Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

YouTube kthehet në televizion...

59318.jpg


BERLIN-Platforma e internetit me video YouTube transmeton edhe në Gjermani emision të vetin televiziv. Kanale tematike të veçanta ka për sport, argëtim, shëndetin, automobilë dhe komedinë. Reklamat pritet të sjellin fitim.

Platforma me video YouTube do të shkelë në rrugë të reja. Karakteristika e deritanishme e platformës ka qenë që çdo përdorues të mund të publikonte filmat e vet. "Broadcast yourself", është sllogani i YouTube, "transmeto veten tënde". Kurse projekti i ri i YouTube, bijë e Google, përqëndrohet në produkte të bëra për YouTube por që vetëm konsumohen nga përdoruesit, dhe jo që të prodhohen vetë.

Sipërmarrja ka filluar vitin e kaluar në SHBA me 100 nga këto "kanale origjinale", siç quhen kanalet tematike dhe ka investuar 100 milionë dollarë. Tani janë shtuar 60 kanale të reja në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani. 200 milionë dollarë të tjera ka dhënë You Tube për këto dy vjet kohë prove.

Plane të mëdha, por deri tani vetëm prova

Kanalet që prodhojnë për Gjermaninë merren me temat e automobilëve, komedisë, argëtimit, shëndetit dhe sportit. Por, fillimi i njoftuar në publik duket se po zvarritet në praktikë. Nga 11 ofertat e planifikuara gjermane deri tani janë vetëm disa të arritshme, dhe prej tyre vetëm kanali i automobilëve ofron diçka. Në kanalet e tjera shikuesit e interesuar shohin vetëm klipe. Klipi për kanalin e sportit "boneless" ka njoftuar datën e fillimit për në mes të muajit nëntor.

Sipas të dhënave të YouTube në "original channels" mund të shihen materiale të shkurtra që zgjasin disa minuta. Përgjegjës për to janë Newcomer kreativë dhe firma profesionale prodhimi që prodhojnë edhe formate televizive. Interesi që kanë ato është që të marrin pjesë në të ardhurat që krijohen prej reklamave që vendosen para klipeve.

Kush largon një reklamë, merr një tjetër reklamë

اdo klik është një pikë për ekonominë e reklamave. Kështu, e mendojnë të ardhmen e televizionit online ata që merren me You Tube- TV. Triku është që para çdo materiali të lihet një klip reklame. Përdoruesit mund ta kalojnë pa e parë reklamën, por YouTube e kupton këtë dhe ofron një reklamë tjetër gjatë vizitës tjetër – dhe falë kësaj njohurie mëson kush e le të kalojë pa parë një spot reklame dhe sa shpejt e largon, dhe prodhon kështu për çdo përdorues një program individual reklamash.

YouTube prezantohet me këtë koncept të ri për internetin si mediumi i reklamave të së ardhmes. Por deri sa të arrihet aty rruga është e gjatë, sepse mediat online nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në tregun gjerman të reklamave. Sipas të dhënave të Shoqatës Federale për Ekonominë Digjitale (BVDW) investimet për reklamat online me video përbënë në vitin 2011 rreth 195 milionë euro, kurse reklamat televizive katër miliardë euro. Dhe të gjitha këto fusha së bashku përbënë një të tretën e shpenzimeve të përgjithshme për reklama në Gjermani: "70 përqind e gjithë volumit neto të reklamave në Gjermani jepet për median e shtypur". Këtë e thekson zëdhënësi i Shoqatës Qendrore për ekonominë e reklamave në Gjermani (ZAW), Volker Nickel.

Nickel: "Nuk ka rrezik për televizionet e etabluara"

Nickel nuk mendon se konkurentët e rinj në internet përbëjnë rrezik për stacionet e etabluara televizive në Gjermani. Kanalet tematike në internet nuk mund të arrijnë kurrë aq shumë shikues sa programet e plota televizive: "YouTube-TV i drejtohet një publiku të kufizuar dhe shumë të ri. Nëse një firmë nuk ka produktin e duhur, atëherë reklama nuk është interesante për ne."

Koncerni mëmë Google e ka vendosur kohën e provës për YouTube-TV në dy vjet. Pastaj do të bëhet një bilanc i projektit. Kanale që ecin mirë nuk do të kenë nevojë për financime shtesë. Kush është i suksesshëm dhe mbledh një bazë teleshikuesish për kanalin e vet, mund të jetojë mirë me pjesëmarrjen në të ardhurat e gjeneruara nga reklamat, thotë zëvendëspresidenti i YouTube, Robert Kyncl.

Miliona vetë shikojnë emisionet koreane të gatimit

Kjo vlen madje për temat e preferencave ekstreme, nëse materialet televizive janë të bëra mirë dhe janë origjinale. Kështu për shembull një emision gatimi për gratë me receta koreane ka fituar në SHBA miliona teleshikues po ashtu si një kanal me persiflazh nga lojërat kompjuterike. Nëse zakonet e amerikanëve në shikimin e emisioneve televizive janë të transportueshme edhe për përdoruesit gjermanë të internetit, do të shihet vitet e ardhshme. Për Volker Nickel e ardhmja e reklamave me video në internet nuk do të vendoset në kanalet tematike: "Pyetja thelbësore do të jetë: Kur do të bëhet e mundur që programet aktuale televizive të shihen edhe në aparatet mobilë?" Atëherë transmetuesit privatë dhe publikë do të kenë përdorues edhe në internet.

(d.b/DeutscheWelle/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back