 vjetorin e Pavarësisë. Mos ndoshta duhet të ngremë flamurin serb dhe më pas të përfitojmë nga ndonjë “Amnisti”. Jo more jo. Ne jemi shqiptar dhe duhet të përfshihemi edhe ne. Kjo nuk është qeveri e qytetarëve të tyre. Sali Berisha dhe Eduard Halimi kanë një urrejtje patologjike ndaj të burgosurve. Thonë jemi qeveri demokratike. اfarë qeverie demokratike është kjo?! Kjo është qeveri staliniste. Edhe ne si shqiptar që jemi duhet të përfitojmë nga kjo festë kombëtare, pasi ne jemi më patriotë se këta qeveritarët e korruptuar.

Deri kur do të vazhdojë greva?

Ne kemi nisur që mbrëmë grevën dhe sot na janë bashkuar edhe shumë të tjerë. Për momentin kërkojmë që ligji për “Amnistinë” të përfshijë më shumë persona. Nuk duhet të përfitojnë vetëm ata që janë në gjendje të lirë. Duhet të përfitojmë ulje dënimi edhe ne që jemi brenda. Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona, greva dhe reagimi jonë do të përshkallëzohet. Zoti është me ne.

Para pak kohësh, keni pas një problem stomatologjik, jeni mjekuar?

(Qesh.) Tani jam mirë. Më transferuan nga burgu i Drenovës vetëm pse fola me ju. Nuk më dërguan tek mjeku, por më transferuan në Burrel. Disa ditë pasi më sollën këtu, drejtoria më solli një stomatolog dhe bëra mjekimin e duhur. Tani jam mirë.

Sa kohë keni që ju kanë transferuar në Burrel dhe si ju trajtojnë?

Kam më shumë se dy javë që më kanë sjellë përsëri këtu. Po ç’trajtim mo. Këtu kushtet janë skandaloze, me lagështirë dhe ftohtë shumë. Trajtohemi si njerëz të egër dhe jo si njerëz normal.

Po familjen ku e ka Myrteza اaushi, pasi siç kemi mësuar jeni martuar në burg dhe keni dy fëmijë?

Familja me ndjek ku të më dërgojnë burgjet. Më dërguan në Drenovë erdhi andej nusja me fëmijët. Tani është kthyer edhe ajo në Burrel, se duhet ta kem afër. Fëmijët po rriten fal Zotit dhe janë mirë, faleminderit.

Dua të vij për një intervistë aty në burg, më lejohet?

Po hajde vëlla. Unë të kam thënë hajde. Po këta nuk të lënë të vish se kanë frikë se do shaj qeverinë e korruptuar të Berishës, që po e shet Shqipërinë tek serbët.

Do të shoh ç’mund të bëj për realizimin e intervistës?

Ok vëlla. Natën e mirë dhe do flasim prapë se këtu jemi si të humbur. Shyqyr që na lejojnë të paktën të flasim ndonjëherë me telefonin e kabinës së burgut.

Të dënuarit dhe paraburgosurit refuzojnë ushqimet e institucionit dhe takimet me familjarët. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve hesht. Ministria e Drejtësisë: “Nuk ka grevë”

Amnistia, refuzohet ushqimi në burgje

Ajo që pritej të ishte si një irritim i momentit nga disa të dënuar dhe paraburgosur që kërcënuan me grevë urie në shenjë kundërshtimi të draftit ligjor të miratuar nga Këshilli i Ministrave në lidhje me “Amnistinë” në festën jubilare të 100-vjetorit, tashmë ka marrë përmasa të gjera. Gjatë gjithë ditës së djeshme, në redaksinë “Shekulli” ka pasur një lumë telefonatash, nga persona konkretë që vuajnë dënimet dhe ndodhen të izoluar në institucione paraburgimi të vendit, ose në burgje. Ata kanë njoftuar për refuzimin e ushqimeve të burgut. Kështu, deri në orët e mbrëmjes së djeshme, burimet e “Shekullit”, konfirmuan se refuzimin e ushqimeve e kanë bërë një numër i madh të dënuarish të burgut të Peqinit, Rrogozhinës, Shën Kollit në Lezhë, Fushë Krujë, Drenovë të Korçës, Burrel dhe burgu i Bënçës në Tepelenë.
Këtyre institucioneve, i janë shtuar edhe disa të paraburgosur në ambientet e paraburgimit, si ata të “Jordan Misjes” në Tiranë dhe disa në paraburgimin “Mine Peza”. Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë nuk pranojnë se brenda instituteve të vuajtjes së dënimit ka grevë. Ndërkaq, drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk preferojnë të japin ndonjë koment për këto refuzime. Jo zyrtarisht ata pranojnë që në disa institute ka refuzime të ushqimit nga të dënuarit, por, jo në masë. “Mund të jenë disa individë, por jo në masë. Asnjë nga këta të dënuar apo paraburgosur nuk ka firmosur “deklaratën” e hyrjes në grevë siç e kërkon ligji brenda instituteve të vuajtjes së dënimit”, - thanë burimet konfidenciale për “Shekullin”.

Greva

I gjithë reagimi i këtyre të dënuarve dhe paraburgosurve ka ardhur pas vendimit të Këshillit të Ministrave për t’i dhënë amnisti vetëm veprave penale që parashikojnë një dënim deri në dy vite burg. Sipas një përllogaritje të publikuar nga kryeministri Sali Berisha, ditën e miratimit të këtij drafti ligjor, nga kjo amnisti përfitojnë 2546 persona, prej të cilëve vetëm 290 prej tyre janë të ndaluar apo arrestuar. Të gjithë të tjerët, janë në gjendje të lirë dhe të dënuar me kusht nën kujdesin dhe kontrollin e institucionit të “Shërbimit të Provës”. Të parët që kanë kundërshtuar këtë amnisti, që sipas tyre, liron vetëm “hajdutët e xhepave”, kanë qenë të dënuarit e burgut të sigurisë së lartë dhe të zakonshëm në Peqin, për të vazhduar me burgun e Fushë – Krujës, Rrogozhinës, Shën Kollit të Lezhës, më pas Burrelit, Drenovës së Korçës, asaj të Bënçës në Tepelenë dhe të paraburgosurit e dy institucioneve që ndodhen në Tiranë. Ky veprim, i refuzimit të ushqimeve të institucionit, është konfirmuar edhe nga disa familjarë dhe avokatë të të dënuarve dhe paraburgosurve që ndodhen në këto institucione. Ata kërkojnë, që amnistia të marrë një gamë më të madhe të veprave penale të cilat duhet të amnistohen.

Sipas kryeministrit Sali Berisha, ditën e miratimit të këtij drafti ligjor, nga kjo amnisti përfitojnë 2546 persona, prej të cilëve vetëm 290 prej tyre janë të ndaluar apo arrestuar, të tjerët janë në gjendje të lirë

Visha: Amnisti e turpshme

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, z.Sajmir Visha në një prononcim për “Shekullin” e quan draftin ligjor të miratuar nga Këshilli i Ministrave, si amnistia e turpshme e “hajdutëve”. Sipas tij, në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë, qeveria duhet të jetë më humaniste dhe të vendosë një gamë të gjerë veprash penale që përfitojnë nga amnistia. “Sipas mendimit tim, shoqatës që drejtoj dhe shumë kolegëve me të cilët kam diskutuar, ky projektligj është përpiluar nga njerëz jo profesionistë dhe është një “amnisti” e turpshme. Në të gjithë vendet e botës, në një përvjetor të rëndësishëm si festa kombëtare e 100 vjetorit të pavarësisë, qeveria duhet të jetë më humane dhe minimumi i mundshëm që mund të bëjë është t’i ulë të gjithë të dënuarve, pavarësisht veprës që kanë kryer, nga 3 vite burg. Nuk e kuptoj sinqerisht, se si amnistohen “vjedhjet” dhe në burg të qëndrojnë personat që kanë shkaktuar një aksident, gjithmonë pa dëshirën e tyre. Kjo është e turpshme dhe jo profesionale. Amnistohen të gjithë veprat parandaluese, që nuk ka kuptim. Me plot gojë mund të quhet “Amnisti e hajdutëve”, tha avokat Sajmir Visha. Sipas tij, ky projektligji i Ministrisë së Drejtësisë është bërë vetëm për t’i bërë qejfin kryeministrit të vendit Sali Berisha.
“Shiko, nga kjo amnisti përfitojnë 7 të dënuar që ndodhen në Fushë Krujë, 8 të dënuar që ndodhen në Vaqarr e kështu me radhë, ndërkohë që burgjet janë plot. I bëj thirrje Komisionit të Ligjeve që të mos e miratoj këtë draft ligjor dhe të shtojnë veprat penale të cilat përfitojnë nga kjo amnisti. Unë mendoj se duhet të amnistohen të gjithë ato vepra që maksimumi i dënimit parashikohet 10 vjet burg që të lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dënuar është kryer tashmë. Sepse me miratimin e kësaj “amnistie” do të përfitojnë vetëm “hajdutët” që brenda javës mund të kthehen përsëri në burg. Kështu që familjarët e të dënuarve, të dalin dhe të protestojnë para Kuvendit, duke kërkuar ndryshimin e këtij drafti ligjor, pasi është një festë jubilare e 100 vjetorit të Pavarësisë”, - shprehet ndër të tjera avokat Sajmir Visha.

Duhet të amnistohen të gjithë ato vepra që maksimumi i dënimit parashikohet 10 vjet burg që të lirohen edhe burgjet, pasi efekti tek ai person i dënuar është kryer tashmë

Hajdari: Amnistia të ishte më “dorëlëshuar”

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve, prokurori Shkëlqim Hajdari, gjatë një prononcimi për “Shekullin”, e cilëson draftin ligjor si të duhur dhe të nevojshëm në festa kombëtare, por, bënë apel për përfshirjen në këtë projektligj edhe të atyre personave që i kanë mbetur pak kohë nga vuajtja e dënimit. “Miratimi i këtij projektligji është një veprim i mirë, në kohën dhe momentin e duhur për një festë kombëtare siç është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Ky veprim i qeverisë, është bazuar në evenimente të tilla që edhe vendet e Bashkimit Europian i praktikojnë në festa kombëtare. E vlerësoj dhe është për tu përshëndetur përfshirja e të moshuarve, gra e burra, që përfitojnë nga kjo amnisti, si dhe të miturve. Meqenëse drafti nuk ka kaluar në Parlament, mendoj se jemi në kohën e duhur që anëtarët e Komisionit të Ligjeve të bëjnë disa ndryshime, në zgjerimin e rrethit të personave që përfitojnë nga kjo amnisti. Unë mendoj, se personave që i kanë mbetur 1 ose 2 vite burg nga vuajtja e 15 apo 20 viteve burg, duhet të përfshihen në këtë amnisti, pasi presupozohet se është i rehabilituar. Gjithashtu, ndër të tjera mendoj se në këtë amnisti duhet të përfshihen të gjithë ata vepra të kryera nga pakujdesia. I them këto që të gjithë shqiptarët të ndjejnë se qeveria e tyre po iu zgjat dorën në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë”, tha prokurori Hajdari për “Shekullin”.

Fatmir Brraka: Amnisti e cunguar

Avokat Fatmir Brraka, njëherazi kryetar i Dhomës së Avokatisë në Tiranë, e cilëson projektligjin për “Amnistinë” si të cunguar dhe të vakët. Edhe pse pranon se nuk është njohur me detaje me këtë draft ligjor, ai shprehet se Komisioni i Ligjeve duhet të zgjerojë numrin e veprave penale që përfshihen nga kjo amnisti. “Amnistia është pak e cunguar, duhet të kishte një veprim më të gjerë. Duhet të përfshiheshin edhe vepra të tjera penale, pasi qeveria duhet t’u shtrijë dorën të burgosurve në këtë festë jubilare siç është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Do ishte më humane, sikur të zgjerohej gama e veprave penale që përfitojnë amnistinë”, tha për “Shekullin” avokat Fatmir Brraka.

Shoqatat e Avokatëve dhe ajo e prokurorisë, kërkojnë nga Komisioni i Ligjeve të jenë më “zemërgjerë” me të dënuarit në këtë festë jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë.
 
Titulli: Zani: Jemi patriotë, Qeveria amniston vetëm “hajdutët”

Kur kerkon dhe Zani amnisti, i humbet vlera legjislacionit LOL
 
Pe: Zani: Jemi patriotë, Qeveria amniston vetëm “hajdutët”

Po per ca Amnistie flasin kta se i denojne njerezit qe kryejne krimet nga me te renda me minimum e viteve burg dhe tashti kerkokan t'ja ulkan vitet akoma me shume....pfff.
 
Back
Top